EPISODE · Dec 26, 2025 · 1H 13M
#E12:Hatixhe Berani Gerbeshi: Nga kampi i Bllacës në SHBA, refugjate me dy fëmijë, sot avokate e emigrantëve në Kaliforni
from Ma Shqip me Flamur Vezaj · host Flamur Vezaj
Në episodin e radhës në MA Shqip, rrëfen jetën dhe rrugëtimin e saj Hatixhe Berani Grbeshi. Ajo flet për vështirësitë e luftës në Kosovë, për ditët si refugjate në kampin e Bllacës në Maqedoni, ku mbërriti me dy fëmijë të vegjël, dhe më pas për rrugëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në këtë intervistë, ajo ndan historinë e jetës në SHBA si nënë e re me dy fëmijë, sfidat e integrimit, studimet në fushën e drejtësisë dhe rrugën e vështirë deri në marrjen e licencës si avokate. Sot, ajo ka zyrën e saj ligjore në shtetin e Kalifornisë, ku mbron të drejtat e refugjatëve dhe personave me aftësi të kufizuara. Hatixhe Berani Grbeshi flet gjithashtu për traumat e luftës, sakrificat familjare, si dhe për çështjet ligjore që mbulon, duke ofruar këshilla për shqiptarët që kërkojnë të përfitojnë pensione federale për shkak të moshës, problemeve shëndetësore apo aftësive të kufizuara të lindura.Një histori frymëzuese, plot sfida dhe suksese, që mund ta ndiqni të plotë në MA Shqip me Flamur Vezaj.
Embed this episode
Ready to play
#E12:Hatixhe Berani Gerbeshi: Nga kampi i Bllacës në SHBA, refugjate me dy fëmijë, sot avokate e emigrantëve në Kaliforni
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
Similar Podcasts
No similar podcasts found.