PODCAST · society
ELEFANTI NË DHOMË
by A2 CNN
Një program bashkëkohor ku eksplorohet thelbi shpesh i padukshëm i realitetit përmes një drite të re. Nga Ervin Qafmolla, A2 CNN
-
100
ELEFANTI NË DHOMË #97 Besnik Sinani: Kalorësit e Apokalipsit – Ekstremizmi fetar i Perëndimit zyrtar
Besnik Sinani, studiues i Islamit, diskuton ringjalljen e ekstremizmit të dhunshëm fetar në Perëndim, duke theksuar se formimi rreth çështjeve të religjionit është bërë parakusht për kuptimin e përplasjeve gjeopolitike në botën e sotme. Sinani vë theksin te kolapsi i edukimit fetar ndër praktikisht të gjitha religjionet, diçka që e turbullon edhe më shumë situatën. Gjithashtu, ai shpjegon se përse terma si “Islamofobia” – si huazime nga retorika liberale – mund ta kenë humbur domethënien dhe validitetin në shthurjen e ballafaqimeve verbale të ditëve tona.Episodi #97 i ELEFANTI NË DHOMË shpërndahet i plotë ditën e diel, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
99
ELEFANTI NË DHOMË #96 Gilda Hoxha: Mobilizimi qytetar në Shqipëri mes frymëzimit dhe sabotimit
Gilda Hoxha,studiuese e lëvizjeve sociale dhe pedagoge e shkencave politike, analizonmobilizimin shoqëror në botë, duke e kundërpeshuar me aktivizimin qytetar nëShqipëri; me fokus te protestat civile dhe te kushtet që i mundësojnë osepengojnë ato. Episodi #96 iELEFANTI NË DHOMË shpërndahet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
98
ELEFANTI NË DHOMË #95 Dritan Egro: Historia e vërtetë e Tiranës
Dritan Egro, historian dhe pedagog i specializuar në periudhën osmane dhe autor i librave “Historia dhe Ideologjia” dhe “Tirana: Tri jetët e një qyteti”, argumenton se historia e Tiranës është shkruar gabim, ose jo plotësisht.Egro sjell prova të pranisë urbane në Tiranë shumë para vitit 1614, duke kundërshtuar narrativën tradicionale. Ai shpjegon konceptin e "tri jetëve" të qytetit, diskuton vijimësinë e popullsisë brenda rrethit të Tiranës përgjatë shekujve,dhe heton lidhjet historike dhe simbiotike të saj me qytetet fqinje. Po ashtu, Egro analizon se si ideologjitë komuniste dhe nacionaliste kanë ndikuar në historiografinë shqiptare dhe në mënyrën si është trajtuar periudha osmane eTiranës. Biseda prek edhe zgjedhjen e Tiranës si kryeqytet në 1920-1925 dhe nëse kjo ka qenë e pashmangshme nga perspektiva historike, si dhe rreziqet që paraqet zhvillimi i shpejtë urban për shtresat e kujtesës historike tëqytetit".Episodi #95 i ELEFANTI NË DHOMË shpërndahet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
97
ELEFANTI NË DHOMË #94 Artan Gjergji: Shtrëngata ekonomike mes fantazmave të Luftës III Botërore
Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare dhe të kapitalit, zbulon efektet domino që materializohen si pasojë e luftës në Iran, nga ekonomia globale deri në tregjet shqiptare.Përmes një analize shumëdimensionale, Gjergji paralajmëron se zinxhiri i gjatë i shkak-pasojave të kësaj krize gjeopolitike rrezikon të përplaset mbi ekonominë e prapambetur shqiptare, duke shkaktuar dëme që e prekin shoqërinë dhe zhvillimin e vendit deri në nivel themelor.Episodi #94 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
96
ELEFANTI NË DHOMË #93 Entela Koja-Spahivogli: Sulmi ndaj trashëgimisë së qendrës së Durrësit
Entela Koja-Spahivogli, urbaniste dhe aktiviste për mbrojtjen e trashëgimisë, kritikon projektin TID për transformimin e qendrës historike të Durrësit nga AADF, qeveria shqiptare dhe bashkia e qytetit. Ajo ngre shqetësime mbi mungesën eligjshmërisë në proces, keqkuptimet rreth arkitekturës dhe urbanistikës, si dhe një qasje që është e verbër ndaj vetë trashëgiminë që pretendohet të mbrohet. Episodi #93 i ELEFANTI NË DHOMË ndahet i plotë të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
95
ELEFANTI NË DHOMË #92 Ani Bajrami: Kultura bimore dhe rreziku ndaj identitetit shqiptar
Ani Bajrami,antropologe me fokus te mjedisi dhe biologjia, diskuton mbi kulturën bimore sinjë element që kontribuon në formësimin e identitetit kombëtar të një populli,duke marrë shkas nga studimet e saj mbi komunitetet arvanitase dhe arbëreshe.Episodi 92 i ELEFANTINË DHOMË publikohet i plotë [uncut] të dielën, ora 19:00, në YouTube, Spotifydhe Apple Podcasts.
