Fol - me Anila Hoxhën podcast artwork

PODCAST · society

Fol - me Anila Hoxhën

Qëllimi kryesor i podcast-it “Fol” është jo vetëm informimi, edukimi dhe ndërgjegjësimi, por dhe një raportim më i thelluar mbi fenomene, të cilat në përditshmëri raportohen në mënyrë fragmentare. Duke parë që në radio nuk trajtohen tema të thelluara mbi drejtësinë, në fokus do të jenë qytetarët të cilët do të tregojnë përpjekjet e tyre para drejtësisë. Në podcast do të sillen histori shtetasish të cilëve jeta u mori drejtim tjetër mbas një aksidenti automobilistik, qyetetarë që ndër vite denoncuan dhe nuk u dorëzuan, histori penale të fëmijëve që përballë shifrave në rritje të përfshirjes në krim por edhe viktimizimit të tyre, do të rrëfejnë jo vetëm si u aplikua Kodi miqësor ndaj tyre, por edhe problemet sociale që i shtynë ata të përfshihen në krim. Përballë çdo historie që ka marrë vendim të formës së prerë i cili do të sillet si ilustrim për fenomene të caktuara, do të kemi gjyqtarë, që flasin për temën e sjellë, të dhëna zyrtare dhe investigime që prekin çdo fenomen. Synojmë që p

  1. 13

    Mundësia e dytë! – Fol me Anila Hoxhën 28/09/2024

    A ka apo jo një mundësi të dytë dhe cilat janë pasojat që e presin këdo që mbyll një kapitull me gjykatat dhe ligjin? Dhe si rastin tipik do t’ju sjellim rastin e një fëmije i cili mbasi u arrestua në 2006 duke vjedhur vendosi të bëhet prokuror. I frymëzuar ndoshta nga prokurori që e hetoi kur ishte fëmijë, Shiqiri Manjani ndryshoi rrugë nga ky çast. Ai studioi dhe e arriti ëndërrën e tij, u shpall fitues në shkollën e magjistraturës. Por më pas me një formular dekriminalizimi përpara ai kuptoi se e kaluara do ta ndjekë gjithë jetën ndonëse është rehabililituar me ligj.

  2. 12

    I ndaluar në Shengen! – Fol me Anila Hoxhën 31/08/2024

    Shtatë vitet e fundit 47 mijë shtetas shqiptarë janë dëbuar, deportuar dhe u është vendosur ndalim hyrjeje në vendet e Europës për një periudhë të caktuar kohore. Bashkë me atë që njihet si ekspulsi apo “largimi me forcë i të huajit’ për një afat nga dy vjet, pesë dhjetë ose i përhershëm në të njëjtën kohë, në Shqipëri ka lindur një fenomen i ri. Ofrimi i shërbimeve avokatore për ta shuar dëbimin administrativ dhe gjyqësor. A është e mundur kjo?

  3. 11

    Amanet me testament!– Fol me Anila Hoxhën 27/07/2024

    Në episodin e dhjetë të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” është trajtuar tema e lënies së testamentit, problemet që hasen dhe trajtohet gjithashtu efekti i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që urdhëron Kuvendin të ndërhyjë në Kodin Civil sa i përket rrethit të përfituesve të testmentit, kur një testator lë testamentin. *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

  4. 10

    Jo vetëm burg! – Fol me Anila Hoxhën 29/06/2024

    Në episodin e nëntë të podcastit “Fol me Anila Hoxhën’ është trajtuar një çështje mjaft e rëndësishme, ajo e e opsioneve të dënimeve alternative. Mungesës së një burgu të hapur që do të sillte aplikim për të dënuar që ndjekin shkollën, janë në pune, rrisin fëmijë apo kanë probleme familjare. *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

  5. 9

    Fëmijëri e humbur! – Fol me Anila Hoxhën 25/05/2024

    Në episodin e tetë “Fëmijëri e humbur” të podcastit “Fol me Anila Hoxhën”, tema e diskutimit ishte për fëmijët e zhdukur. 16 fëmijë janë shpallur të humbur nga Interpoli. Disa prej tyre janë deklaruar të humbur pasi njëri nga prindërit i ka rrëmbyer. Ndërsa për të tjerët nuk dihet asgjë. *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

