EPISODE · Feb 23, 2026 · 1H 13M
#77: Arena e Yjeve - Artan Luzi: Debutimi te Tirana, Ernest Muçi dhe aventurat me Prishtinën dhe Dukagjinin
from Arena e Yjeve - Telegrafi · host Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva
Në episodin e 77-të të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur dhe përgatitësi atletik, Artan Luzi. Ai rrëfen emocionet e para të debutimit si 16-vjeçar te Tirana, duke përshkruar presionin, kënaqësinë dhe ndjenjat e papërshkrueshme të paraqitjes së tij të parë në futbollin profesionist. Trajneri foli gjithashtu për futbollistët shqiptarë që e kanë lënë më shumë mbresë gjatë karrierës së tij, duke përmendur dy emra të jashtëzakonshëm për cilësitë teknike dhe mentalitetin e tyre në fushë. Një pjesë e veçantë e bisedës u fokusua tek zbulimi i Ernest Muçit. Ai rrëfeu gjithashtu eksperiencat e hershme në Kosovë, duke përshkruar ardhjen te Prishtina, stërvitjen e parë dhe ambientin që e ndihmoi të konsolidohej si futbollist. Një tjetër kapitull i rëndësishëm ishte rikthimi i Dukagjinit dhe pjesëmarrja historike e ekipit në Evropë, ku Luzi kujtoi emocionet dhe rëndësinë e atyre arritjeve për klubin dhe për karrierën e tij personale.Mbështetur nga: - EXFIS - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit- E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme. - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Embed this episode
Ready to play
#77: Arena e Yjeve - Artan Luzi: Debutimi te Tirana, Ernest Muçi dhe aventurat me Prishtinën dhe Dukagjinin
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
No similar episodes found.
Similar Podcasts
No similar podcasts found.