-
94
ELEFANTI NË DHOMË #91 Alfred Aga: Krijimtaria në luftën kundër tumoreve (& agjërimi si parandalim)
Alfred Aga, mjek kirurg ORL dhe autor i punimeve shkencore në këtë fushë, flet për shkaqet dhe pasojat e sëmundjeve tumorale më të përhapura zonën e kokës dhe qafës, si dhe për zhvillimet e fundit në trajtimin e tyre. Ai ndalet te faktorët e rrezikut, duke shpjeguar mënyrën se si këta ndikojnë në transformimin qelizor dhe progresionin e sëmundjes. Po ashtu, Aga diskuton rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, rolin e kirurgjisë moderne minimale invazive, terapive të targetuara dhe të tjera, në rritjen e mbijetesës dhecilësisë së jetës së pacientëve. Në një segment tëveçantë, ai trajton edhe efektet e studiuara të agjërimit mbi metabolizmin qelizor, proceset inflamatore dhe mekanizmat e autofagjisë, duke analizuar në ç’masë literatura shkencore sugjeron një rol të mundshëm në parandalimin e proliferimit të qelizave tumorale.Episodi #91 i ELEFANTI NË DHOMË shpërndahet i plotë (uncut) në të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
93
ELEFANTI NË DHOMË #90 Avenir Peka: Rrjeti sekret i Epstein dhe pervertimi i Perëndimit
Eksperti i sigurisë Avenir Peka diskuton mbi nivelin e implikimit të sferave të pushtetit dhe të aktorëve të sigurisë globale në orgjitë dhe shthurjet kriminale të Jeffrey Epstein. Gjithashtu, ai e vrojton këtë zhvillim edhe në kontekstin më të gjerë të një bjerrjeje morale në shoqëritë Perëndimore.Episodi #90 i ELEFANTI NË DHOMË shpërndahet i plotë (uncut) në të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
92
ELEFANTI NË DHOMË #88 Wandrille Potez: Searching for Albania’s forgotten churches
French researcher and photographer Wandrille Potez explains how he discovered several abandoned Byzantine churches in Albania, discussing their historical and cultural significance as well as the possible future of these monuments.Elefanti në Dhomë është një program bashkëkohor, i cili funksionon si një shartim mes podkastit dhe një emisioni televiziv, ku eksplorohet thelbi shpesh i padukshëm i realitetit përmes një drite të re.Nga Ervin QafmollaÇdo të shtunë, ora 22:30
-
91
ELEFANTI NË DHOMË #88 Wandrille Potez: Në kërkim të kishave të harruara të Shqipërisë
Studiuesi dhe fotografi francez Wandrille Potez tregon sesi zbuloi disa kisha të braktisura bizantine në Shqipëri, përfshi për rëndësinë e tyre historike dhe kulturore, si edhe për të ardhmen e mundshme të këtyre monumenteve. Episodi #88 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
90
ELEFANTI NË DHOMË #87 Elian Stefa: Jeta si akt guximi midis nisjes dhe mbërritjes
Elian Stefa, kurator arti dhe arkitekt diskuton për reflektimin dhe krijimtarinë si antidotë kundër plakjes shpirtërore, duke e përkthyer pjekurinë në akt guximi dhe evoluimi për të çuar përpara ëndrrat dhe për të përmbushur aspiratat.Episodi #87 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
89
ELEFANTI NË DHOMË #87 Roden Hoxha: Ka edhe më keq...
