Zëra...

PODCAST · society

Zëra...

Prova

  1. 4

    "Zëra" Podcast - Plani urbanistik TR030 drejt fundit, çfarë fitoi Tirana? | S5E6 | Prill

    🎙️ Episodi i gjashtë i podcastit “Zëra” sjell në një diskutim procesin që shoqëroi krijimin dhe botimin e dokumentarit "Tirana Vertikale: Arkitektura e Pushtetit". Së bashku me gazetarët Erisa Kryeziu dhe Erblin Vukaj, si dhe drejtorin e fotografisë Xhemali Moku, tregojmë sfidat dhe rrugëtimin e gjatë të raportimit që solli këtë realizim.🔹 Dokumentarin mund ta shikoni këtu: https://youtu.be/W1bSzIcGMFc📌 Gjatë bisedës, ndalemi te kritikat, komentet dhe pyetjet që audienca ngriti gjatë shfaqjeve. Dokumentari përbën vetëm një lidhje hapëse në një zinxhir të gjatë raportimi të Citiens.al që pritet të vijojë edhe në të ardhmen. Njëkohësisht, ai synon të nxisë reflektim dhe ndërgjegjësim tek secili prej nesh.#Zëra #Citizens

  2. 3

    Zëra kundër "Ministrisë së Propagandës"

    Në serinë e tretë të podcastit “Zëra” nga Citizens Channel do të flasim për vendimin e mbledhjes së parë të qeverisë “Rama 3”, atë të krijimit të Agjencisë për Media dhe Informim. Gazetarët Gjergj Erebara dhe Rezarta Çaushaj e paralelizojnë këtë agjenci të re qeveritare me një "Ministri të Propagandës". Jursiti Dorian Matlija na tregon cila është struktura e Agjencisë dhe si i imponohet ajo mekanizmave ekzistuese që duhet të zbatojnë ligjin për të drejtën e informimit. Do të dëgjojmë mendimet e gazetarëve Erblin Vukaj, Aurora Shpataj dhe Sidorela Bakollari për të mësuar si ndikon ky mekanizëm i ri ne punën e gazetareve të rinj të televizionit dhe medias online. Koloreto Çukali, drejtues i Këshillit të Medias shpjegon se si  gazetarët rrezikojnë të humbin pavarësinë dhe rolin e tyre si ndërmjetës në marrëdhënien pushtet-qytetarë.

  3. 2

    “Zëra nga trashëgimia”

    “Zëra nga trashëgimia” i dedikohet shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në Tiranë dhe zërave që po përpiqen të dokumentojnë, rijetëzojnë dhe ruajnë historinë e kryeqytetit. Në një bisedë me fotografin Aurel Duka, i përgjigjemi pyetjes: Sa pallate po ndërtohen në Tiranë?   Arkitektja Doriana Musai analizon se si vrulli i ndërtimeve po zhduk vilat e vjetra të kryeqytetit, duke shpjeguar hap pas hapi vendimmarrjen mënyrën si një vilë kthehet në kullë shumëkatëshe. Më tej kemi biseduar me Xhimi Begejan dhe djalin e tij Mateo, pasardhës të një prej familjeve më të rëndësishme të qytetit, që po përpiqen të kthejnë zonën e Selvisë në një model zhvillimi të qëndrueshëm. Në mbyllje, kolegia e Citizens Channel Entenela Ndrevataj, rrëfen përjetimet e saj gjatë vëzhgimit Citizens Urban Stories, ku trokiti derë më derë në mbi 60 vila të vjetra të qytetit, për të dëgjuar historitë e pronarëve dhe dokumentuar gjendjen e harresën e banesave me status monument kulture. “Zëra nga trashëgimia” u prodhua nga Citizens Channel, gazetarja Elira Kadriu, edituar nga Xhemali Moku dhe konceptuar nga Lorin Kadiu.   Lexo më shumë në: https://bit.ly/3yo8Lbh

  4. 1

    "Zëra nga lumenjtë"

    “Zëra nga lumenjtë” starton sezonin e podcastit "Zëra" nga Citizens Channel. Ky episod i dedikohet rezistencës së komuniteteve si ai Zall-Gjoçaj kundër 719 digave që po ngrihen mbi lumenjtë e Shqipërisë, shpesh brenda zonave të mbrojtura, shoqëruar me dokumentacion e konsultime të dyshimta. Më tej, Besjana Gurin dhe Ulrich Eichelmannflasim me ekspertë dhe aktivistë në mbrojtje të mjedisit, të cilët ndajnë informacione të rëndësishme rreth lejeve mjedisore të dhëna për ndërtimin e HEC-eve si dhe dëmet që shkaktojnë ato te banorët që jetojnë përgjatë lumenjve.

Type above to search every episode's transcript for a word or phrase. Matches are scoped to this podcast.

Searching…

No matches for "" in this podcast's transcripts.

Showing of matches

No topics indexed yet for this podcast.

Loading reviews...

ABOUT THIS SHOW

Prova

HOSTED BY

Citizens Channelal

CATEGORIES

URL copied to clipboard!