EPISODE · Feb 19, 2026 · 1H 13M
#76: Arena e Yjeve - Bajram Jashanica: Goli historik në Evropë, prapaskenat e transferimit dhe sfida e rastit të dopingut
from Arena e Yjeve - Telegrafi · host Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva
Në episodin e 76-të të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur Bajram Jashanica. Gjatë një bisede të sinqertë dhe pa filtra, Jashanica rrëfeu përvojën e tij kur kaloi provat te një skuadër gjermane, transferim që në fund nuk u realizua. Ai tregoi se si ishte pritur nga një lojtar i Kombëtares dhe çfarë ndodhi prapa skenave që bëri që marrëveshja të mbetej vetëm në tentativë. Ish-mbrojtësi u ndal te momenti historik në Ligën e Evropës me fanellën e Skënderbeut, duke kujtuar golin e shënuar ndaj Sportingut të Lisbonës – një natë emocionesh të forta që mbetet ndër kulmet e karrierës së tij dhe një nga momentet më të rëndësishme për futbollin shqiptar në arenën evropiane. Ai foli hapur edhe për periudhën e vështirë jashtë fushës, duke zbuluar se kishte marrë kërcënime në rrjetet sociale nga serbë, ndërsa gjatë qëndrimit në Beograd ishin ruajtur nga ushtria për arsye sigurie – një përjetim që e përshkroi si të pazakontë dhe emocionalisht të rëndë. Një tjetër kapitull i ndjeshëm i intervistës ishte rasti i dopingut pas një ndeshjeje në Ligën e Evropës. Jashanica sqaroi rrethanat se si rezultoi pozitiv, çfarë ndodhi në prapaskenë dhe si e përjetoi atë periudhë që ndikoi ndjeshëm në karrierën e tij.Mbështetur nga: - EXFIS - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit- E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme. - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Embed this episode
Ready to play
#76: Arena e Yjeve - Bajram Jashanica: Goli historik në Evropë, prapaskenat e transferimit dhe sfida e rastit të dopingut
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
No similar episodes found.
Similar Podcasts
No similar podcasts found.