Roden Hoxha, gazetar dhe jurist, analizon gremisjen e Shqipërisë drejt fundit të kazanit europian dhe ballkanas, ku pothuajse çdo sektor dhe tregues – nga mirëqenia, ekonomia, mjedisi, arsimi dhe shëndetësia, krimi i organizuar dhe çdo gjë tjetër që mund të vijë ndër mend – tregon dështimin e thellë të vendit.Gjithashtu, Hoxha flet edhe për korruptimin masiv të njerëzve, të cilët kanë përherë e më pak alternativa dhe një të ardhme shumë të turbullt, përballë kapjes së gjithçkaje nga besnikët e qeverisë & mafia.Episodi #87 iELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube,Spotify dhe Apple Podcasts.
-
88
ELEFANTI NË DHOMË #86 Ilir Kalemaj: Amerika e Re, Amerika e Vjetër dhe Rendi i Ri Botëror
Politologu dhepedagogu Ilir Kalemaj shpjegon sesi lëvizjet në dukje impulsive të Donald Trumpjanë pjesë e strategjive të vjetra dhe taktikave të përditësuara, të cilat nukjanë objekt i ndonjë ndryshimi të beftë, por që megjithatë po i japin formë asajqë disa e konsiderojnë një rend të ri botëror. Kalemaj hedh dritë edhe mbi efektet në këtë pjesëtë globit, duke parë brenda situatës në Shqipëri dhe Kosovë
-
87
ELEFANTI NË DHOMË #85 Arnen Sula: Arti si terapi kolektive për traumat e diktaturës
Aktivisti Arnen Sula diskuton shpërfilljen institucionale ndaj çështjes së të përndjekurve nga diktatura komuniste, si edhe angazhimin e tij personal në përçimin jo vetëm të tregimeve, por edhe të realiteteve që nuk përcillen dot me fjalë.ELEFANTI NË DHOMË #85 hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
86
ELEFANTI NË DHOMË #84 Kled Guza: Viti i Ri me “Nëna Parti”
Muzikanti (dheinxhinieri) Klejd Guza luan ‘live’ në ELEFANTI NË DHOMË disa prej kompozimevetë tij të spikatura, teksa reflekton mbi profesionin si inxhinier, jetën në mërgimsi edhe frymëzimin dhe krijimtarinë në Shqipërinë e kohëve tona.
