Duaj e Ruaj Pyjet

PODCAST · education

Duaj e Ruaj Pyjet

Podcasti "Duaj e Ruaj Pyjet" është në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga FAO me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia. Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve, zbatimi i ligjit dhe investimet shtetërore mbeten sfida kyçe për sektorin e pylltarisë në Kosovë, pavarësisht një kornize ligjore të avancuar dhe mbështetjes së vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë.#Telegrafi #FAO #DuajeRuajPyjet #Kosova

  1. 5

    #5: Duaj e Ruaj Pyjet - Nexhmije Kamberi

    Ajo vlerësoi edhe sistemet digjitale të të dhënave për pyje të prezantuara nga programi i FAO-s.

  2. 4

    #4: Duaj e Ruaj Pyjet - Tahir Ahmeti

    Në episodin e katër i ftuar ishte Tahir Ahmeti, Drejtor i Departamentit të Pylltarisë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili foli për rolin e institucioneve, sfidat në terren dhe rëndësinë strategjike të pyjeve për zhvillimin e vendit. Sipas tij, Kosova ka një nga ligjet më të avancuara për pyjet në rajon, të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian, por problemi kryesor mbetet zbatimi në praktikë. Ai shtoi se prerjet ilegale mbeten një prej sfidave kryesore për zhvillimin e sektorit.Ahmeti kritikoi nivelin e ulët të investimeve dhe buxhetin e ulët për sektorin e pylltarisë, duke theksuar se ky sektor nuk trajtohet në përputhje me rëndësinë që ka. Ai theksoi se edhe kapacitetet inspektuese janë të pamjaftueshme për të garantuar zbatimin e ligjit. Vitet e fundit Kosova ka shënuar rritje të konsiderueshme të eksportit të produkteve pyjore jo drusore, të cilat janë të kërkuara në tregun evropian për shkak të vlerave të tyre organike.

  3. 3

    #3: Duaj e Ruaj Pyjet - Faruk Bojaxhi

    Në episodin e tretë Faruk Bojaxhi theksoi se Kosova ka nevojë urgjente për profesionistë të pylltarisë, dhjetëra të rinj të diplomuar në këtë fushë mbesin të papunë për shkak të politikave të pafavorshme dhe mungesës së zbatimit të ligjit. Sipas profesorit nga Universiteti i Prizrenit gjatë tetë viteve të fundit janë diplomuar rreth 60–70 studentë në Shkencat e Pyjeve, ndërsa institucionet publike kanë punësuar vetëm dy prej tyre, pavarësisht mungesës së theksuar të stafit profesional në agjencitë dhe drejtoritë pyjore. Sipas Bojaxhit, sektori i pylltarisë është strategjik për vendin, duke pasur parasysh se rreth 44.7 për qind e territorit të Kosovës është i mbuluar me pyje dhe toka pyjore, ndërsa menaxhimi i tyre kërkon kuadro të përgatitur profesionalisht.Profesori vlerëson se ekziston interes i qëndrueshëm i të rinjve për studime në Shkencat e Pyjeve, por problemi kryesor mbetet punësimi pas diplomimit, pavarësisht nevojave reale në institucione publike. Ai theksoi se ligjet ekzistuese dhe kërkesa për përvojë pune paraprake po i penalizojnë të rinjtë, duke i demotivuar ata që të orientohen drejt kësaj fushe, pavarësisht rëndësisë së saj.

  4. 2

    #2: Duaj e Ruaj Pyjet - Ergin Hajredini

    Në këtë episod të veçantë, eksperti i pylltarisë nga FAO Ergin Hajredini ka shpalosur sfidat dhe prioritetet e menaxhimit të pyjeve në Kosovë, një sektor që mbetet shtyllë e biodiversitetit, ekonomisë rurale dhe mbrojtjes nga ndryshimet klimatike. Hajredini thekson se pyjet mbulojnë rreth 46% të territorit të vendit dhe roli i tyre shkon shumë përtej prodhimit të drurit. Sipas Hajredinit, prerjet ilegale mbeten kërcënimi më i madh për resurset pyjore, me dëme që llogariten mbi 1.5 milion metër kub drurë në vit.Ai gjithashtu theksoi se FAO ka mbështetur Agjencionin Pyjor të Kosovës me përmirësimin e metodave të planifikimit të menaxhimit me pyje, trajnime profesionale nga specialistë të vendeve të zhvilluara, zhvillimin e teknologjive moderne të menaxhimit dhe monitorimit të pyjeve shoqëruar me pajisje digjitale si dronë, GPS profesionalë dhe kamera kurth për monitorim të saktë të gjendjes së pyjeve.

  5. 1

    #1: Duaj e Ruaj Pyjet - Fatos Mulla

    Episodi i parë sjell një diskutim me Fatos Mullën, inxhinier i diplomuar i pyjeve dhe ekspert me përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e qëndrueshëm dhe menaxhimin e burimeve natyrore. Në fokus të diskutimit ka qenë rëndësia e pyjeve për shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin në Kosovë, por edhe sfidat e mëdha me të cilat përballet sot sektori pyjor. Një nga shqetësimet më të mëdha që ngriti Mulla lidhet me dukurit e prerjeve ilegale të pyjeve, të cilat vazhdojnë ta dëmtojnë seriozisht sektorin. Mulla theksoi se institucioni kryesor që merret me pyjet, Agjencia e Pyjeve të Kosovës, po përballet me mungesë serioze të stafit profesional.Podcasti "Duaj e Ruaj Pyjet" është në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga FAO me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia.  

Type above to search every episode's transcript for a word or phrase. Matches are scoped to this podcast.

Searching…

We're indexing this podcast's transcripts for the first time — this can take a minute or two. We'll show results as soon as they're ready.

No matches for "" in this podcast's transcripts.

Showing of matches

No topics indexed yet for this podcast.

Loading reviews...

ABOUT THIS SHOW

Podcasti "Duaj e Ruaj Pyjet" është në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”, të zbatuar nga FAO me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Suedia. Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve, zbatimi i ligjit dhe investimet shtetërore mbeten sfida kyçe për sektorin e pylltarisë në Kosovë, pavarësisht një kornize ligjore të avancuar dhe mbështetjes së vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë.#Telegrafi #FAO #DuajeRuajPyjet #Kosova

HOSTED BY

Muhamet Hajrullahu

Produced by Telegrafi

CATEGORIES

URL copied to clipboard!