A KA SHPRESË PAS TURPIT? (Zanafilla 38) episode artwork

EPISODE · Sep 12, 2026 · 1 MIN

A KA SHPRESË PAS TURPIT? (Zanafilla 38)

from Udha e Verteta dhe Jeta SHORTS - TruthFM Albania · host Altin Koci

 Kur pastrojmë një shtëpi të vjetër, shpesh gjejmë një dhomë që nuk duam ta hapim SEPSE KA plot me gjëra që do të donim t’i harronim.Zanafilla 38 është pikërisht ajo dhomë në historinë e Biblës.Një kapitull i vështirë, por që na mëson disa të vërteta të mëdha.Së pari: Mos ik nga faji — rregulloje. Juda u largua pas asaj që i bëri Jozefit, por largimi nuk e zgjidhi problemin. Faji që nuk trajtohet, na ndjek. Nëse ke gabuar, mos u largo nga Perëndia. Rrëfeje dhe, kur duhet, kërko falje.Së dyti: Mos i lër njerëzit të presin pa përgjigje. Tamara mbeti për vite duke pritur një premtim që Juda nuk e mbajti. Nëse premton, mbaje. Nëse nuk mundesh, thuaje hapur. Mos e mbaj tjetrin peng të heshtjes tënde.Së treti: Kujdes nga ashpërsia ndaj të tjerëve. Juda kërkoi dënim për Tamarën, ndërkohë që vetë kishte bërë gabim. Jezusi na kujton: “Pse e sheh lëmishten në syrin e vëllait tënd?” Kur ke një tra ne syrin tënd (Mateu 7:3)Së katërti: Mëso të thuash: “Faji është imi.” Kur Juda e pranoi hapur: “Ajo është më e drejtë se unë”, diçka filloi të ndryshonte. Pa justifikime. Pa fajësuar të tjerët. Vetëm pranim.Së pesti: Mos e shkëmbe një çast me një jetë. Juda dha simbolet e identitetit të tij për një kënaqësi të përkohshme. Pyet veten para se të thuash “po”: Çfarë po lë peng për këtë çast?Së Gjashti Asnjë histori nuk është shumë e prishur për Perëndinë.Historia e Judës dhe Tamarës nuk përfundoi në turp. Ajo u bë pjesë e linjës nga e cila erdhi Jezusi. Perëndia nuk fillon me njerëz të përsosur — Ai pastron njerëzit që i merr.Ndoshta edhe dhoma më e errët e së kaluarës tënde mund të bëhet vendi ku fillon ndryshimi. 

Episode metadata supplied by the publisher feed · Published Sep 12, 2026

Embed this episode

Ready to play

A KA SHPRESË PAS TURPIT? (Zanafilla 38)

0:00 1:43

No transcript for this episode yet

We transcribe on demand. Request one and we'll notify you when it's ready — usually under 10 minutes.

No similar episodes found.

No similar podcasts found.

Frequently Asked Questions

How long is this episode of Udha e Verteta dhe Jeta SHORTS - TruthFM Albania?

This episode is 1 minute long.

When was this Udha e Verteta dhe Jeta SHORTS - TruthFM Albania episode published?

This episode was published on September 12, 2026.

Can I download this Udha e Verteta dhe Jeta SHORTS - TruthFM Albania episode?

Yes. Use the download control on the episode player to save the publisher-provided media file.
URL copied to clipboard!