-
85
ELEFANTI NË DHOMË #83 Ron Gjura: Rruga e mundimshme drejt përmbushjes dhe qejfit
Muzikanti dhe kompozitori Ron Gjura flet për zgjedhjet e ashpra mes pasioneve të kundërta, për sakrificat e egra në emër të artit, si dhe për arsyet se përse në Shqipëri ka pak muzikë të mirë.ELEFANTI NË DHOMË #83 hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
84
ELEFANTI NË DHOMË #82 Marenglen Kasmi: Tallja me partizanët dhe rehabilitimi i fashistëve shqiptarë
Historiani Marenglen Kasmi analizon shpërfilljen dhe baltosjen e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare si një mënyrë për të varrosur mëkatet e të parëve, por dhesi orvatje e fshehtë për të rehabilituar dhe normalizuar fashizmin dhe nazizmin.Episodi #82 iELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00, në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
83
ELEFANTI NË DHOMË #81 Kristiana Storlie: Gratë që udhëheqin kisha & paradoksi i krishtërimit zionist
Kristiana Storlie, bashkëdrejtuese e një kishe ungjillore në Korçë, flet për rolin egrave në drejtimin e shërbesave dhe mësimdhënien fetare në krishtërim. Gjithashtu, ajo analizon “krishtërimin zionist” duke hedhur dritë mbi keqkuptimet themelore që i shtyjnë disa besimtarë drejt këtij gabimi dogmatik. Duke vënë theksin te detyrat e të krishterëve shqiptarë, ajo thekson vëmendjen ndaj padrejtësive sociale, pabarazisë dhe kujdesin ndaj të pambrojturve.Episodi #81 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
82
ELEFANTI NË DHOMË #80 Levjo Çibuku: Dashuria që të rrit dhe thikat që të mprehin
Levjo Çibuku, kuzhinier, inxhinier informatike, bukëpjekës dhe mjeshtër i mprehjes japoneze (Togishi - 研ぎ師) tregon një aventurë unike dashurie, ku besimi dhe vetëmohimi janë udhëshënuesët e arritjeve të vogla dhe atyre të mëdha.Episodi 80 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën ora 18:30, në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
81
ELEFANTI NË DHOMË #79: Justinian Topulli: Selefizmi, Sufizmi dhe kapja e Komunitetit Mysliman
Elefanti në Dhomë është një program bashkëkohor, i cili funksionon si një shartim mes podkastit dhe një emisioni televiziv, ku eksplorohet thelbi shpesh i padukshëm i realitetit përmes një drite të re.Nga Ervin QafmollaÇdo të shtunë, ora 22:30Hoxhë Justinian Topulli, teolog dhe sociolog, shpjegon dallimet, ndasitë dhe përplasjet teologjike brenda Islamit. Ai gjithashtu, hedh dritë mbi situatën në vend dhe bunkerin alegorik të institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.Episodi #79 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts, të dielën ora 19:00.
-
80
ELEFANTI NË DHOMË #78: Sofokli Cali: Aventura e një barmani në garë për çmimin e parë
Sofokli Cali, sipërmarrës, barman dhe mjeshtër i koktejeve, shpjegon përmblimet e mëdha dhe të paparashikueshme që sjellin pasioni dhe guximi për të ëndërruar pa ndalim.Episodi 78 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00, në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
79
ELEFANTI NË DHOMË #77 Redin Muçaj: Çfarë fshihet pas ndalimit të monopatinave elektrike?
Redin Muçaj, sipërmarrës në sektorin e mikromobilitetit (ku bëjnë pjesë edhe monopatinat elektrike), flet për paligjshmërinë e vendimit për ndalimin dhe bllokimin e këtyre mjeteve të transportit, si edhe për hapat që mund të ndërmerren për ta përmirësuar këtë sektor.Gjatë bisedës analizohen edhe masa të tjera që duket sikur synojnë pengimin e transportit elektrik në favor të mjeteve me djegie të brendshme dhe të industrisë së karburanteve.Episodi #77 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë (uncut) të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
78
ELEFANTI NË DHOMË #76 Aredi Sado: Investimet si bixhoz dhe narkomanët e adrenalinës
Aredi Sado, konsulent biznesi veteran, flet për praktikat e prapambetura të shumë sipërmarrësve shqiptarë, që të nxitur nga 'ethet e bixhozit', edhe vendime jetike i marrin me instinkt në vend të një analize normale.Gjithashtu, Sado diskuton edhe strukturën e ekonomisë shqiptare, e cila po shkon drejt një varësie thuajse të plotë ndaj turizmit.Episodi #76 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë të dielën, ora 19:00 në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts.
-
77
ELEFANTI NË DHOMË #75 Dhimitër Qosja: Besimi në Veprim – Përtej Lutjes dhe Ritualeve
Teologu orthodoks Dhimitër Qosja, pedagog në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, flet për rolin e besimtarëve si ndryshues dhe përmirësues të botës – diçka që shkon përtej lutjeve dhe ritualeve fetare, duke e shpalosur besimin si një frymë e gjallë në sferën tokësore.Gjithashtu, ai reflekton mbi padrejtësitë në botë dhe humbjen e kuptimit të dimensionit hyjnor-njerëzor si pasojë e lakmisë dhe shpërfilljes së shpirtërores nga disa prej ideologjive në fuqi. E megjithatë – vëren Qosja – këto nuk arritën të krijojnë asnjë parajsë artificiale, pavarësisht predikimeve të dishepujve të materializmit.
