T'Nime Përnime (URBAN FM)

PODCAST · music

T'Nime Përnime (URBAN FM)

“T ‘nime Përnime” eksploron në thellësi proceset e krijimtarisë muzikore, prej muzikës klasike, asaj folklorike, nëpërmjet rock and rollit e muzikës pop, e deri te hip-hopi e elektronika. Muzikanti Arbër Salihu gjithashtu i njohur si La Fazani, ka me analizu dhe shtjellu kompozime, tekste, aranzhmane dhe produksione të ndryshme përgjatë shumë dekadave që përfshijnë stile të larmishme muzikore. Përveç se analizohet aspekti muzikor e artistik i albumeve, duke përfshirë produksionin, kompozimet, performanca, kopertina, kurimi etj, gjithashtu studiohet impakti shoqëror që këto albume kanë pasur në kohën që janë lansuar. Para se te filloj emisioni, duhet të lëshohet albumi për të cilin po flitet në tërësi. T’nime pernime me Arber Salihu çdo të merkure nga ora 21:00 deri në 22:00 në 103.5 dhe 105.5 FM Web: radiourban.fm

  1. 15

    Liburn Jupolli - #15

    Liburn Jupolli është një kompozitor, pianist, shpikës i instrumenteve, producent dhe hulumtues/autor nga Prishtina. Si një muzikant eksentrik, ai e ka një udhëtim unik që shkon përtej zhanreve, mediumeve e definimeve artistike. Në këtë epizodë të “T’nime Përnime”, ai flet me Arbrin për muzikën e tij, por edhe për muzikën në tanësi.Web: radiourban.fm

  2. 14

    Lekë Morina & Jon Shala (The Milk Snatchers) - #14

    The Milk Snatchers janë një bend i ri që e vazhdon traditën e prodhimeve të muzikës alternative që Prishtina e kultivon në mënyrë autentike me dekada. Lekë Morina (gitare) dhe Jon Shala (bas) diskutojnë me Arbrin për procesin e tyre kreativ, inspirimet që i kanë, dhe skenën muzikore të Prishtinës në këtë epizodë të “T’nime Përnime”. Web: radiourban.fm

  3. 13

    Visar Kuçi - #13

    Visar Kuçi osht’ një prej figurave gjeniale të muzikës në Kosovë. Ai është njeri që me mjeshtëri të plotë i zotëron krejt instrumentet me tela: violinën, gitarën, basin, kontrabasin, mandolinën si dhe krejt kusherinjët tjerë të këtyre instrumenteve. Si violinisti i parë i Filharmonisë së Kosovës, si anëtar i Filharmonisë së Mannheimit, si kompozitor i shumë jazz albumeve, si performues me shumë prej artistëve ma origjinal të Kosovës, e si muzikant i kompletum’ - Visari diskuton me Arbrin për muzikë e për jetë! Web: radiourban.fm

  4. 12

    Luan Durmishi - #12

    Në këtë episodë, artisti unik e tenori eksentrik Luan Durmishi flet për jetën e karrierën e tij, tu diskutu bashkë me Arbrin për sfidat e krijimtarisë origjinale në Kosovë, gjendjën e artit në trevat shqiptare, e shumë tematika të tjera që japin një perspektivë të jetës së një artisti autentik në Kosovë. \Web: radiourban.fm

  5. 11

    Likana Cana - #11

    Likana Cana osht' e ftume në këtë epizodë të “T’nime Përnime” për me folë për albumin “Mr. Morale & the Big Steppers” nga Kendrick Lamar. Ky album ka pas ndikim tepër të madh edhe te Likana edhe te Arbri, tu i fascinu me mënyrën se qysh ka mujtë me e transformu shkrimin në stilin e ditarit në shkrimin e kangëve, e ku Kendricku çelët në maksimum për dobësitë e tij personale, tu i ndërlidhë ato në mënyrë fantastike me situatat shoqërore në të cilat jemi tu kalu. Web: radiourban.fm

  6. 10

    Nesim Maxhuni - #10

    Nesim Maxhuni osht’ një prej figurave ma të mëdha muzikore të Kosovës. Si tupanist, edukator dhe aktivist, Nesimi ka qenë pjesë e shumë prej projekteve ma të randësishme muzikore Kosovare, edhe publiku jonë e ka fatin me ia pa live performancat të cilat gjithmonë janë në gjendje me të dërgu në dimenzionin ma të naltë të mundshëm. Në këtë epizodë, Arbri me Nesimin flasin për muzikën në Kosovë, me bo muzikë me ni ikonë si Richard Bona, projektet e shumta të Nesimit e deri tek rutinat që e kanë bo atë në njo prej performuesve ma të mirë në Evropë. Web: radiourban.fm

  7. 9

    Strella - #09

    Në këtë epizodë të “T’nime Përnime”, vjen ni mysafir i cili është marakli i devotshëm i muzikës. Strella, është pjesë e gjeneratës së parë të Radio Urban FM, një koleksionues i pasionum i pllakave të gramofonit (vinyls), si dhe pronar i Tilt Radio Vinyl Bar. Në këtë epizodë, Arbri me Strellën flasin për historinë e Urban FM, koleksionimi i vinyls si “varësi”, e për artistë të ndryshëm që e kanë influencu jetën e Strellës. Web: radiourban.fm

