EPISODE · Jun 27, 2026 · 10 MIN
LUTUNI PA PUSHIM 1 THESALONIKASVE 5:17
from Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania · host Truth FM
Lutuni pa Pushim1 Thesalonikasve 5:17Sot do të shikojmë pesë pengesa që na ndalojnë ose që na pengojnë ne që të lutemi dhe pesë hapa që na ndihmojnë ne që të jemi këmbëngulës dhe të vazhdojmë në lutjet tona. Vargu ku ne do të ndalemi është, pra, 1 Thesalonikasve 5:17 dhe thotë: "Lutuni pa pushim." Fjala në greqisht, ose nga origjinali, është adialeiptos. Pra, jo ritual i përsëritur, por frymë e vazhdueshme bashkëbisedimi me Zotin, si pulsi i zemrës.Perëndia na fton ne që të vazhdojmë edhe të këmbëngulim në lutje. Një nga këshillat që Jezusi i dha dishepujve të tij ishte: "Lutuni gjithmonë, rrini zgjuar." Edhe vetë Jezusi qëndroi, shpenzoi një kohë shumë të gjatë në lutje. Madje, në shumë, shumë herë në pasazhe tek ungjijtë, neve e gjejmë Jezusin që... Jezusi thotë, shkoi në mal, shkoi veçmas dhe u lut.Le të ndalemi tek pesë pengesat që e ndalojnë një besimtar nga këmbëngulja në lutje. Pesë pengesa që e pengojnë një besimtar të lutet vazhdimisht edhe të jetë këmbëngulës në lutje:Kur një besimtar e konsideron lutjen si detyrë dhe jo marrëdhënie, atëherë është... bëhet një pengesë, jo një rritje shpirtërore. Kur lutja bëhet rit fetar dhe jo bashkëbisedim i gjallë me Perëndinë, ajo e lodh shpejt dhe braktiset. Filipianëve kapitulli 4, vargu 6 thotë: "Mos u shqetësoni për asgjë, por në çdo gjë ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim." Ne duhet të qëndrojmë dhe të shpenzojmë kohë në lutje, pra. Edhe kur lutja konsiderohet si një detyrë, një një hap që duhet përmbushur në jetën e një të krishteri, atëherë ajo nuk ka më vlerë edhe lutja nuk dëgjohet, sepse nuk bëhet me gjithë zemër. Jakobi thotë, në qoftë se ju dyshoni në zemrën tuaj, lutja... lutja nuk dëgjohet.Kur ndërgjegjja është e ngarkuar nga mëkati. Mëkati i parrëfyer krijon distancë nga Zoti dhe e mbyt zërin e lutjes përpara se ajo të fillojë. Psalmisti tek vargu... oh, 18 i Psalmit 66 thotë: "Po të kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar." Pra, në qoftë se ne lejojmë ligësinë, të keqen, të jetojë në zemrën tonë, në mendjen tonë, atëherë vend për Perëndinë nuk ka, vend për Frymën e Shenjtë nuk ka. Një nga premtimet që neve marrim në momentin që pagëzohemi dhe e pranojmë Krishtin në zemrën tonë, në jetën tonë, është dhurata e Frymës së Shenjtë. Pali na thërret vëmendjen tek Efesianët dhe na thotë: "Mos e zëmëroni Frymën që është në ju." Pra, nuk mund të qëndrojë Fryma në një... në një vend, në një zemër...Dyshimi dhe mungesa e besimit. Kush dyshon është si vala e detit të lëkundur. Mosbesimi e zbeh motivimin për të vazhduar. "Por le të kërkojë me besim, pa dyshuar, sepse ai që dyshon i ngjan valës së detit, të cilën e ngre dhe e përplas era. Dhe ky njeri të mos pandehë se do të marrë diçka nga Zoti." Në momentin, pra, që neve i bëjmë lutjet tona plot dyshim, atëherë lutja jonë pengohet. Dhe kur lutja pengohet, nuk është se ti rritesh, po forcohesh në besim, thjesht ti po krijon një hendek, një ndarje midis teje dhe Perëndisë. Duke pasur parasysh edhe hapin e parë, që neve nëse ne e konsiderojmë lutjen si një... si një detyrë, jo një marrëdhënie me Zotin, atëherë ne jemi në në telashe. Imagjinoni sikur në marrëdhëniet tona, qofshin miqësore, dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja marrëdhënia jonë martesore, nëse ne nuk qëndrojmë në Zotin, edhe martesa është në... edhe familja është në në rrezik. Por, imagjinoni gjithashtu që nëse ne do t'i bënim gjërat tona se e kemi për detyrë që të ofrojmë x shërbim ose ku ta di unë në në familjen tonë, atëherë partneri ose partnerja do e kuptonte këtë gjë dhe ti... ti do të thoshte: "Ti nuk po e bën me me gjithë zemër." Po Perëndia që njeh mendjen tonë, që njeh zemrën tonë? Psalmi 139 thotë: "Ti, o Zot, e di përpara se fjalët e mia të dalin nga