-
76
ELEFANTI NË DHOMË #74 Redi Muçi: Lëvizja Bashkë hyri në Kuvendin e Shqipërisë. Po tani?
Redi Muçi, deputet për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë nga Lëvizja Bashkë, flet për synimet, pritshmëritë, abuzimet në inforimin publik dhe vijat e kuqe të aktivitetit parlamentar dhe aktivizmit qytetar.Episodi #74 i ELEFANTI NË DHOMË hidhet i plotë në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts, të dielën, ora 19:00.
-
75
ELEFANTI NË DHOMË #73 Ervin Koçi: Kolapsi moral i shoqërisë civile shqiptare
Gazetari Ervin Koçi analizon dorëzimin e shoqërisë shqiptare përballë të keqes dhe humbjen e besimit dhe fuqisë reaguese, që nga shoqëria civile si koncept më i gjerë qytetar e deri te veprimtaria dhe demokracia e brendshme e OJQ-ve
-
74
ELEFANTI NË DHOMË #72 Doan Dani: Shpikja e identitetit të shqiptarit modern
Imagjinata rreth Historisë së Shqipërisë dhe ndjekja e miteve në vend të fakteve qëndron në thelb të kësaj bisede me Doan Danin, historian, autor dhe kërkues shkencor në Universitetin e Montrealit. Dani shpjegon sesi ideologjia dhe impulset nacionaliste kanë shpikur një histori të romantizuar të shqiptarëve, duke sakrifikuar të vërtetën për hir të dëshirave.
-
73
ELEFANTI NË DHOMË #71 Shkodra Elektronike: Zjarri krijues i një ëndrre muzikore
Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji flasin për gërshetimin e muzave krijuese, për projektet e reja në horizont, për vendosmërinë, modestinë dhe sakrificën në përmbushjen e një qëllimi artistik, si edhe për guximin e domosdoshëm që brezat e rinj të muzikantëve shqiptarë duhet të kenë nëse duan që jetën e tyre t’ia përkushtojnë muzikës.
-
72
ELEFANTI NË DHOMË #70 Ditmir Bushati: Shqipëria e Ëndrrave Tona
Ditmir Bushati, politikan dhe ekspert me përvojë shumëdimensionale në diplomaci dhe në integrimin europian, gjithashtu, ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, diskuton mbi anomalitë dhe rreziqet rreth politikëbërjes së vendit si dhe për hapat e domosdoshëm drejt një të ardhmeje, në mos ideale, të paktën normale dhe të dinjitetshme.
-
71
ELEFANTI NË DHOMË #69 Silvio Gonzato: Në Kërkim të Europës
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, flet për idealet që mbajnë gjallë projektin europian në një botë që ndryshon me shpejtësi, si edhe për rrugën sfiduese të Shqipërisë drejt anëtarësimit — nga domosdoshmëria e pashmangshme e Reformës në Drejtësi te nevoja për më shumë progres dhe llogaridhënie.
-
70
ELEFANTI NË DHOMË #68: Drini Imami: Spiralja e gremisjes së bujqësisë dhe prodhimit
Drini Imami, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe ekspert i ekonomisë dhe i zhvillimit rural, paralajmëron për rrugën drejt tatëpjetës që kanë marrë fshati shqiptar dhe prodhimi vendas – diçka që shoqërohet edhe me rreziqe serioze rreth sigurimit të ushqimit dhe shëndetit publik në Shqipëri.