  8. 8

    Alketa Sylaj - #08

    Në këtë epizodë, Arbri së bashku me aktorën, artistën konceptuale e pjesëtarën e Haveit, Alketa Sylaj, e diskutojnë në thellësi karrierën e muzikantës PJ Harvey. Yll i viteve 1990ta, PJ Harvey e ka sjellë para botës një ikonë femërore në botën e muzikës rock alternative të dominume kryesisht prej gjinisë mashkullore, tu hapë dyrë përpara për shumë artistë të rinjë në shekullin XXI. Web: radiourban.fm

  9. 7

    Hajde me shuplakë (Solo) - #07

    Në këtë solo-epizodë speciale, Arbri e bjen laptopin dhe projektin e tij në Logic Pro X për kangën që e ka realizu si La Fazani, “Hajde me shuplakë. Këtu ai i shtjellon krejt aspektet e kangës, prej kompozimit, tekstit, produksionit, aranzhmanit si dhe estetikës vizuele që ajo e ka prezantu. Web: radiourban.fm

  10. 6

    Genc Salihu - #06

    Rrallë herë ndodhë që një artist me pas impakt fundamental në rritjën e zhvillimin njerëzor të ni personi. Në këtë rast, vëllezërit Genc & Arbër Salihu e kanë pasë fatin me u rritë nën ndikimin total të muzikës së një prej grupeve ma të sukseshme në histori të muzikës, “The Beatles”. Në këtë epizodë në “T’nime Përnime”, Arbri me Gencin çelën për dashninë e pashterrshme që e kanë për këtë bend, si dhe e diskutojnë karrierën e tyne në tanësi - tu i këndu do kangë gjatë krejt kohës. Web: radiourban.fm

  11. 5

    Fresco - #05

    Kjo epizodë i dedikohet në tanësi krijimtarisë muzikore të reperit, producentit, kantautorit e dizajnerit Kanye West, ku Arbri bashkë me Frescon e analizojnë karrierën përplotë muzikë e kontraversi njonit prej figurave ma ikonike të kulturës Amerikane të shekullit XXI. Web: radiourban.fm

  12. 4

    Erno - #04

    Erno osht’ artist, producent por mbi të gjitha kangëshkrues i suksesshëm i cili qysh në moshë të re ka bashkëpunu me disa prej emrave ma të mëdhej të estradës shqiptare. Si ish-pjesëtar i PINT-ave, ai në këtë epizodë të “t’nime përnime” e bjen një perspektivë të botës së “mainstream” në studiot e URBAN FM. Web: radiourban.fm

  13. 3

    Valon Kadriu - #03

    Valon Kadriu osht’ kantautor, gitarist edhe vokalist, ma së miri i njohun si frontman-i i grupit Telikput. Në këtë epizodë në “t’nime përnime”, ai bashkë me Arbrin e diskutojnë krijimtarinë e bendeve të reja në Kosovë, si dhe thellohen në muzikën e 90tave të krijume në Amerikë, muzikën “grunge”. Web: radiourban.fm

  14. 2

    Tomor Kuçi - #02

    Tomor Kuçi është mysafiri i radhës në “t’nime përnime” ku bashkë me Arbrin diskutojnë për produksion të muzikës, jetën e akademisë të muzikës në Kosovë, e për procese prej ma të ndryshmeve të krijimit e prodhimit muzikor.Web: radiourban.fm

  15. 1

    Art Lokaj - #01

    Në këtë epizodë në “T’nime përnime”, kantautori, gitaristi e kangëtari Art Lokaj çelët për proceset e krijimtarisë së tij, për punën e tij të palodhshme si “session” muzikant, e për tema të shumta e të thella në lidhje me muzikë. Bashkë me Arbër Salihun çdo të mërkure nga ora 21:00 deri në 22:00 në 103.5 dhe 105.5 në Urban FM Web: radiourban.fm

Type above to search every episode's transcript for a word or phrase. Matches are scoped to this podcast.

Searching…

We're indexing this podcast's transcripts for the first time — this can take a minute or two. We'll show results as soon as they're ready.

No matches for "" in this podcast's transcripts.

Showing of matches

No topics indexed yet for this podcast.

Loading reviews...

ABOUT THIS SHOW

“T ‘nime Përnime” eksploron në thellësi proceset e krijimtarisë muzikore, prej muzikës klasike, asaj folklorike, nëpërmjet rock and rollit e muzikës pop, e deri te hip-hopi e elektronika. Muzikanti Arbër Salihu gjithashtu i njohur si La Fazani, ka me analizu dhe shtjellu kompozime, tekste, aranzhmane dhe produksione të ndryshme përgjatë shumë dekadave që përfshijnë stile të larmishme muzikore. Përveç se analizohet aspekti muzikor e artistik i albumeve, duke përfshirë produksionin, kompozimet, performanca, kopertina, kurimi etj, gjithashtu studiohet impakti shoqëror që këto albume kanë pasur në kohën që janë lansuar. Para se te filloj emisioni, duhet të lëshohet albumi për të cilin po flitet në tërësi. T’nime pernime me Arber Salihu çdo të merkure nga ora 21:00 deri në 22:00 në 103.5 dhe 105.5 FM Web: radiourban.fm

HOSTED BY

URBAN FM

CATEGORIES

URL copied to clipboard!