PODCAST · news
E kam një hall...
by Faktoje.al
E kam një hall……e kush nuk e ka…Por ne në Faktoje mendojmë që është e rëndësishme të flasim për shqetësimet tona të përbashkëta, për “hallet” që prekin shumë prej nesh, por dhe prej atyre që jo “rallë”harrohen nga institucionet.Ndaj në sezonin e parë të podcastit "E kam një hall" që përbëhet nga 10 episode, do të fokusohemi në tematikatë të mphrehta sociale.Do të flasim për mungesën e mjekimeve tek të sëmurët me kancer, tek pamundësia për të sjellë në jetë një fëmijë, dhuna dhe bullzimi tek fëmijët, telashet me skemat e mikorkredive, cmimet e larta që po "rrjepin" qyteatarët...Në këto bidesa do të ndajmë me publikun, histori personale, inormacion, mendime të ekspertëve dhe analiza dhe informacione të vlefshme mbi temat të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë- pasi të gjithë e kemi nga një hall… Na ndiqni…
-
18
E03 Transparenca e bashkive në lupën e Faktoje
Të ftuar: Aimona Vogli & Erisa Proko Në këtë episod të tretë, diskutojmë mbi transparencën e bashkive shqiptare dhe rolin e Faktoje në monitorimin e tyre ndër vite. Pjesa 1: Një pasqyrë e punës pesëvjeçare të Faktoje në 10 bashki, për të ndjekur mbajtjen ose jo të premtimeve elektorale dhe transparencën e proceseve vendimmarrëse. Zbuloni disa nga rastet më interesante dhe të pazakonta që ekipi ynë ka hasur gjatë verifikimeve në terren! Pjesa 2: Me eksperten Erisa Proko, flasim mbi Fondin Social, si funksionon ky mekanizëm, dhe mënyrën se si bashkitë e kanë përdorur për të garantuar shërbime sociale për grupet në nevojë – gjithmonë me fokus te transparenca dhe llogaridhënia.
-
17
E05 Jashte kazanit-‘Pushteti i medias’, i ftuar Mark Marku
I ftuar: Mark Marku ‘Pushteti i medias’ Në episodin e pestë të podcastit ‘Jashtë Kazanit’, profesor Mark Marku na fton të reflektojmë mbi pushtetin e medias dhe sfidat e saj në Shqipëri. A është media pushtet i katërt, apo është vetë nën kontroll? Si mund të vetërregullohet ajo dhe të mbrojë lirinë e saj? Nga siguria e gazetarëve te ndikimi i dezinformimit në fushatat elektorale, ky episod trajton çështje thelbësore për të ardhmen e gazetarisë në një shoqëri demokratike. Podcasti realizohet në kuadër të projektit “Strengthening Media Freedom, Professionalism and Journalists’ Safety in Albania”, zbatuar nga BIRN Albania në partneritet me SCiDEV dhe Qendra Faktoje, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
-
16
E04 Jashte kazanit-Çfarë rrezikon media dhe gazetaria sot
I ftuar: Enkel Demi Në këtë episod të katërt të podcastit “Jashtë Kazanit” do të flasim se si ka ndryshuar gazetaria sot dhe çfarë rrëzikojnë mediat dhe gazetarët. Me gazetarin Enkel Demi flasim se si interneti nga një burim informacion po kthehet në një burim dezinformimi, se si besueshëmria e medias po rrezikohet, nga lajme sipërfaqësore dhe të paverifikuara, nga kontrrolli i editorial i pronarëve, etj... Por, media sot rrezikon edhe nga humbja e rolit edukativ, që ajo ka dhe nga zhvlerësimi i misioni të gazetarit... Ky material është përgatitur në kuadër të projektit “Strengthening Media Freedom, Professionalism and Journalists’ Safety in Albania” dhe zbatohet nga BIRN Albania në partneritet me SCiDEV dhe Qendra Faktoje, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian
-
15
E03- Fushatat dje dhe sot. Si ka ndryshuar roli i gazetarëve
I ftuar: Pandi Gjata Në këtë episod të tretë të podcastit “Jashtë Kazanit” do të flasim për pragfushatën elektorale të 11 majit. Si do të jetë ajo? Si gazetarët i mbulonin dikur fushatat në vend? Pse sot ata presin në redaksi për materialet e gatshme, Live nga Facebook-u dhe Youtube i partive dhe kryetarëve të tyre? Rëndësia që gazetari të jetë i pranishëm në një aktivitet, miting a tubim për të përcjellë atë që partitë nuk duan. A do të kemi debate televizive për programet dhe platformat e partive? Krimet zgjedhore dhe për herë të parë një strategji e SPAK që i ka trembur partitë politikë. Këto dhe të tjera përgjigje i gjeni në bisedën e gazetares Klodiana Kapo me gazetarin Pandi Gjata Na ndiqni!
