Një Zemër e Mbushur me Fjalën (Psalmi 119:9-16) episode artwork

EPISODE · Apr 27, 2026 · 17 MIN

Një Zemër e Mbushur me Fjalën (Psalmi 119:9-16)

from Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania · host Truth FM

Një Zemër e Mbushur me Fjalën (Psalmi 119:9-16)Ndërsa neve lexuam këto vargje tek Libri i Shenjtë, vargu 9 na thotë: "Si mund ta mbajë të pastër rrugën e tij një i ri? Duke u përmbajtur Fjalës Sate.""Me gjithë zemrën time të kërkoj, mos më lër të largohem nga urdhërimet e Tua. Fjalën Tënde e kam fshehur në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër Teje. Lëvduar qofsh, o Zot! Më mëso statutet e Tua. Me buzët e mia shpall të gjitha vendimet e gojës Sate. Gëzohem në rrugën e dëshmive të Tua, si në gjithçka pasurie. Meditoj mbi porositë e Tua dhe shikoj rrugët e Tua. Kënaqem me statutet e Tua; nuk do ta harroj Fjalën Tënde."Konteksti i Psalmit 119Psalmi 119 është psalmi më i gjatë në Bibël. Ai ka 176 vargje dhe 22 strofa, sipas alfabetit hebraik. Pretendohet që Davidi e ka shkruar këtë psalm duke kërkuar që t’i mësonte edhe alfabetin hebraik të birit. Vargjet 9 deri në 16 (pasazhi që lexuam) është strofa e dytë ku poeti pyet: "Si mund të jetojë i shenjtë një njeri?" Sepse moshë e re është moshë më e vështirë ku ti ke plot energji, plot forcë, plot fuqi, plot potencial, po ndonjëherë është e vështirë t’i kontrollosh.Zoti përgjigjet dhe thotë: "Duke ruajtur Fjalën e Tij." Kjo nuk quhet thjesht të lexosh, por të kesh dashuri për Fjalën e Zotit.1. RUAJEVargu 11 na thotë: "Fjalën Tënde e kam fshehur." Po ku e kam fshehur? Në zemër. Fjala hebraike Zaphan do të thotë "e thesarizuar" ose "e fshehur si një thesar" që mbahet në një kasafortë ose në një vend të sigurt. Dhe ku ka më sigurt sesa vetvetja?Tek vargu 105 i po këtij psalmi na thuhet: "Fjala Jote është si një llambë për këmbët e mia." Fjala na udhëheq çdo ditë. Hapi i parë është ta ruash Fjalën e Tij në zemrën tënde. "Ruaje" nuk do të thotë thjesht ta mbash mend, do të thotë ta dashurosh dhe ta çmosh Fjalën.Ne i vlerësojmë këshillat e të vjetërve, por Fjala e Perëndisë ka akoma më shumë vlerë. Tek Psalmi 119:100 thuhet: "Unë jam më i zgjuar se të moshuarit sepse zbatoj Fjalën Tënde." Një mësues i urtë e ruan fjalën si thesar. Jezusi citoi shkrimin kur u tundua (Mateu 4:4,7,10). Ai e kishte bërë pjesë të vetes së Tij.2. KËRKOJETë kërkosh Fjalën e Perëndisë me gjithë zemër. Kjo nënkupton vendosmëri, jo kërkim të rastit, por kërkim me pasion. Jeremia 29:13 premton: "Do të më gjeni kur më kërkoni me gjithë zemrën tuaj." Lutja dhe Fjala shkojnë bashkë; të dyja hapin zemrën ndaj Zotit. Davidi lutet: "Mos më lër." Ai e di dobësinë e tij dhe mbështetet në hirin e Zotit.3. FSHEHEMbroje që të mos mëkatosh. Fjala e Zotit brenda zemrës krijon një filtër shpirtëror kundër mëkatit dhe gënjeshtrës. Ajo bëhet një mburojë. Jezusi tha: "Nëse qëndroni në Fjalën Time, jeni me të vërtetë dishepujt e Mi" (Gjoni 8:31). Para çdo vendimi, pyesim: "Çfarë thotë Zoti për këtë situatë?"4. MËSOHUMëso statutet e Tij. Psalmisti lutet: "Lëvduar qofsh o Zot, më mëso statutet e Tua." Ai e di se njohurinë e vërtetë e jep vetëm Zoti. 2 Timoteut 3:16-17 thotë se gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Zoti dhe i dobishëm për mësim, korrigjim dhe inkurajim. Studimi i Biblës nuk është detyrë fetare, por privilegj i fëmijëve të Perëndisë.5. SHPALLEZoti na kërkon ta shpallim Fjalën me buzët tona. Shpallja nënkupton të tregosh me gojë atë që ke mësuar, të dëshmosh dhe të mësosh të tjerët. Romakëve 10:17 thotë se besimi vjen nga dëgjimi. Kur flasim Fjalën e Zotit, ne jemi si "mikrofoni" i Tij. Nuk duhet të jesh teolog me master apo doktoraturë për të shpallur Fjalën; mjafton të tregosh atë që Zoti ka bërë në jetën tënde.6. GËZOHUPerëndia na udhëzon të gëzohemi në Fjalën e Tij më shumë se në çdo pasuri. Gëzimi shpirtëror është shenjë e shëndetit të zemrës. Tek Psalmi 1:2 thuhet: "Gëzimi i tij është ligji i Zotit." Kur Fjala bëhet gëzimi yt, asgjë tjetër nuk mund ta marrë vendin e saj. Psalmi 119:72 thotë: "Ligji i gojës Sate është më i vlefshëm për mua se mijëra monedha ari dhe argjendi."7. MEDITOTë meditosh do të thotë ta ripërsëritësh atë që ke mësuar dhe ta asimilosh, ashtu si kafsha që ripërtypet. Pas leximit të një vargu, bëj pyetjen: "Çfarë tregon ky varg për Zotin? Po për mua, çfarë më kërkon?"8. KËNAQUKënaqësia ndihmon kujtesën. Te Ligji i Përtërirë 6:6-9 thuhet: "Këto fjalë do t'i keni në zemër, do t'ua mësoni edhe fëmijëve." Nëse dëshiron të kesh sukses dhe begati, mos e harro Fjalën e Zotit.KonkluzionFjala e Zotit është thesari i zemrës suaj. Psalmi 119:9-16 na mëson 8 hapa konkretë për të jetuar me Fjalën. Kjo nuk është diçka e jashtme, por një marrëdhënie e brendshme me Zotin. Zemra jonë formohet nga ajo me të cilën e ushqejmë. Le ta ushqejmë me Fjalën e Perëndisë.Zoti ju bekofte!

Episode metadata supplied by the publisher feed · Published Apr 27, 2026

Embed this episode

NOW PLAYING

Një Zemër e Mbushur me Fjalën (Psalmi 119:9-16)

0:00 17:57

No transcript for this episode yet

We transcribe on demand. Request one and we'll notify you when it's ready — usually under 10 minutes.

No similar episodes found.

No similar podcasts found.

Frequently Asked Questions

How long is this episode of Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania?

This episode is 17 minutes long.

When was this Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania episode published?

This episode was published on April 27, 2026.

Can I download this Udha e Verteta dhe Jeta - TruthFM Albania episode?

Yes. Use the download control on the episode player to save the publisher-provided media file.
URL copied to clipboard!