Te Fala Nga Fshati podcast artwork

PODCAST · society

Te Fala Nga Fshati

Projekti ‘Të fala nga fshati’ ka për qëllim të identifikojë dhe tregojë për sfidat dhe përparësitë e të jetuarit dhe vepruarit në fshat, duke përfshirë komunitetin dhe banorët në tregimin e storjeve.Në kuadër të këtij projekti, STEREOSPACE ka publikuar dhjetë podkaste me banorët, të udhëhequra nga Arif Pehlivani.Projekti ‘Të fala nga fshati’ organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e STEREOSPACE dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.

  1. 10

    Nisafete Krasniqi - #10

    TË FALA NGA FSHATI NGA STEREOSPACE: NISAFETE KRASNIQI Nisafetja na tregon për sfidat dhe përparësitë e të jetuarit në Llukar, për mungesën e një infrastrukture të sigurtë. Ajo ka treguar edhe për fëmijërinë e saj, dhe si i duhej me ecë më shumë se një orë për të shkuar në shkollë. Për më shumë, ky videocast e përmbyllë bukur ciklin e të falave që i kemi marrë këto ditë nga fshati, me shpresë për një të ardhme më të mirë dhe me shumë thirrje për të shtuar investimet dhe për të shfrytezuar potencialet. Ky aktivitet organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit "Të fala nga fshati". Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e STEREOSPACE dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian. Të fala nga fshati.

  2. 9

    Ali Latifi -#04

    TË FALA NGA FSHATI NGA STEREOSPACE: ALI LATIFI Ndiqe intervistën e plotë me Ali Latifin nga fshati Prapashticë, ndër karateistët e parë në Kosovë, veprimtar dhe aktivist, ish gjyqtar dhe tani avokat. Ai me plot nostalgji kujton ditët e tij të fëmijërisë si dhe vështirësitë që ka përjetuar kur ishte fëmijë, me disa nga të cilat përballet edhe sot. Në videon më poshtë mund të mësoni për historinë e tij, si dhe si është jetuar në fshat, e si jetohet edhe sot. Ky aktivitet organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit "Të fala nga fshati". Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e STEREOSPACE dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian. Të fala nga fshati.

  3. 8

    Blerim Krasniqi -#06

    TË FALA NGA FSHATI NGA STEREOSPACE: BLERIM KRASNIQI Ndiqe intervistën e Arifit me Blerim Krasniqin, mirëmbajtës në shkollën ‘Ganimete Tërbeshi’ në Llukar. Blerimi tregon për të mirat dhe sfidat e të jetuarit në fshat, e në veçanti për problemet infrastrukturore si dhe ndotjen që i bëhet lumenjëve. Ai me mall kujton kohët e mëhershme, kur shumë banorë po merreshin me blegtori dhe bujqësi, aktivitet ky që dita ditës po zhvillohet më pak. Ky aktivitet organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit "Të fala nga fshati". Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e STEREOSPACE dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian. Të fala nga fshati.

  4. 7

    Elsa Krasniqi -#05

    TË FALA NGA FSHATI NGA STEREOSPACE: ELSA KRASNIQI Kjo është Elsa Krasniqi nga fshati Makovc. Elsa është nxënëse shembullore në shkollën ‘Ganimete Tërbeshi’ në Llukar, aktiviste dhe anëtare në organizata të ndryshme të rinisë në Kosovë. Ajo udhëheq me grupin e vet të lidershipit në kuadër të organizatës YMCA, grup ky që numëron 15 anëtarë. Ndiqeni intervistën nesër për të mësuar për përvojat e Elsës, jetën, aktivitetet, si dhe sfidat me të cilat përballen nxënësit në fshat. Ky aktivitet organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit "Të fala nga fshati". Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e STEREOSPACE dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian. Të fala nga fshati.

  5. 6

    Aroma Berisha - #08

    TË FALA NGA FSHATI NGA STEREOSPACE: AROMA BERISHA Në këtë bisedë Arifi me Aroma Berishën kanë bisedu për jetën në fshat, ndryshimet që kanë ndodhur viteve të fundit, si dhe vizionin e saj për të ardhmen e Llukarit. Aroma ka përfundu studimet në gjuhën angleze dhe tani punon si agjente turistike. Mos harro, kjo intërvistë është vetëm një nga 10 intervistat që i kemi realizu në fshat.Ky aktivitet organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit "Të fala nga fshati". Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e STEREOSPACE dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian. Të fala nga fshati.

  6. 5

    Faik Krasniqi -#07

    TË FALA NGA FSHATI NGA STEREOSPACE: FAIK KRASNIQI Ndiqe bisedën e Arifit me Faik Krasniqin, që për shumë dekada ishte mësimdhënës, drejtor shkolle, aktivist dhe veprimtar nga rajoni i Gallapit. Z. Krasniqi ndër tjerash tregon se si është jetuar në fshat dhe si kanë funksionuar shtëpitë e kulturës. Ai tregon për potencialet e shumta që ofron rajoni i Gallapit, si dhe për nevojën për rritjen e aktiviteteve kulturore, me besimin se ato ndihmojnë emancipimin e shoqërisë. Ky aktivitet organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit "Të fala nga fshati". Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e STEREOSPACE dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian. Të fala nga fshati.