-
14
E02 Sa transparente janë financat e partive politike dhe si duhen monitoruar ato?
I ftuar: Afrim Krasniqi, studiues dhe drejtues i Institutit për Studime Politike në bisedë me gazetaren Jona Plumbi Në episodin e dytë të këtij Podcasti, studiuesi Afrim Krasniqi dhe gazetarja Jona Plumbi diskutojnë mbi pyetje të rëndësishme lidhur me financimin e partive politike, veçanërisht gjatë fushatave elektorale. Sa transparente dhe të monitoruara në kohë janë financat e partive politike? Afrim Krasniqi vlereson se kapacitetet e institucioneve dhe mënyrat e monitorimit të shpenzimeve të partive politike janë të pamjaftueshme dhe se financimi i politikës nga paratë e krimit është një nga problemet më urgjente që duhet adresuar menjëherë.
-
13
E01 Fushata zgjedhore në rrjetet sociale
I ftuar: Besar Likmeta, gazetar dhe redaktor i Rrjetit Investigativ Ballkanik, BIRN në Shqipëri në bisedë me gazetaren Jona Plumbi Në episodin “Fushatat elektorale në rrjete sociale” gazetari Besar Likmeta dhe Jona Plumbi diskutojnë mbi efektet që rrjetet sociale kanë sjellë në mënyrën e informimit dhe të bërit politikë, veçanërisht në periudha fushatash elektorale. Mungesa e rregullave të paracaktuara për përdorimin e plaftormave të rrejteve sociale dhe transparenca e nevojshme për fondet e përdorura nga partitë politike në platformat e mëdha si Facebook dhe Instagram janë disa nga temat kryesore të këtij episodi.
-
12
E02 Jashte kazanit ‘Fushata elektorale me materiale të gatshme’
Të ftuar: Erion Tase dhe Esiona Konomi Në këtë episod të dytë të podcastit ‘Jashtë kazanit’ do të flasim për materialet e gatshme që përcjellin mediat gjatë fushatave elektorale. Analizojmë se si kanë ndryshuar mënyra e informimit të publikut në periudha zgjedhore. Dikur kasetat e gatshme, sot në fokus të politikës janë rrjetet sociale. Pse nuk lejohen gazetarët në takimet elektorale? Çfarë ndodh kur fiket kamera? Këto dhe të tjera përgjigje i gjeni në bisedën e gazetares Klodiana Kapo me Erion Tase nga Akademia e Studimeve Politike dhe Esiona Konomi, gazetare e çështjeve politike. Na ndiqni!
-
11
E01-Jashtë kazanit-‘Censura dhe autocensura në median shqiptare’
I ftuar: Martin Leka Në këtë episod të parë të podcastit ‘Jashtë kazanit’ do të flasim për censurën dhe autocensurën në median shqiptare. Analizojmë se si siguria e kufizuar për vendin e punës dhe kushtet e këqija sjellin sfida serioze sa i përket vetëcensurimit, presionit nga politikanët dhe qëndresës së reduktuar ndaj dezinformimit. Në bisedë me gazetaren Klodiana Kapo, gazetari Martin Leka rrëfen rrugëtimin e tij të gjatë në median shqiptare. Ngjarjet që kanë shenjuar karrierën e tij dhe sfidat me të cilat është përballur. Na ndiqni!
-
10
S1E10 Vota e shtrenjte e diaspores
“E kam një hall” një podcast nga Faktoje Vota e “shtrenjtë” e diasporës Të ftuar: Në bisedë me gazetaren Klodiana Kapo, i ftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi Në serinë “Vota e ‘shtrenjtë’ e diasporës”, gazetarja Klodiana Kapo bisedon me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në lidhje me votën e diasporës. Zoti Celibashi sqaron si do të votojë diaspora, kur pritet të jetë gati aplikacioni, por edhe mbi mundësitë që mbulimi i kostove të postës për votuesit të bëhet nga shteti shqiptar.
-
9
S1E09 Cfarë po tymosin të rinjtë
“Çfarë po tymosin të rinjtë?” Të ftuar: Në bisedë me gazetaren Ilda Hoxha, i ftuar mjeku Roland Shuperka. Në serinë “Çfarë po tymosin të rinjtë?”, gazetarja Ilda Hoxha bisedon me Roland Shuperkën, një mjek i angazhuar në luftën kundër duhanit, për përdorimin e VAPE nga të rinjtë. Eksperti bën të ditur se aktualisht në Shqipëri qarkullojnë më shumë se 250 lloje të ndryshme të VAPE, duke ngritur alarmin se në vendin tonë po hyjnë VAPE të rrezikshëm. Ndër të tjera, mjeku Shuperka tregon ndikimin që ka televizioni dhe rrjetet sociale në rritjen e përdorimit të cigareve elektronike. Na ndiqni në kanalin tonë në YOUTUBE dhe në rrjetet tona sociale për të dëgjuar episode të tjera të “E kam një hall”.