-
69
ELEFANTI NË DHOMË #67 Neritan Sejamini: Revolucioni i kriminelëve shqiptarë në biznesin e kokainës
Neritan Sejamini, analist i politikave publike dhe autor i emisionit "Thjesht" në A2 CNN, shpjegon ngritjen dhe fuqinë ndërkombëtare të strukturave kriminale shqiptare, teksa paralajmëron për pushtimin e vendit nga pushteti i kokainës.
-
68
ELEFANTI NË DHOMË #66 Olindo Shehu: Cilësitë dhe gabimet që përcaktojnë një lider
Olindo Shehu, Zëvendës CEO i Deloitte për Europën Qendrore flet për cilësitë, zgjedhjet e vështira dhe vendimet e guximshme që përcaktojnë rrugën e një udhëheqësi.Gjithashtu, ai vë në dukje edhe disa nga gabimet dhe mëkatet më të mëdha të cilat e pengojnë një drejtues që të bëhet lider i vërtetë.Elefanti në Dhomë është një program bashkëkohor, i cili funksionon si një shartim mes podkastit dhe një emisioni televiziv, ku eksplorohet thelbi shpesh i padukshëm i realitetit përmes një drite të re.Nga Ervin QafmollaÇdo të shtunë, ora 22:30Web: https://www.a2cnn.comApp: https://www.a2cnn.com/appFacebook: / a2cnnInstagram: / a2cnnTwitter: / a2_news#ErvinQafmolla #ElefantineDhome #A2CNN #Shqipëri
-
67
ELEFANTI NË DHOMË #63 Vincenzo Giannattasio: Rastësia që e bëri shqiptar & vokacionet që na zgjedhin
Vincenzo Giannattasio, strategjist i dizajnit, ekspert marketingu dhe DJ – i njohur në rrethet intelektuale-alternative të Tiranës me emrin e luftës "Truman" – tregon sesi u bë qytetar i Tiranës prej 15 vjetësh dhe praktikisht gjysmë-shqiptar.
-
66
ELEFANTI NË DHOMË #64 Ervin Goci: Gabimet e partive të reja dhe rizgjimi i shoqërisë civile
Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci reflekton mbi arsyet dhe pasojat e fitores së madhe të Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare, për rolin e shoqërisë civile shqiptare, e cila duket sikur më së shumti e ka humbur busullën, si dhe për të nesërmen jetike të partive të reja.
-
65
ELEFANTI NË DHOMË #62 Kreshnik Merxhani: Arkitektura e dinjitetit, arnat e fshehta të trashëgimisë
Arkitekti dhe studiuesi i trashëgimisë Kreshnik Merxhani flet për dinjitetin e arkitekturës, për rëndësinë e trashëgimisë në identitetin kombëtar, si edhe për eklipsimin e traditës së vërtetë nga fetishizimet romantike nacionaliste.
-
64
ELEFANTI NË DHOMË #65 Neli Demi: Dhimbja e burrave, kriza e mashkullit modern
Psikoterapisti Neli Demi flet për shëndetin mendor të burrave, për vuajtjet e tyre të heshtura dhe pasojat serioze të mosballafaqimit me dhimbjen.Në një realitet që përherë e më shumë largohet nga tradita për të përqafuar progresin dhe teknologjinë, Demi eksploron edhe problemet dramatike që bota moderne shkakton për mendjen e njeriut që e gjen veten larg e më larg natyrës.
-
63
ELEFANTI NË DHOMË #62 Kreshnik Merxhani: Arkitektura e dinjitetit, arnat e fshehta të trashëgimisë
Arkitekti dhe studiuesi i trashëgimisë Kreshnik Merxhani flet për dinjitetin e arkitekturës, për rëndësinë e trashëgimisë në identitetin kombëtar, si edhe për eklipsimin e traditës së vërtetë nga fetishizimet romantike nacionaliste.
-
62
ELEFANTI NË DHOMË #61 Rael Hoxha: Aktivizmi artistik si akt rezistence ndaj çmendurisë së botës
Rael Hoxha, muzikant dhe poet, diskuton për lirinë nga prangat e padukshme, për hipnotizimin e masave nga teknologjia e informacionit, për krijimtarinë dhe aktivizmin artistik.
