EPISODE · Sep 7, 2026 · 2 MIN
NË ZJARR, POR NË DUART E PERËNDISË!
from Udha e Verteta dhe Jeta SHORTS - TruthFM Albania · host Altin Koci
Kur farkëtari punonte hekurin, e fuste në zjarr dhe e rrihte me çekiç — jo për ta shkatërruar, por për t'i dhënë formë. Nxehtësia dhe goditjet nuk ishin dënim; ishin mjeshtëri. Jakobi hyri te Labani si mashtrues i ri dhe do të dilte 20 VITE më vonë si njeri i formuar. Perëndia e vendosi te farkëtari i duhur. Nga Zanafilla 29Së Pari — Perëndia Na Formon Dhe Nga Gabimet Tona, Jo Vetëm Me Qortime. Jakobi E Mësoi Dhimbjen E Mashtrimit Duke U Mashtruar. Ndonjëherë Perëndia Na Lejon Të Përjetojmë Atë Që U Bëmë Të Tjerëve — Jo Për Hakmarrje, Por Për Të Parë Veten. Nëse Po Vuan Nga Diçka Që Edhe Ti Ia Ke Bërë Dikujt, Mos Ik Nga Mësimi: Pyet Çfarë Do Të Të Mësojë Perëndia Përmes Tij.Së dyti — thyej modelet familjare para se t'i kalosh. Diferencimi i Isakut dhe Rebekës kaloi te Jakobi, dhe do të kalojë te Jozefi. 20 vite dhimbje s'e ndaluan — vetëm përballja e vetëdijshme e ndalon. Cilat modele familjare të prindërve po i përsërit pa e kuptuar? Emërtoji, sillni para Perëndisë, dhe kërko ndihmë t'i thyesh.Së Treti — Beso Se Perëndia Të Sheh Edhe Kur Askush S'të Sheh. «Zoti Pa Që Lea Nuk Pëlqehej». Nëse Je I Papëlqyer Në Punë, I Lënë Jashtë Në Familje, I Harruar Nga Miqtë — Perëndia Të Sheh. Dhe Jo Vetëm Të Sheh: Ai Punon Në Jetën Tënde Pikërisht Atje Ku Bota S'shikon. Nga Lea E Padashur Doli Juda.Së Katërti — Mëso Ta Ndalosh Kërkimin E Dashurisë Që S'vjen. Lea kërkoi tri herë dashurinë e Jakobit përmes fëmijëve — dhe s'e mori. Te i katërti, ndryshoi: «kësaj here do të lavdëroj zotin». Nuk pushoi së jetuari; pushoi së luturi për diçka që nuk vinte, dhe u kthye nga ai që tashmë e donte. A ka ndonjë aprovim njerëzor për të cilin po vuan? Ndoshta është koha ta zhvendosësh vështrimin.Së Pesti — Dashuria E Bën Shërbimin Të Lehtë. Shtatë Vjet «Iu Dukën Pak Ditë Sepse E Donte». Kjo Është prova e dashurisë në çdo fushë: martesa, prindërimi, shërbesa në kishë. Nëse gjithçka ndihet si barrë e rëndë dhe llogari orësh, ndoshta problemi s'është puna — është dashuria që është ftohur. Kërko ta ri ndezësh atë, jo thjesht të shtosh disiplinë.Së Gjashti — Perëndia Punon Edhe Përmes Njerëzve Të Padrejtë. Labani ishte mashtrues, shfrytëzues, i pandershëm — dhe prapë Perëndia e përdori për të formuar Jakobin. Nëse ke sot një «Laban» në jetë — shef i padrejtë, i afërm shfrytëzues — mos e humb mësimin duke u fokusuar vetëm te padrejtësia e tij. Pyet: çfarë po formon Perëndia në mua përmes kësaj?
Embed this episode
Ready to play
NË ZJARR, POR NË DUART E PERËNDISË!
No transcript for this episode yet
Similar Episodes
No similar episodes found.
Similar Podcasts
No similar podcasts found.