  6. 8

    Administrata paralele! – Fol me Anila Hoxhën 27/04/2024

    Në episodin e shtatë të podcastit të Anila Hoxhës në Top Albania Radio është trajtuar çështja e shkarkimeve nga puna, mbrojtjen e të punësuarve si nënpunës civil kur vlerësohen me notën katër që në rast se përsëritet sjell largimin. Sa të mbrojtur jemi nga punëdhënësit? Eksklusivisht në podcast dalin të dhëna mbi faturën e shkarkimeve të padrejta në adminiatratë që për 10 vjet kap shifrën e përmbi 17 miliardë lekë. *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

  7. 7

    Odisea e Pensionistëve! – Fol me Anila Hoxhën 30/03/2024

    Në episodin e gjashtë të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” është trajtuar çështja e pensioneve. Qindra qytetarë që kanë mbushur moshën e pensionit, vazhdojnë të përballen me gjykatat. Këshilli i Lartë Gjyqësor pranon se 6500 të moshuar, presin përgjigjje në gjykatat administrative dhe civile. Përballë humbjes së viteve të punës, të shkaktuar nga shkrirja e ndërmarrjeve shtetërore, kooperativave apo djegia e arshivave gjatë 1997 ata duhet të provojnë se kanë kontribuar.  *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

  8. 6

    Thuaji jo drogës! – Fol me Anila Hoxhën 24/02/2024

    Episodi i pestë i podcast-it “Fol me Anila Hoxhën” trajton problemin e shpërndarjes së drogës, alarmin që përdorimi ka zbritur tek të miturit. Problemet me ligjin, mungesën e qendrave dhe të dhëna që dalin për herë të parë. Përfshin intervista me një përdorues, një gjyqtar të lartë, shefin e antidrogës dhe shefin e toksikologjisë. *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

  9. 5

    Në kërkim të drejtësisë! – Fol me Anila Hoxhën 27/01/2024

    Në episodin e katërt të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” në Top Albania Radio fokusi ka qenë tek të dhënat investigative mbi ngërçin e padive të dëmeve ku kryesojnë si me të paditurit IKMT, OSHEE, Policia, dhe Autoriteti Rrugor. Janë përfshirë gjithashtu edhe rrëfime të familjeve që ngritën padi, rrëfimi personal të një gjyqtari të lartë që veç historisë familjare tregon se ligji parashikon që shtetasit shqiptarë mund të ngrenë padi dëmshpërblimi edhe për tejzgjatje gjykimi si dhe ndaj zyrtarëve që dënohen për korrupsion.  *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

  10. 4

    Udhëto i sigurtë! – Fol me Anila Hoxhën 30/12/2023

    Në sfidën e madhe të quajtur jetë gjithkush rrëzohet ama të paktë janë ata që refuzojnë të mposhten. I pafati është fatlum kur lufton për të drejtën e tij, viktima është hero kur në pah del ajo çfarë është e vërtetë. Ky podcast është i bazuar në histori reale, rrëfyer nga vetë protagonistët.  *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

  11. 3

    Ti nuk je vetëm! – Fol me Anila Hoxhën 25/11/2023

    Ky takim nis me rrëfimin e një fëmije që për disa vite ka përjetuar dhunë në familje. Nga traumat e ngjarjeve që pa mes prindërve, me urdhër të gjykatës i mituri po trajtohet nga psikologët. Më pas vijon me rrëfimin një gruaje që duroi për vite me radhë, nuk denoncoi dhe që në fund e kuptoi se jeta e saj ishte në rrezik. Gjyqtari Adriatik Bocaj shpjegon më tepër rreth urdhrit të mbrojtjes dhe rasteve konkrete, po ashtu edhe noterja Eliona Saliaj denoncon situatën e trashëgimisë sa i përket grave, vajzave dhe nënave shqiptare.  *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

  12. 2

    12 mijë qytetarë gjyqe për pronat, 2 mijë në luftë me shtetin! – Fol me Anila Hoxhën 28/10/2023

    Anila Hoxha intervistoi gruan që çoi në SPAK kallëzimin e saj për çështjen më të bujshme atë të Ranës së Hedhur në Velipojë. “Historia e Lulë Zefi është vetëm maja e ajsbergut”, thotë gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në podcast-in e saj “Fol”, i pari që guxon, të trajtojë tema “të paprekshme” deri tani në mediat shqiptare. *Podcast-i është pjesë e projektit që mbështetet financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SH.B.A. në Tiranë .Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autor-it /ve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

