#78: Arena e Yjeve - Kushtrim Krasniqi - Nga miqësoret historike te pranimi në UEFA dhe medaljet olimpike episode artwork

EPISODE · Mar 2, 2026 · 1H 7M

#78: Arena e Yjeve - Kushtrim Krasniqi - Nga miqësoret historike te pranimi në UEFA dhe medaljet olimpike

from Arena e Yjeve - Telegrafi · host Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva

Në episodin e 78-të të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), ish-gazetari sportiv, Kushtrim Krasniqi. Gjatë një bisede të hapur dhe të pasur me detaje, Krasniqi rrëfeu një lajm ekskluziv nga periudha kur Kosova ishte gati të zhvillonte një ndeshje miqësore me Dinamo Zagreb. Ai tregoi entuziazmin që kishte përfshirë opinionin sportiv, por gjithashtu ndikimin e ndërhyrjeve nga Serbia që çuan në anulimin e takimit, duke e lënë Kosovën pa një përballje historike në atë kohë. Një moment i veçantë i episodit ishte rrëfimi për ndeshjen historike ndaj Finlandës, ku Krasniqi kujtoi emocionet e asaj mbrëmjeje dhe lotët e Valon Berishës, duke e përshkruar si një nga skenat më prekëse që kishte përjetuar në stadium, në një periudhë vendimtare për Kombëtaren. Biseda u ndal edhe te pranimi i Kosovës në UEFA, ku Krasniqi përshkroi tensionin dhe emocionet e gazetarëve kosovarë në sallë, pritjen e votimit dhe shpërthimin e gëzimit pas vendimit pozitiv – një nga momentet më historike për sportin kosovar. Një tjetër kapitull i episodit lidhej me takimin e tij me legjendën e tenisit Serena Williams, ku Krasniqi tregoi për bisedën dhe interesimin e saj për Kosovën, përfshirë logot, simbolet dhe historinë e vendit. Në përmbyllje, mysafiri foli për medaljet në Lojërat Olimpike, duke analizuar rëndësinë historike të suksesit olimpik për sportin kosovar dhe ndikimin e tyre në forcimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.Mbështetur nga: - EXFIS - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit- E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com

Episode metadata supplied by the publisher feed · Published Mar 2, 2026

Embed this episode

Ready to play

#78: Arena e Yjeve - Kushtrim Krasniqi - Nga miqësoret historike te pranimi në UEFA dhe medaljet olimpike

0:00 1:07:43

No transcript for this episode yet

We transcribe on demand. Request one and we'll notify you when it's ready — usually under 10 minutes.

No similar episodes found.

No similar podcasts found.

Frequently Asked Questions

How long is this episode of Arena e Yjeve - Telegrafi?

This episode is 1 hour and 7 minutes long.

When was this Arena e Yjeve - Telegrafi episode published?

This episode was published on March 2, 2026.

Can I download this Arena e Yjeve - Telegrafi episode?

Yes. Use the download control on the episode player to save the publisher-provided media file.
URL copied to clipboard!