EPISODE · Jan 19, 2026 · 45 MIN
#72: Arena e Yjeve - Milot Avdyli: Debutim me gol, iniciativa drejt Aaraut, Ukraina dhe Sllovenia dhe dilema e kombëtares
from Arena e Yjeve - Telegrafi · host Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva
Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i talentuar Milot Avdyli. Avdyli rrëfeu rrugëtimin e tij në futboll, duke u ndalur te fillimet dhe momentet që kanë shënuar karrierën e tij, veçanërisht debutimi me gol si 17-vjeçar te Trepça ’89 gjatë pandemisë – një start i veçantë që, sipas tij, i dha besim dhe shtysë për të synuar nivele më të larta. Një pjesë interesante e bisedës iu kushtua transferimit te Aarau, ku Avdyli zbuloi se iniciativa për këtë hap erdhi nga vetë ai. Ai tregoi se i shkroi një menaxheri dhe, falë vendosmërisë dhe besimit në vete, arriti të sigurojë kalimin te klubi zviceran. Futbollisti kosovar foli edhe për periudhën e suksesshme te “Aarau i shqiptarëve”, duke përshkruar atmosferën pozitive në ekip, përkushtimin e klubit dhe rolin që kjo përvojë pati në rritjen e tij si lojtar dhe si individ.Avdyli u ndal edhe te aventura në Ukrainë, një projekt që e kishte bindur plotësisht, por që u ndërpre papritur për shkak të luftës, duke e detyruar të largohej pavarësisht se gjithçka po shkonte sipas planit. Ai tregoi gjithashtu për bashkëpunimin me trajnerin spanjoll Albert Riera, duke veçuar analizat e detajuara dhe ndikimin e madh që ai pati në zhvillimin e tij profesional. Në fund, një temë e rëndësishme ishte edhe kombëtarja. Avdyli zbuloi se ende pret një ftesë nga Kosova, pavarësisht se prej dy vitesh nuk ka pasur kontakt, ndërsa konfirmoi se është monitoruar edhe nga Shqipëria dhe nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të veshë fanellën kuqezi. Mbështetur nga: - Golden Eagle - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë. Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com - Air Munich - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë. Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - EXFIS - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit- E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme. - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Embed this episode
Ready to play
#72: Arena e Yjeve - Milot Avdyli: Debutim me gol, iniciativa drejt Aaraut, Ukraina dhe Sllovenia dhe dilema e kombëtares
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
No similar episodes found.
Similar Podcasts
No similar podcasts found.