EPISODE · Jul 24, 2026 · 2 MIN
DISIPLINA E DITES BEKIMI I SE ARDHMES
from Udha e Verteta dhe Jeta SHORTS - TruthFM Albania · host Altin Koci
"Çdo disiplinë aty për aty nuk duket se sjell gëzim, po hidhërim. Por më pas u jep një fryt drejtësie atyre që janë stërvitur me anë të tij."— Hebrenjve 12:11Të jesh me ekselencë nuk është vetëm për një moment, është një stil jetese. Nuk ka të bëjë me një moment të vetëm madhështie, ka të bëjë me vendimet e qeta që merrni çdo ditë: zgjedhjet e vogla, zakonet e qëndrueshme dhe standartet që i vendosni vetes kur askush tjetër nuk po ju shikon. Aty ndërtohet përsosmëria e vërtetë."Dhe çdo gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit, duke ditur se nga Zoti do të merrni shpërblimin e trashëgimisë, sepse ju i shërbeni Krishtit, Zotit."— Kolosianëve 3:23-24Shumica e njerëzve besojnë se suksesi ka të bëjë me talentin ose fatin. Është një dhunti, një avantazh fillestar ose rrethana më të mira, por kjo nuk është e vërtetë. Njerëzit që arrijnë sukses të qëndrueshëm, ata që ngjiten në majë dhe qëndrojnë aty, janë ata që kanë përvetësuar artin e përsosmërisë ditore, disiplinën ditore për përditshmërinë e tyre që ndryshojnë botën.Suksesi nuk ndërtohet brenda një dite. Ndërtohet në zgjedhjet ditore që bëni kur askush nuk po ju kushton vëmendje: mëngjeset e hershme, netët e vona dhe përpjekja shtesë që shumica nuk janë të gatshëm të japin. Ndërtohet duke u shfaqur edhe kur nuk keni dëshirë, duke kaluar përmes rezistencës dhe duke qëndruar besnik procesit."Le të mos lodhemi duke bërë të mirën, sepse po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet."— Galatasve 6:9Përsosmëria nuk është një ndjenjë dhe as diçka që e ndiqni. Është diçka që bëheni përmes zakoneve tuaja ditore. Nuk ka të bëjë me përsosmërinë absolute, ka të bëjë me praninë dhe dhënien e përpjekjes suaj më të mirë çdo ditë.Unë nuk i ul standartet e mia për t'u përshtatur me botën, unë i ngrej standartet e mia për ta transformuar botën. Kur zhvillon zakon e përsosmërisë së përditshme, suksesi bëhet i pashmangshëm. Ti ndalon së mbështeturi te motivimi dhe filon të ecësh me disiplinë. Nëse ti beson, ti mund t'ia dalësh. Thuaj: Amen!
Embed this episode
Ready to play
DISIPLINA E DITES BEKIMI I SE ARDHMES
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
No similar episodes found.
Similar Podcasts
No similar podcasts found.