#96: Arena e Yjeve - Nga gjysmëfinalet te finalja e Botërorit, gazetarët e Telegrafit analizojnë gjithçka episode artwork

EPISODE · Jul 20, 2026 · 52 MIN

#96: Arena e Yjeve - Nga gjysmëfinalet te finalja e Botërorit, gazetarët e Telegrafit analizojnë gjithçka

from Arena e Yjeve - Telegrafi · host Lavdim Pireva, Betim Zeqiri, Shkumbin Pireva

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët sportivë të Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, analizuan momentet më të rëndësishme të fazës finale të Kupës së Botës 2026, duke diskutuar gjysmëfinalet dhe finalen e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës. Biseda nisi me analizën e gjysmëfinales mes Spanjës dhe Francës, ku Bardh Maxhuni vlerësoi punën e përzgjedhësit Luis de la Fuente, duke shpjeguar arsyet pse ai konsiderohet një nga arkitektët kryesorë të suksesit të “La Rojas”. Më pas, Shkumbin Pireva u ndal te Lionel Messi dhe rrugëtimi i Argjentinës, duke analizuar mënyrën se si kapiteni argjentinas vazhdon të bëjë diferencën edhe në moshën 39-vjeçare, falë përvojës, inteligjencës në lojë dhe rolit të tij udhëheqës. Gjatë diskutimit, Bardh Maxhuni analizoi edhe paraqitjet e Kylian Mbappes, duke veçuar ndikimin e sulmuesit francez në Botërorin 2026 dhe arsyet pse ai mbetet një nga futbollistët më të rrezikshëm në skenën botërore.Në vazhdim, gazetarët diskutuan eliminimin e Francës dhe suksesin e Argjentinës nën drejtimin e Lionel Scalonit, ndërsa Lavdim Pireva shpjegoi se si trajneri argjentinas ka ndërtuar një skuadër fituese dhe ka ndryshuar historinë e kombëtares. Në fund, vëmendja u përqendrua te finalja e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës, ku u analizuan pikat e forta të të dyja skuadrave, duelët kyç dhe faktorët që pritej të vendosnin fituesin e trofeut më të madh në futbollin botëror. Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.- EXFIS - Exfis është kompani që vepron në tregun e derivateve të naftës në Kosovë, e specializuar në importin, shpërndarjen dhe shitjen me pakicë e shumicë të karburanteve me standarde evropiane.Për më shumë: https://www.facebook.com/exfisqualit- Heineken- Heineken është këtu për të shoqëruar emocionet, festën dhe çdo moment të madh që na pret këtë Botëror.- Për më shumë:  https://www.facebook.com/heineken- E Bukura e Dheut - E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.  - Për më shumë: https://www.ebukura.com

Episode metadata supplied by the publisher feed · Published Jul 20, 2026

Embed this episode

Ready to play

#96: Arena e Yjeve - Nga gjysmëfinalet te finalja e Botërorit, gazetarët e Telegrafit analizojnë gjithçka

0:00 52:18

No transcript for this episode yet

We transcribe on demand. Request one and we'll notify you when it's ready — usually under 10 minutes.

No similar episodes found.

No similar podcasts found.

Frequently Asked Questions

How long is this episode of Arena e Yjeve - Telegrafi?

This episode is 52 minutes long.

When was this Arena e Yjeve - Telegrafi episode published?

This episode was published on July 20, 2026.

Can I download this Arena e Yjeve - Telegrafi episode?

Yes. Use the download control on the episode player to save the publisher-provided media file.
URL copied to clipboard!