EPISODE · Sep 12, 2026 · 2 MIN
A KA NEVOJË SHTËPIA JOTE PËR PASTRIM? #Zanafilla35
from Udha e Verteta dhe Jeta SHORTS - TruthFM Albania · host Altin Koci
Aplikimi për Ne SotKur pastrojmë shtëpinë për festë, gjejmë gjithmonë gjëra që i kishim harruar: sende të prishura në sirtarë, rroba që nuk i veshim më, gjëra që i mbajtëm “se mos duhen ndonjëherë”. Dhe kur i heqim, shtëpia merr frymë. Zanafilla 35 është një pastrim i madh në familjen e Jakobit. Dhe nga ky kapitull mësojmë gjashtë gjëra të rëndësishme.Së pari: Kthehu te zotimet e harruara. Jakobi kishte bërë një zotim në Bethel, por vitet kaluan dhe ai e kishte lënë pas dore. A ke premtuar diçka Perëndisë në një ditë të vështirë, në një lutje apo në një çast të veçantë? Kujtoje sot. Perëndia nuk e ka harruar.Së dyti: Pastro shtëpinë, jo vetëm veten. Jakobi thirri gjithë familjen. Besimi nuk është vetëm çështje personale. Duhet të pyesim: Çfarë ka hyrë në shtëpinë tonë që na largon nga Perëndia? Çfarë shikojmë, dëgjojmë apo lejojmë? Pastrimi shpirtëror është edhe një punë familjare.Së treti: Varrosi, mos i fshih. Jakobi i varrosi idhujt nën lis. Nuk i ruajti “për çdo rast”. Kur lëmë një zakon, një lidhje apo një gjë të gabuar, duhet ta lëmë vërtet. Gjërat që mbajmë rezervë shpesh kthehen kur jemi më të dobët.Së katërti: Beso se bindja sjell mbrojtje. Jakobi kishte frikë nga armiqtë, por Perëndia e mbrojti. Kur bëjmë atë që Ai na thotë, mbrojtja e Tij mund të vijë nga vende që nuk i parashikojmë. Mos lejo që frika të të drejtojë.Së pesti: Mos e lër dhimbjen të bëhet emri i së ardhmes. Rakela e quajti djalin e saj “biri i dhimbjes sime”, por Jakobi e quajti Benjamin, “biri i dorës së djathtë”. Dhimbja jote është e vërtetë, por nuk duhet të përcaktojë të ardhmen tënde. Perëndia mund ta kthejë zinë në gëzim dhe dhimbjen në bekim.Së gjashti: Mos hesht kur duhet folur. Jakobi heshti në situata që kërkonin përballje dhe më vonë ato dolën përsëri në pah. Nëse ka diçka në familje që duhet trajtuar, mos e shty. Ajo që nuk trajtohet sot, shpesh del nesër me pasoja më të mëdha.Zanafilla 35 na thërret për një pastrim të vërtetë: të kthehemi te Perëndia, të heqim atë që na largon prej Tij dhe të ecim përsëri në bindje.
Embed this episode
Ready to play
A KA NEVOJË SHTËPIA JOTE PËR PASTRIM? #Zanafilla35
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
No similar episodes found.