#74: Arena e Yjeve - Nga Superliga e Kosovës te Liga e Kampionëve: Gazetarët e Telegrafit zbërthejnë gjithçka episode artwork

EPISODE · Feb 1, 2026 · 1H 11M

#74: Arena e Yjeve - Nga Superliga e Kosovës te Liga e Kampionëve: Gazetarët e Telegrafit zbërthejnë gjithçka

from Arena e Yjeve - Telegrafi · host Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva

Në episodin e 74-të të podcastit “Arena e Yjeve”, në fokus vjen analiza e thelluar e gazetarëve të Telegrafit, të cilët diskutuan pa filtra për zhvillimet më aktuale në futbollin kosovar dhe atë ndërkombëtar.  Gjatë bisedës, gazetarët ndanë opinione të drejtpërdrejta dhe shpesh kritike për realitetin e futbollit vendor, duke prekur temat më të nxehta të momentit. Lavdim Pireva u tregua i ashpër në analizën e tij për Prishtinën, duke kritikuar rezultatet dhe duke theksuar rëndësinë e seriozitetit maksimal në ndeshjet vendimtare, veçanërisht në një sezon ku çdo pikë ka peshë të madhe. Nga ana tjetër, Romak Zeqiri adresoi një problem të kahershëm të klubeve kosovare, duke bërë thirrje që kontratat e lojtarëve të rinovohen me kohë, në mënyrë që klubet të mos humbasin futbollistë falas dhe të dëmtohen si financiarisht ashtu edhe sportivisht.Diskutimi u zhvendos edhe te parashikimet për sezonin aktual. Shkumbin Pireva ndau analizën e tij mbi garën për titull dhe luftën për Evropë, duke u bazuar në formën aktuale, kontigjentin e lojtarëve dhe stabilitetin e klubeve. Në një tjetër parashikim, Romak Zeqiri u shpreh se Drita është favorite për titullin kampion, ndërsa parashikoi që Gjilani ta përfundojë sezonin mbi Prishtinën, bazuar në performancat e deritanishme.Lavdim Pireva vlerësoi Ballkanin si skuadrën me lojën më të mirë në kampionat, duke parashikuar se ekipi nga Suhareka do të shpallet kampion, falë organizimit, vazhdimësisë dhe stabilitetit në lojë. Një temë e veçantë e episodit ishte edhe formati i ri i garave të UEFA-s, për të cilin Shkumbin Pireva u shpreh se është “gjëja më e mirë që i ka ndodhur futbollit”. Në fund, gazetarët dhanë edhe parashikimet e tyre për fituesin e Ligës së Kampionëve, duke ndarë mendime të ndryshme dhe argumente interesante për ekipet që shihen si favorite këtë sezon.Mbështetur nga: - Golden Eagle   - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë.  Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com  - EXFIS - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit- E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com

Episode metadata supplied by the publisher feed · Published Feb 1, 2026

Embed this episode

Ready to play

#74: Arena e Yjeve - Nga Superliga e Kosovës te Liga e Kampionëve: Gazetarët e Telegrafit zbërthejnë gjithçka

0:00 1:11:53

No transcript for this episode yet

We transcribe on demand. Request one and we'll notify you when it's ready — usually under 10 minutes.

No similar episodes found.

No similar podcasts found.

Frequently Asked Questions

How long is this episode of Arena e Yjeve - Telegrafi?

This episode is 1 hour and 11 minutes long.

When was this Arena e Yjeve - Telegrafi episode published?

This episode was published on February 1, 2026.

Can I download this Arena e Yjeve - Telegrafi episode?

Yes. Use the download control on the episode player to save the publisher-provided media file.
URL copied to clipboard!