goja, ti e di çfarë janë." Imagjino çfarë ndodh me ne edhe me lutjen tonë kur Perëndia e di se çfarë do themi, si do e themi, motivin nga mbrapa. Sa... për të ardhur keq bëhemi pastaj.Shpërqendrimi nga kujdesi i botës. Telefoni, puna dhe ankthi i përditshëm luftojnë vazhdimisht për vëmendjen tonë që i takon Zotit. Mateu kapitulli 13, vargu 22 na thotë: "Dhe ai që ka marrë farë midis ferrave është ai që dëgjon fjalën, por shqetësimet e kësaj bote dhe mashtrimet e pasurisë ia mbytin fjalën dhe ajo bëhet e pafrytshme." Mateu 13:22. Nëse ne, pra, lejojmë gjërat e botës, gjërat e kësaj bote, ne e mbytim fjalën e Perëndisë që ka hedhur rrënjë në zemrën tonë. Pra, është shumë e rëndësishme që të krijojmë ambientin e duhur në zemrën tonë, në vëmendjen tonë, në mënyrë që lutjet tona të dëgjohen, Perëndia t'i marrë në konsideratë lutjet tona dhe edhe përgjigjet tona.Mungesa e strukturës dhe ritmit. Pa një kohë dhe vend të caktuar, lutja bëhet e rastësishme dhe humbet vazhdimësinë. Një pengesë tjetër është mungesa e disiplinës. Jezusi, në fakt, e bënte këtë gjë shpeshherë, pra kishte disiplinën në lutje: "Pastaj të nesërmen në mëngjes, kur ende ishte shumë errët, Jezusi u ngrit, doli dhe shkoi në një vend të vetmuar dhe atje u lut." Jezusi e dha shembullin e tij.Do të shikojmë pesë hapa që na motivojnë si besimtarë që të jemi këmbëngulës në lutjet tona:Lutja është bisedë e gjallë me një Atë që të dëgjon dhe të do, jo formulë e përsëritur. Filipianëve na fton ne dhe na tregon mënyrën se si ne... se si ne duhet të sjellim në marrëdhënien tonë me Perëndinë. Thotë: "Mos u shqetësoni për asgjë, por në çdo gjë ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim." Kjo është mënyra se si neve duhet të lutemi. Kjo... kjo është mënyra se si ne duhet të sillemi në jetën tonë të përditshme. Le të mos shqetësohemi, por të vazhdojmë të lutemi, por t'ia... vazhdojmë t'ia parashtrojmë kërkesat tona Krishtit në lutje.Praktiko rrëfimin e shpejtë. Një hap tjetër është rrëfimi i menjëhershëm, e mban kanalin me Zotin të hapur. "Po t'i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi." 1 Gjonit kapitulli 1, vargu 9. Perëndia na na fton që të kemi këtë lloj marrëdhënieje ose këtë lloj mënyre të jetuari, që të shkojmë çdo gjë t'ia themi Perëndisë. Filipianëve na thotë, mos... mos të shqetësohemi, por ia parashtroni çdo gjë Perëndisë. Gjoni po na thërret vëmendjen dhe po na... po na fton që t'i rrëfejmë Perëndisë mëkatet tona, në mënyrë që Perëndia të na falë, në mënyrë që Perëndia të na pastrojë nga çdo paudhësi.Të ushqejmë besimin me fjalën. Besimi nuk lind nga ndjenjat, por nga njohja e premtimeve konkrete të Zotit në Shkrim. "Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke u lutur, besoni se do t'i merrni dhe ju do t'i merrni." Marku 11:24. Perëndia na fton që të kemi besim në lutjet tona, që lutjet tona të bëhen besim, me besim. Lutjet tona të mos bëhen në bazë të ndjenjave tona, si ndihemi ne në këto momente, dhe kjo është mënyra se si neve do t'ia parashtrojmë lutjet tona Perëndisë. Lutjet tona duhet të jenë gjithmonë me besim, lutjet tona në asnjë moment nuk duhet të kenë dyshim, sepse momentin që ka dyshim, atëherë është diçka që po të pengon ty që Perëndia të dëgjojë lutjet e tua, por gjithashtu besimi yt të forcohet, shpirti yt të ushqehet ashtu siç duhet.Të largohesh me vetëdije shpërqendruesit. Është të krijosh me qëllim hapësira të shenjta, duke fikur telefonin, duke caktuar vendin e qetë. Duke bërë të mundur këtë gjë, ti po zgjedh me vetëdije, me qëllim, po zgjedh që të... që të shpenzosh... Duke bërë këto gjëra, ti po zgjedh qëllimisht që të shpenzosh kohë në lutje me Perëndinë. "Pastaj të nesërmen në mëngjes, kur ende...
What this episode covers

NOW PLAYING
LUTUNI PA PUSHIM 1 THESALONIKASVE 5:17
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
Apr 8, 2026 ·83m
Mar 11, 2026 ·57m
Jan 28, 2026 ·33m
Jan 23, 2026 ·36m
Jul 9, 2025 ·51m