-
8
S1E08 Karburant i shtrenjtë me cilësi të dobët
Episodi i ri i Podcastit "E kam një hall" nga Faktoje Të ftuar: Në bisedë me gazetaren Esmeralda Topi Eduard Gjokutaj nga qendra ALTAX dhe gazetarja Ola Xama. ‘Shqipëria është vendi me naftën më të shtrenjtë në rajon dhe ndër 10 vendet me çmimin më të lartë të karburantit në botë. Shqiptarët shpenzojnë 40% më shumë se fqinjët e tyre në Kosovë, deri në 15% më shumë se konsumatorët gjermanë, ndërkohë që fuqia blerëse mbetet shumë më e ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Qytetarët ankohen se çmimi i shtrenjtë nuk reflekton domosdoshmërisht cilësinë.’ Na ndiqni në seritë e tjera në kanalin tonë në YOUTUBE dhe në rrjetet tona sociale.
-
7
S1E07 Transporti publik në mëshirë të fatit
“Transporti publik në mëshirë të fatit” “E kam një hall” një podcast nga Faktoje Të ftuar: Në bisedë me gazetaren Ilda Hoxha, i ftuar pedagogu dhe urbanisti Gentian Kaprata. Në këtë episod flasim për problemet e transportit publik urban në Tiranë. Në serinë “Transporti publik në mëshirë të fatit”, gazetarja e Faktoje.al, Ilda Hoxha bisedon me urbanistin, Gentian Kaprata për mënyrën se si ndërtimet në kryeqytet kanë ndikuar edhe në transportin publik. Gjithashtu, në këtë episod sjellim në vëmendje problemet e ngritura nga qytetarët në lidhje me cilësinë e shërbimit urban dhe jepen disa sugjerime si mund të përmirësohet transporti publik në Tiranë. Na ndiqni në seritë e tjera në kanalin tonë në YOUTUBE, por edhe në rrjetet tona sociale.
-
6
S1E06 Si të shpëtoj nga mikrokreditë
I ftuar: Në bisedë me gazetaren Esmeralda Topi i ftuar profesor Selami Xhepa, profesor i shkencave ekonomike. Në këtë episod, do të flasim për një temë shumë të rëndësishme dhe aktuale: ‘Rreziku nga kreditë e shpejta.’ Në një kohë ku shpejtësia dhe lehtësia e marrjes së kredive kanë shpërthyer, është e rëndësishme të kuptojmë rreziqet që lidhen me këto produkte dhe si ato mund të ndikojnë buxhetet familjare. Bashkë me profesot Xhepën, analizojmë informacione të rëndësishëme që do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë dinamikën e kredive të shpejta dhe të bëni zgjedhje të informuara për financat tuaja.Na ndiqni në seritë e tjera në kanalin tonë në YOUTUBE dhe në rrjetet tona sociale.
-
5
S1E05 Fëmija im ka frikë
Si po menaxhohet bullizmi në shkolla? Bullizmi është një problem që ndikon negativisht në shëndetin emocional dhe social të shumë fëmijëve e të rinjve. Çdo ditë, nxënës të shumtë përballen me ngacmime, fyerje dhe dhunë psikologjike, që lënë gjurmë të thella në vetëvlerësimin e tyre. Në një rrëfim për Faktoje, nëna e një 10-vjeçari tregon situatën e vështirë me të cilën po përballet i biri, por edhe sfidat e saj si prind. Si është situata me bullizmin në shkolla? Në shkruani në komente…
-
4
S1E04 Të bëhem prind
Historia e një gruaje nga Tirana, e cila ka kryer 13 procedura të Fertilizimit in Vitro. Në episodin e katërt të sezonit të serisë së 10 podcasteve me titullin “E kam një hall” flasim për Fertilizimin in Vitro. Në serinë “Të bëhem prind” i kushtojmë një vëmendje të veçantë sfidave të mëdha të prindërve që i drejtohen klinikave private të infertilitetit, si e vetmja rrugë për t’u bërë prindër për shumë çifte në Shqipëri. Të lënë të vetëm nga shtetit, ky trajtim shoqërohet me kosto të lartë financiare dhe emocionale. Një në 8 çifte përjeton vështirësi në arritjen e shtatzënisë dhe sipas studimeve të shumta kjo shifër është në rritje.
