EPISODE · Feb 8, 2026 · 1H 38M
#75: Arena e Yjeve - Fadil Ademi: Ndeshje paradite, martesë pasdite dhe rrugëtimi drejt titullit kampion me dy profesione
from Arena e Yjeve - Telegrafi · host Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva
Në episodin e 75-të të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-futbollisti i njohur dhe tashmë trajneri Fadil Ademi. Gjatë një bisede të hapur dhe plot rrëfime interesante, Fadil Ademi ndau një nga historitë më të veçanta të jetës së tij, kur paradite zhvilloi një ndeshje futbolli, ndërsa pasdite u martua. Ai tregoi se ky vendim bëri që babai i tij të mos i fliste për dy javë, një episod që sot e kujton me humor, por që në atë kohë kishte peshë të madhe emocionale. Ish-mbrojtësi kampion i Dritës foli hapur edhe për pagën që merrte gjatë asaj periudhe, duke përmendur drejtpërdrejt presidentin Selmani Osmani – Bezi, si dhe mënyrën se si funksiononte klubi në ato vite, mes sakrificave, disiplinës dhe respektit ndaj fanellës. Ademi u ndal edhe te ftesa nga Ismet Munishi për t’iu bashkuar një klubi në Slloveni, duke zbuluar arsyet pse ky transferim nuk u realizua dhe si ndonjëherë karriera merr drejtime të papritura. Një tjetër kapitull interesant i bisedës ishte ftesa e Kosovës për ndeshjen madhështore ndaj Shqipërisë, si dhe kartoni i kuq që shënoi një moment të veçantë dhe emocional në karrierën e tij si futbollist. Në fund, Fadil Ademi foli për suksesin e madh kur u shpall kampion me Hysin si trajner, duke kujtuar rikthimin e jashtëzakonshëm të skuadrës, e cila nga 9 pikë minus arriti ta fitojë titullin kampion – një nga historitë më të paharrueshme të futbollit kosovar.Mbështetur nga: - Golden Eagle - Golden Eagle është një kompani lidere nga Kosova, e njohur për prodhimin e pijeve energjike që kombinojnë shijen unike me cilësinë e lartë. Për më shumë: https://www.goldeneagle-ks.com - EXFIS - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit- E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme. - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Embed this episode
Ready to play
#75: Arena e Yjeve - Fadil Ademi: Ndeshje paradite, martesë pasdite dhe rrugëtimi drejt titullit kampion me dy profesione
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
No similar episodes found.
Similar Podcasts
No similar podcasts found.