  7. 4

    Ujup Krasniqi - #09

    TË FALA NGA FSHATI NGA STEREOSPACE: UJUP KRASNIQI Ky është videocasti me Ujup Krasniqin, veprimtar i njohur dhe ndër personat më të rëndësishëm dhe më aktiv të komunitetit në fshatin Llukar. Z Ujup na tregon shumë detaje, ndër tjerash edhe për fushën e futbollit në Qamërli, që u ndërtua nga vetë fshatarët dhe ishte ndër fushat kryesore dhe më të rëndësishme të zhvillimit të këtij sporti në vitet e 90ta në gjithë Kosovën. Ai tregon edhe për kohët më të hershme, kur fshatarët mblidheshin pranë televizorit në odën e familjes së tij, - deri në mëngjes. Në bisedë flitet edhe për sfidat e komunitetit, e në veçanti rrugën kryesore, që në mungesë të sinjalizimit dhe masave të sigurisë, paraqet ndër rreziqet më të mëdha për gjithë komunitetin. Ky aktivitet organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit "Të fala nga fshati". Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e STEREOSPACE dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian. Të fala nga fshati.

  8. 3

    Amir Krasniqi -#03

    TË FALA NGA FSHATI STEREOSPACE: AMIR KRASNIQI Në këtë videocast ‘Të fala nga fshati’ Arifi bashkëbisedon me Amirin, ndër shembujt më të mirë të bujkut punëtor që vazhdon traditën e të parëve. Amiri tregon shumë histori të Llukarit dhe me nostalgji kujton dekadat e mëhershme, kur futbollistët nga e gjitha Kosova mblidheshin në Llukar, fshatin e tij, për të luajtur lojërat dhe kampionatet mbarë-kombëtare. Në videocastin që kemi publikuar, Amiri ndër tjerash tregon edhe për të gjitha kulturat bujqësore që ai rritë me pasion në tokën e tij. Kliko më poshtë për të parë intervistën e plotë! Ky aktivitet organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit "Të fala nga fshati". Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e STEREOSPACE dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian. Të fala nga fshati.

  9. 2

    Driton Krasniqi -#02

    TË FALA NGA FSHATI NGA STEREOSPACE: DRITON KRASNIQI Në këtë videocast ‘Të fala nga fshati’, Arifi ka bashkëbisedu me Driton Krasniqin, ish nxënës i shkollës ‘Ganimete Tërbeshi’ në Llukar dhe tani drejtori i kësaj shkolle që tashmë numëron rreth 280 nxënës. Dritoni tregon me plot nostalgji për aktivitetet e shumta kulturore dhe sportive që janë zhvilluar në fshat në kohët kur ishte fëmijë. Ai tregon edhe për sfidat që kanë banorët e fshatit. Kliko më poshtë për të shikuar videocastin e plotë. Ky aktivitet organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit "Të fala nga fshati". Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e STEREOSPACE dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian. Të fala nga fshati.

  10. 1

    Shpresa Krasniqi -#01

    TË FALA NGA FSHATI NGA STEREOSPACE: SHPRESA KRASNIQI Ky është epizodi i parë i plotë i ‘të falave nga fshati’. Në epizodin e parë, Arifi ka bashkëbisedu me Shpresa Krasniqin, përgjegjëse për degën e biblotekës ‘Hivzi Sylejmani’ në fshatin Llukar. Ndër tjerash, Shpresa tregon se si është zhvendosur nga qyteti në fshat, si dhe sa më e pasur ka qenë jeta kulturore më herët në fshatin që është shumë afër kryeqytetit. Ajo tregon edhe për lexuesit më kurioz të fshatit, e që kryesisht janë nxënësit e shkollës publike të Llukarit, ‘Ganimete Tërbeshi’. Kliko më poshtë për të shikuar videocastin e plotë, dhe rri gati për të falat e tjera që vijnë nga fshati. Ky aktivitet organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit "Të fala nga fshati". Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e STEREOSPACE dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian. Të fala nga fshati.

Type above to search every episode's transcript for a word or phrase. Matches are scoped to this podcast.

Searching…

We're indexing this podcast's transcripts for the first time — this can take a minute or two. We'll show results as soon as they're ready.

No matches for "" in this podcast's transcripts.

Showing of matches

No topics indexed yet for this podcast.

Loading reviews...

ABOUT THIS SHOW

Projekti ‘Të fala nga fshati’ ka për qëllim të identifikojë dhe tregojë për sfidat dhe përparësitë e të jetuarit dhe vepruarit në fshat, duke përfshirë komunitetin dhe banorët në tregimin e storjeve.Në kuadër të këtij projekti, STEREOSPACE ka publikuar dhjetë podkaste me banorët, të udhëhequra nga Arif Pehlivani.Projekti ‘Të fala nga fshati’ organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e STEREOSPACE dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.

HOSTED BY

Stereospace

Frequently Asked Questions

How many episodes does Te Fala Nga Fshati have?

Te Fala Nga Fshati currently has 10 episodes available on PodParley. New episodes are automatically indexed when they're published to the podcast feed.

What is Te Fala Nga Fshati about?

Projekti ‘Të fala nga fshati’ ka për qëllim të identifikojë dhe tregojë për sfidat dhe përparësitë e të jetuarit dhe vepruarit në fshat, duke përfshirë komunitetin dhe banorët në tregimin e storjeve.Në kuadër të këtij projekti, STEREOSPACE ka publikuar dhjetë podkaste me banorët, të udhëhequra nga...

How often does Te Fala Nga Fshati release new episodes?

Te Fala Nga Fshati has 10 episodes. Check the episode list to see recent publication dates and frequency.

Where can I listen to Te Fala Nga Fshati?

You can listen to Te Fala Nga Fshati on PodParley by clicking any episode. We provide an embedded audio player for direct listening, and you can also subscribe via your preferred podcast app using the RSS feed.

Who hosts Te Fala Nga Fshati?

Te Fala Nga Fshati is created and hosted by Stereospace.
URL copied to clipboard!