EPISODE · Apr 6, 2026 · 1H
#83 – Arena e Yjeve - Analiza e Kosovës në ciklin kualifikues për Botërorin 2026
from Arena e Yjeve - Telegrafi · host Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva
Në episodin e 83-të të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit analizuan rrugëtimin e Kombëtares së Kosovës në ciklin kualifikues për Kupa e Botës 2026. Gjatë bisedës, Lavdim Pireva u ndal te kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, duke e përshkruar si një nga figurat më ikonike të futbollit kosovar dhe një element kyç për skuadrën. Ai gjithashtu komentoi rolin e përzgjedhësit Franco Foda dhe ndikimin e tij në zhvillimin e ekipit. Shkumbin Pireva analizoi ndeshjen vendimtare Kosovë – Turqi, duke theksuar ndryshimet taktike të aplikuara pas sfidës me Zvicrën, të cilat sipas tij, ishin pika e kthesës që solli rezultatet pozitive për ekipin. Ndërsa Bardh Maxhuni evidentoi lojtarët që spikaten më shumë gjatë ciklit kualifikues, duke vlerësuar performancat individuale që kontribuuan në suksesin e përgjithshëm të ekipit. Ai gjithashtu analizoi ndryshimin e qartë në paraqitjet e Kosovës pas humbjes ndaj Zvicrës, duke i dhënë meritën përgatitjes dhe përkushtimit të skuadrës.- EXFIS - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit- E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme. - Për më shumë: https://www.ebukura.com
Embed this episode
Ready to play
#83 – Arena e Yjeve - Analiza e Kosovës në ciklin kualifikues për Botërorin 2026
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
No similar episodes found.
Similar Podcasts
No similar podcasts found.