EPISODE · Jan 12, 2026 · 1H 10M
#71: Arena e Yjeve - Betim Halimi: Nga provat te Chelsea te sukseset në Ukrainë dhe mësimet nga legjendat
from Arena e Yjeve - Telegrafi · host Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte portieri i njohur Betim Halimi. Ai rrëfeu rrugëtimin e tij në futboll, duke nisur nga ftesa surprizë për të shkuar në prova te Chelsea – një përvojë unike që erdhi si rezultat i përkushtimit, punës së palodhur dhe paraqitjeve të vazhdueshme. Ai tregoi edhe për stërvitjen në qendrën legjendare Cobham, ku pati mundësinë të punojë në kushte elitare dhe të takojë nga afër yjet e Chelseat, një moment që i hapi horizontet për futbollin evropian në nivel të lartë. Një pjesë e veçantë e bisedës iu kushtua historisë së tij me legjendën ukrainase Vyacheslav Shevchuk, nga i cili Halimi tha se mësoi shumë, jo vetëm në aspektin profesional, por edhe atë njerëzor. Portieri zbuloi gjithashtu një prapaskenë nga koha e tij te Shakhtari, ku për një paraqitje të shkëlqyer fitoi një shpërblim prej 10 mijë eurosh, të cilin e konsideron një nga momentet më domethënëse të karrierës së tij. Në fund, Halimi foli për ndikimin e jashtëzakonshëm që legjenda Yaya Touré pati në zhvillimin e tij si futbollist dhe në mentalitetin profesional: “Nuk kam parë kurrë dikë si ai”, tha portieri, duke theksuar se çdo mësim i marrë prej Touré ka qenë thelbësor për karrierën dhe qasjen e tij ndaj futbollit. Ky episod ofron një rrëfim të hapur dhe inspirues për një portier kosovar që ka shkelur skenën ndërkombëtare dhe ka marrë mësime të çmuara nga legjendat e futbollit.Mbështetur nga: - Golden Eagle - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë. Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com - Air Munich - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë. Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - EXFIS - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit- E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme. - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Embed this episode
Ready to play
#71: Arena e Yjeve - Betim Halimi: Nga provat te Chelsea te sukseset në Ukrainë dhe mësimet nga legjendat
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
No similar episodes found.
Similar Podcasts
No similar podcasts found.