  13. 1

    Fol – me Anila Hoxhën – Trailer

    Qëllimi kryesor i podcast-it “Fol” është jo vetëm informimi, edukimi dhe ndërgjegjësimi, por dhe një raportim më i thelluar mbi fenomene, të cilat në përditshmëri raportohen në mënyrë fragmentare. Duke parë që në radio nuk trajtohen tema të thelluara mbi drejtësinë, në fokus do të jenë qytetarët të cilët do të tregojnë përpjekjet e tyre para drejtësisë. Në podcast do të sillen histori shtetasish të cilëve jeta u mori drejtim tjetër mbas një aksidenti automobilistik, qyetetarë që ndër vite denoncuan dhe nuk u dorëzuan, histori penale të fëmijëve që përballë shifrave në rritje të përfshirjes në krim por edhe viktimizimit të tyre, do të rrëfejnë jo vetëm si u aplikua Kodi miqësor ndaj tyre, por edhe problemet sociale që i shtynë ata të përfshihen në krim. Përballë çdo historie që ka marrë vendim të formës së prerë i cili do të sillet si ilustrim për fenomene të caktuara, do të kemi gjyqtarë, që flasin për temën e sjellë, të dhëna zyrtare dhe investigime që prekin çdo fenomen. Synojmë që përmes 12 temave të përzgjedhura që prekin çështjet më të rëndësishme në vend jo vetëm të investigojmë, por t’i flasim për herë të parë audiencës radiofonike. Na ndiqni të shtunën e fundit të çdo muaji, ora 18:00.

Type above to search every episode's transcript for a word or phrase. Matches are scoped to this podcast.

Searching…

We're indexing this podcast's transcripts for the first time — this can take a minute or two. We'll show results as soon as they're ready.

No matches for "" in this podcast's transcripts.

Showing of matches

No topics indexed yet for this podcast.

Loading reviews...

ABOUT THIS SHOW

Qëllimi kryesor i podcast-it “Fol” është jo vetëm informimi, edukimi dhe ndërgjegjësimi, por dhe një raportim më i thelluar mbi fenomene, të cilat në përditshmëri raportohen në mënyrë fragmentare. Duke parë që në radio nuk trajtohen tema të thelluara mbi drejtësinë, në fokus do të jenë qytetarët të cilët do të tregojnë përpjekjet e tyre para drejtësisë. Në podcast do të sillen histori shtetasish të cilëve jeta u mori drejtim tjetër mbas një aksidenti automobilistik, qyetetarë që ndër vite denoncuan dhe nuk u dorëzuan, histori penale të fëmijëve që përballë shifrave në rritje të përfshirjes në krim por edhe viktimizimit të tyre, do të rrëfejnë jo vetëm si u aplikua Kodi miqësor ndaj tyre, por edhe problemet sociale që i shtynë ata të përfshihen në krim. Përballë çdo historie që ka marrë vendim të formës së prerë i cili do të sillet si ilustrim për fenomene të caktuara, do të kemi gjyqtarë, që flasin për temën e sjellë, të dhëna zyrtare dhe investigime që prekin çdo fenomen. Synojmë që p

HOSTED BY

Top Albania Radio

Frequently Asked Questions

How many episodes does Fol - me Anila Hoxhën have?

Fol - me Anila Hoxhën currently has 13 episodes available on PodParley. New episodes are automatically indexed when they're published to the podcast feed.

What is Fol - me Anila Hoxhën about?

Qëllimi kryesor i podcast-it “Fol” është jo vetëm informimi, edukimi dhe ndërgjegjësimi, por dhe një raportim më i thelluar mbi fenomene, të cilat në përditshmëri raportohen në mënyrë fragmentare. Duke parë që në radio nuk trajtohen tema të thelluara mbi drejtësinë, në fokus do të jenë qytetarët të...

How often does Fol - me Anila Hoxhën release new episodes?

Fol - me Anila Hoxhën has 13 episodes. Check the episode list to see recent publication dates and frequency.

Where can I listen to Fol - me Anila Hoxhën?

You can listen to Fol - me Anila Hoxhën on PodParley by clicking any episode. We provide an embedded audio player for direct listening, and you can also subscribe via your preferred podcast app using the RSS feed.

Who hosts Fol - me Anila Hoxhën?

Fol - me Anila Hoxhën is created and hosted by Top Albania Radio.
URL copied to clipboard!