Skip to content
Çelnaja - E2: Hapësira Publike me Fjollë Cakën episode artwork

May 23, 2023 28 min

Çelnaja - E2: Hapësira Publike me Fjollë Cakën

from Sbunker Hosted by Hapësirë e ideve mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën.

Hapësira publike është një koncept i rëndësishëm në shkencat sociale dhe hapësirë e lirë dhe e qasshme e qytetit nga ana e qytetarëve. Hapësira publike është hapësira e cila mundëson një pjesë të rëndësishme të zhvillimit individual dhe kolektiv të shoqërisë. Sheshet publike janë hapësirat ku qytetarët zhvillojnë komunikim aktiv në nivelin social, kulturor dhe atë ekonomik. Hapësira publike është hapësira ku zhvillohet debati për shoqërinë dhe gjithçka që ndërlidhet me mirëqenien dhe funksionimin e saj. Episodi i dytë i emisonit Çelnaja i dedikohet pikërisht kësaj çështjeje. Në emision, së bashku me aktivisten dhe arkitekten Fjollë Caka flasim për raportin e shoqërisë me hapësirën publike. Përveç se si koncept, hapësirën publike e diskutojmë edhe si realitet shoqëror ku analizojmë historikun e evoluimit të këtij koncepti. Në emision flasim për Prishtinën, periferinë dhe qendrën e saj, ndërtimet në qytet dhe uzurpimet e hapësirave publike. Më detajisht, trajtojmë edhe çështjen e parkingut të ndërtuar në kampusin universitar të UP-së. Për detaje dhe shqyrtime të tjera vazhdoni të ndiqni emisionin. • Autor dhe moderator: Latif Mustafa • Mysafire: Fjollë Caka • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected]. Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund. Linku në ⁠Sbunker⁠.

Episode details come from the podcast's RSS feed.

Embed this episode

Ready to play

Çelnaja - E2: Hapësira Publike me Fjollë Cakën

0:00 28:51

No transcript yet.

Requests help us decide what to transcribe next.

Frequently asked questions

How long is this episode of Sbunker?

This episode is 28 minutes long.

When was this Sbunker episode published?

This episode was published on May 23, 2023.

Can I download this Sbunker episode?

Yes. Use the download control on the episode player to save the publisher-provided media file.