EPISODE · Jan 26, 2026 · 55 MIN
#73: Arena e Yjeve - Lindon Emërllahu hap zemrën: Nga debutimi si 17-vjeçar te Ballkani, netët evropiane dhe transferimi në Ukrainë
from Arena e Yjeve - Telegrafi · host Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva
I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur kosovar Lindon Emërllahu. Mesfushori rrëfeu në detaje rrugëtimin e tij në futboll, duke u ndalur te fillimet e hershme dhe debutimi si 17-vjeçar te Ballkani, një moment kyç që shënoi hyrjen e tij në skenën e futbollit elitar kosovar. Ai tregoi se ishte Ismet Munishi ai që e afroi në ekipin e parë, ndërsa debutimin zyrtar ia dha Blendi Shkëmbi, një hap që, sipas tij, i dha vetëbesim dhe e bindi se ishte gati për nivelin më të lartë. Një kapitull i rëndësishëm i bisedës ishte periudha nën drejtimin e Ilir Dajës, ku Emërllahu u shndërrua në titullar të rregullt. Mesfushori foli për besimin e madh që mori, disiplinën taktike dhe profesionalizmin që e ndihmuan të rritej ndjeshëm si lojtar. Emërllahu u ndal edhe te ndeshjet evropiane me Ballkanin, duke zbuluar kundërshtarin më të vështirë që ka përballuar në Ligën e Konferencës. Ai përshkroi emocionin, intensitetin dhe rëndësinë e këtyre netëve, të cilat, sipas tij, i dhanë përvojë të çmuar dhe e përgatitën për hapa më të mëdhenj në karrierë. Një tjetër temë interesante ishte transferimi i dështuar për shkak të dëmtimit. Emërllahu konfirmoi interesimin konkret nga Ludogorets, duke zbuluar se kishte pasur edhe kontakte direkte me trajnerin e klubit bullgar, por një dëmtim në momentin më të papërshtatshëm ia pamundësoi realizimin e këtij kalimi. Në fund, ai foli për transferimin në Ukrainë, duke theksuar se ishte bindur nga projekti ambicioz i klubit dhe se këtë hap e sheh si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e tij profesional dhe të ardhmen në futbollin evropian.Mbështetur nga: - Golden Eagle - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë. Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com - Air Munich - Air Munich është agjension turistik që ju sjell fluturime direkte me çmime fantastike drejt qyteteve më të kërkuara jo vet nga Gjermania dhe Zvicëra, por edhe më gjerë. Për më shumë: https://www.facebook.com/AirMunichks - EXFIS - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit- E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme. - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Embed this episode
Ready to play
#73: Arena e Yjeve - Lindon Emërllahu hap zemrën: Nga debutimi si 17-vjeçar te Ballkani, netët evropiane dhe transferimi në Ukrainë
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
No similar episodes found.
Similar Podcasts
No similar podcasts found.