EPISODE · Aug 12, 2026 · 2 MIN
Mëkati te Porta dhe Hiri te Kryqi — 5 Mësime nga Kaini dhe Abeli”
from Udha e Verteta dhe Jeta SHORTS - TruthFM Albania · host Altin Koci
SHORT VIDEO - 5 MËSIME NGA KAINI DHE ABELIZanafilla 4 Barinjtë e vjetër të maleve tona e dinë mirë: ujku nuk e sulmon kopenë kur bariu është zgjuar. Ai pret te gardhi, çastin e përgjumjes.Kështu e përshkruan Perëndia mëkatin te Kaini: «Mëkati po të rri te porta… por ti duhet ta sundosh.»Nga historia e Kainit dhe Abelit marrim pesë mësime që na duhen edhe sot.Së pari — kontrollo zemrën para se të kontrollosh ofertën.Kaini solli një ofertë. Abeli gjithashtu. Por Perëndia pa së pari njeriun, pastaj dhuratën.Pyetja e adhurimit nuk është vetëm: «A erdha në kishë?» Por: «Me çfarë zemre erdha?»Mund të këndosh fjalët e duhura ndërsa zemra jote është larg.Së dyti — trajtoje zemërimin dhe zilinë si alarm zjarri.Kur Perëndia pranoi Abelin, Kaini u zemërua dhe fytyra iu ngrys.Abeli ishte ende gjallë, por vrasja kishte filluar të rritej në zemrën e Kainit.Kur bekimi i vëllait tënd fillon të të shqetësojë, kujdes — bisha është te porta.Së treti — sundoje mëkatin sa është ende te porta.Perëndia e paralajmëroi Kainin para vrasjes. Kaini mund të ndalonte.Mëkati luftohet më lehtë te porta sesa pasi ka hyrë në shtëpi.Prandaj mos e ushqe mendimin e keq. Mos e përkëdhel zemërimin. Mos negocio me bishën te porta.Së katërti — kujdesu për vëllanë tënd.Pas vrasjes, Perëndia pyeti: «Ku është Abeli, vëllai yt?» Kaini u përgjigj: «A jam unë rojtari i vëllait tim?»Po ne? Vëllai që prej javësh nuk po vjen në mbledhje. Motra që po lufton në heshtje.Mos thuaj: «Dikush tjetër do të merret me të.» Galatasve 6:2 thotë: «Mbani barrët e njëri-tjetrit.»Së pesti — lëre gjakun që flet më mirë të flasë për ty.Perëndia i tha Kainit: «Zëri i gjakut të vëllait tënd më bërtet nga toka.»Gjaku i Abelit bërtiste për drejtësi. Por Hebrenjve 12:24 na tregon për një gjak tjetër: gjakun e Jezusit, që flet më mirë se ai i Abelit.Gjaku i Abelit thotë: «Është kryer një krim!» Gjaku i Krishtit thotë: «Është paguar çmimi!»PËRFUNDIMPrandaj, nëse ndërgjegjja jote bërtet për diçka që ke bërë, mos ik nga Perëndia si Kaini.Shko te kryqi.Sepse mëkati është te porta — por hiri është te kryqi.Dhe gjaku i Krishtit ende flet falje për mëkatarin që vjen me besim.
Embed this episode
Ready to play
Mëkati te Porta dhe Hiri te Kryqi — 5 Mësime nga Kaini dhe Abeli”
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
No similar episodes found.