EPISODE · Nov 1, 2025 · 1H 14M
#62: Arena e Yjeve - Gjelbrim Taipi – Nga liga e pestë e Serbisë te suksesi në Evropë, kontratat në Zvicër me vllain e Xhedan Shaqirit dhe Shkëndija
from Arena e Yjeve - Telegrafi · host Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva
Në episodin e 62-të të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Gjelbrim Taipi, futbollisti që ka kaluar një rrugë të jashtëzakonshme nga fushat e vogla të Serbisë deri në arenat evropiane. Në një rrëfim të sinqertë, Taipi sjell historinë e tij unike – nga fillimet e thjeshta në liga të ulëta, te transferimet që ndryshuan jetën e tij. Ai zbulon momentet e tensionit kur nënshkroi dy kontrata brenda tre ditësh në Zvicër, një në Challenge League dhe një tjetër në Superligë, si dhe si një trajner e zbriti nga aeroplani për t’ia bërë të qartë se destinacioni i tij do të ndryshonte në çastet e fundit. Në këtë bisedë të rrallë, Taipi ndalet te sfidat e karrierës, momentet e suksesit, dhe emocionet pas çdo vendimi të rëndësishëm, duke treguar se sa e vështirë, por edhe sa e bukur është rruga drejt majës. Ai flet për suksesin me Shkëndijën, marrëdhënien me vëllain e Xherdan Shaqirit, dhe ndikimin që kjo ka pasur në karrierën e tij.Mbështetur nga: - Golden Eagle - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë. Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com - Air Munich - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë. Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme. - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Embed this episode
Ready to play
#62: Arena e Yjeve - Gjelbrim Taipi – Nga liga e pestë e Serbisë te suksesi në Evropë, kontratat në Zvicër me vllain e Xhedan Shaqirit dhe Shkëndija
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
No similar episodes found.
Similar Podcasts
No similar podcasts found.