EPISODE · Sep 18, 2023 · 4 MIN
Fjala përfundimtare e komentimit të librit të Teuhidit "Kitabu Teuhid"
from Kitabu Teuhid - Libri i Teuhidit · host Lulzim Perçuku
Nga kanali Trashëgimia Profetike: (13/12/2016) Elhamdulil-lahil-ledhi bini'metihi tetimmus-salihat (Hamdi i takon vetëm Allahut me mirësinë e të Cilit realizohen veprat e mira). Ju njoftojmë me shumë gëzim që ka përfunduar komentimi i librit të dashur të Teuhidit (Kitabu Teuhid) dhe të gjitha derset mund t'i gjeni në një link të vetëm. E falenderojmë hoxhën e nderuar Lulzim Perçuku për punën e tij dhe e lusim Allahun t'ia japë për shpërblim Xhennetin më të lartë. Komentimi i librit ka filluar në dimrin 2009-2010 (nuk posedojmë datë të saktë sepse derset janë strukturuar dhe publikuar më vonë) dhe ka përfunduar në dhjetor 2016. Tri derset të humbura i ka mbajtur hoxha në shtëpi dhe një grup xhematlinjësh i kanë kompletuar dhe publikuar në blog. Janë gjithsej 250 derse. Pesë librat prej ku është marrë komenti i librit nga hoxha: 1. Fet'hul Mexhid - Abdurrahman Ibn Hasen (nipi i shejhut), Allahu e mëshiroftë 2. Tejsirul Azizil Hamid - Sulejman Ibn Abdilah (nipi i shejhut), Allahu e mëshiroftë 3. Temhid - Shejh Salih alu Shejh, Allahu e ruajtë 4. Ianetul Mustefid - Shejh Feuzani, Allahu e ruajtë 5. El Kaulu el-Mufid - Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë Ju ftojmë që në dy apo tri derset e ardhme inshaAllah t'i dëgjoni disa pyetje dhe përgjigje të cilat i janë parashtruar shejh Salih Alu Shejhut gjatë komentimit të këtij libri. Me këto përmbyllet ky libër inshaAllah. Dhe për fund, ja linku i derseve: Kitabu-Teuhid – Ligjërata nga hoxhë Lulzim Perçuku (wordpress.com)
Embed this episode
NOW PLAYING
Fjala përfundimtare e komentimit të librit të Teuhidit "Kitabu Teuhid"
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
No similar episodes found.
Similar Podcasts
No similar podcasts found.