-
3
S1E03 Arsimi në pikë të hallit
“E kam një hall” një podcast nga Faktoje Te ftuar: Në bisedë me gazetaren Ilda Hoxha e ftuar profesoresha e asociuar, Majlinda Keta. Në episodin e tretë të sezonit të serisë së 10 podcasteve me titullin “E kam një hall” flasim për sistemin arsimor bazë. Ne serinë “Arsimi në pikë të hallit”, gazetarja e Faktoje.al, Ilda Hoxha bisedon me profesoreshë, Majlinda Ketën, për situatën e vështirë ku gjendet arsimi, nevojën urgjente për rishikimin e teksteve shkollore dhe sfidat që shkakton mungesa e infrastrukturës digjitale në shkolla. Gjithashtu, në këtë podcast sjellim në vëmendje mungesën e mësuesve në lëndët kyçe, por edhe problematikën e mësimit me turne Na ndiqni në seritë e tjera në kanalin tonë në YOUTUBE, por edhe në rrjetet tona sociale
-
2
S1E02 - Ushqime më të shtrenjta se në Evropë
I ftuar: Në bisedë me gazetaren Esmeralda Topi i ftuar profesor Ilir Ciko, ekonomist shqiptar i arsimuar në Universitetin e Harvardit. Në këtë episod të dytë të serisë së 10 podcasteve me titullin “E kam një hall” flasim për çmimet e shtrenjta të ushqimeve bazë në Shqipëri. Shqipëria është një nga vendet me të ardhurat më të ulëta në Evropë, por megjithatë çmimet për qindra produkte të konsumit të përditshëm janë ndjeshëm më lartë se në vendet e pasura të Bashkimit Evropian. Për shembull, 1 litër qumësht i paketuar në Itali 1,29 Euro– i njëjti produkt në Shqipëri kushton 349 lekë. Ky abuzim ndodh në qindra produkte dhe për disa arsye të cilat i analizojmë në këtë podcast së bashku me profesor Ilir Cikon. Na ndiqni në seritë e tjera në kanalin tonë në YOUTUBE dhe në rrjetet tona sociale.
-
1
S1E01 - Kur mungojnë ilaçet që shpëtojnë jetën…
Te ftuar: Në bisedë me gazetaren Ilda Hoxha i ftuar Osman Stafa, gazetar dhe aktivist dhe Ilir Alimehmeti- mjek epidemiolog Në episodin e parë të sezonit të serisë së 10 podcasteve me titullin “E kam një hall” flasim për mungesën e mjekimeve që shpëtojnë jetën Në serinë “Kur mungojnë ilacet që shpëtojnë jetën” gazetarja e Faktojes Ilda Hoxha bisedon me gazetarin dhe aktivisti Osman Stafa dhe dr. Ilir Alimehmetin në një rrëfim të fuqishëm, por dhe në një diskutim therës, për situatën në të cilën ndodhen sot shumë pacientë shqiptarë që prekur nga kanceri. Situata me mungesën e mjekimeve që janë të nevojshme të domosdoshme për të shpërtuar jetën, frika dhe dhimbja, mbingarkesa e spitaleve, korrupsioni në sistemin mjekësor dhe nxitja për ta ngritur zërin për të folur për ta.
We're indexing this podcast's transcripts for the first time — this can take a minute or two. We'll show results as soon as they're ready.
No matches for "" in this podcast's transcripts.
No topics indexed yet for this podcast.
Loading reviews...
ABOUT THIS SHOW
E kam një hall……e kush nuk e ka…Por ne në Faktoje mendojmë që është e rëndësishme të flasim për shqetësimet tona të përbashkëta, për “hallet” që prekin shumë prej nesh, por dhe prej atyre që jo “rallë”harrohen nga institucionet.Ndaj në sezonin e parë të podcastit "E kam një hall" që përbëhet nga 10 episode, do të fokusohemi në tematikatë të mphrehta sociale.Do të flasim për mungesën e mjekimeve tek të sëmurët me kancer, tek pamundësia për të sjellë në jetë një fëmijë, dhuna dhe bullzimi tek fëmijët, telashet me skemat e mikorkredive, cmimet e larta që po "rrjepin" qyteatarët...Në këto bidesa do të ndajmë me publikun, histori personale, inormacion, mendime të ekspertëve dhe analiza dhe informacione të vlefshme mbi temat të rëndësishme që prekin shoqërinë tonë- pasi të gjithë e kemi nga një hall… Na ndiqni…
HOSTED BY
Faktoje.al
CATEGORIES
Loading similar podcasts...