EPISODE · Jul 12, 2026 · 2 MIN
Me Cfare po e Ushqen Shpirtin Tend
from Udha e Verteta dhe Jeta SHORTS - TruthFM Albania · host Altin Koci
Njëherë, një predikues zbuloi që kishte mij në kishë. Kështu, ai thirri një dizinfektues dhe i tha: "Duhet t'i nxjerrim këta mij që këtej."Dhe punonjësi i tha: "Mos u shqetëso, unë do ta... do merrem unë me këtë gjë."Por predikuesi i tha gjithashtu: "Po problemi është se ka dhe fëmijë përreth kishës, kështu që nuk duhet të përdorësh asnjë lloj helmi që një fëmijë mund ta gjejë dhe... edhe të sëmuret."Punonjësi tha: "Mos u shqetëso, kam diçka për këtë rast të veçantë. Kam këtë lloj ushqimi për miqtë që do ta vendos kudo. Është aq i mirë për miqtë, sa që do ta adhurojnë dhe do të jetë e vetmja gjë që duan ta hanë. Nuk do të jenë në gjendje të marrin mjaftueshëm prej tij. Do hanë sa duan, do ngopen, do mbushen. Dhe unë do t'i vendos shumë, do të jenë aq të ngopur me këtë gjë sa nuk do të jenë në gjendje të hanë asgjë tjetër. Por nuk ka vlerë ushqyese në ushqim. Pra miqtë do të hanë dhe do të hanë edhe do të kenë barkun plot, por në të vërtetë do të vdesin nga uria sepse nuk ka vlera ushqyese në këtë ushqim."Dhe funksionoi, i hoqi qafe miqtë dhe nuk dëmtoi askënd.Kur e dëgjova këtë histori, thashë: "E di çfarë? A nuk është kjo një lloj si me Zotin, për të dhënë një shembull të përsosur?" Sepse shumë herë kështu është targetimi për ne. Jemi të ngopur gjatë gjithë kohës, argëtohemi çdo moment, në çdo ditë, por nëse konsumojmë gjëra që nuk kanë asnjë vlerë për shpirtin tonë, atëherë jemi të ngopur, por në të vërtetë të uritur.Mendoj se kjo është ajo që ndjejmë shumë herë kur ndjehemi të vetmuar, ose të shqetësuar, ose xhelozë, ose në dëshpërim. Të gjitha këto ndjenja të këqija janë si shenja shpirtërore. Ashtu si një stomak që të gërryen është shenjë fizike e urisë – se nuk po merrni atë që duhet të merrni – dhe ka edhe shenja shpirtërore si kjo, që ju tregojnë për një uri, se nuk po merrni atë që duhet të merrni.Zoti na krijoi me dëshira dhe nevojat të caktuara dhe nëse ato nuk po plotësohen, do të kemi simptoma. Pra mbani mend se çfarëdo shenje që ekziston për një nevojë që keni, Zoti e dinte për atë nevojë dhe ai tashmë e ofroi zgjidhjen. Para se personi të kishte etje, Zoti e mbushi tokën me ujë. Para se personi të kishte uri, Zoti e mbushi tokën me ushqim. Dhe para se personi i parë të ndihej i vetmuar, ose të kishte ndonjë lloj nevoje shpirtërore, Zoti ka siguruar atë që është aty për të.Pyetja është: A po e pini ujin që është i mirë, apo hani ushqimin që është i mirë për ju, dhe a po i drejtoheni burimit të vetëm që mund t'ju plotësojë nevojat tuaja shpirtërore? Sepse i gjithë ky argëtim thjesht do na mbushë me një grumbull të tërë asgjëje.Ku e merrni ushqimin tuaj? Çfarë bën që të ndihmojë ty? Çfarë lloj gjërash kemi sot që mund të duken argëtuese për një kohë, por në fakt po na vrasin si ai ushqimi i miqve? Mendoni pak.
Embed this episode
Ready to play
Me Cfare po e Ushqen Shpirtin Tend
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
No similar episodes found.
Similar Podcasts
No similar podcasts found.