-
61
ELEFANTI NË DHOMË #60 Saimir Ismaili: Sufizmi në Shqipëri dhe leximet e gabuara mes myslimanëve
Imam Saimir Ismaili, Drejtor i Trashëgimisë i Institutit Konak, diskuton mbi historinë e tarikateve në Shqipëri, formulimin e traditës së këtyre vëllazërive shpirtërore brenda Islamit, si edhe keqkuptimet dhe shthurjet e kohëve tona.ELEFANTI NË DHOMË #60 hidhet në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts të dielën në orën 17:00.
-
60
ELEFANTI NË DHOMË #59 Bora Mema: Punëtorët e shkelur dhe busulla ideologjike e Zgjedhjeve 2025
Të drejtat e nëpërkëmbura të punëtorëve, kolapsi i institucioneve që supozohet të garantojnë mirëqenie dhe dinjitet për të punësuarit në Shqipëri, si dhe busulla e orientimit të politikave të drejta për vendin, janë temat kryesore të diskutimit me Bora Mema, sindikaliste, studiuese dhe kandidate për deputet qe Lëvizjes Bashkë, në ELEFANTI NË DHOMË #59.
-
59
ELEFANTI NË DHOMË #58 Ndue Fufi: Përpjekja e ish Komandantit të Spaçit për njerëzillëk në diktaturë
Ndue Fufi, dikur zëvendëskomandant i burgut famëkeq të Spaçit, si edhe drejtues në një sërë pozitash në riedukim dhe polici gjatë regjimit komunist, tregon përpjekjet e vogla dhe sakrificat e rrezikshme të një funksionari për t'i trajtuar të tjerët njerëzisht dhe për të mbajtur gjallë njeriun brenda vetes gjatë diktaturës brutale.
-
58
ELEFANTI NË DHOMË #57 Elton Hatibi: Propaganda e helmuar komuniste kundër fesë në Shqipëri
Studiuesi Elton Hatibi shpalos domethëniet e ekspozitës "Ikonat e Opiumit", ku pasqyrohet në mënyrë analitike, propaganda e regjimit komunist në Shqipëri kundër besimit dhe fesë.
-
57
ELEFANTI NË DHOMË #56 Labinot Gjini: Kriza politike e Kosovës, nevoja jetike për bashkim kombëtar
ELEFANTI NË DHOMË #56 trajton krizën paszgjedhore kosovare, ngërçin e numrave për formimin e qeverisë së re dhe rikompozimin e skenës politike.Labinot Gjini, Anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, diskuton sfidat e vendit përballë Serbisë, aleatëve perëndimorë dhe vetësabotimeve të vetë politikanëve kosovarë.Gjithashtu, ai vë theksin te domosdoshmëria e një reforme gjithëpërfshirëse të realitetit partiak në Kosovë, duke filluar nga ligji zgjedhor dhe filozofia e funksionimit të forcave politike.
-
56
ELEFANTI NË DHOMË #55 Armanda Hysa: Shkatërrimi i pazareve dhe zhdukja e trashëgimisë kulturore
ELEFANTI NË DHOMË #55 Armanda Hysa: Shkatërrimi i pazareve dhe zhdukja e trashëgimisë kulturore
-
55
ELEFANTI NË DHOMË #54 Blerta Kambo: Arratisja drejt vetes dhe përpjekja për art dhe liri
Artistja, fotografja Blerta Kambo diskuton në ELEFANTI NË DHOMË #54 mbi shtysën për arratisje, si një gravitet drejt rigjetjes së vetes në itinerarin Tiranë-Londër-Tiranë; mbi vështirësitë materiale të artistëve sot dhe format gati të pavërejtshme sesi mendësitë patriarkale dominojnë hapësirën dhe lëvizjen e shoqërisë.
-
54
ELEFANTI NË DHOMË #53 Marin Gjollma: Pranvera e Shenjtë, e bukura dhe skandali i muzikës klasike
ELEFANTI NË DHOMË #53 Marin Gjollma: Pranvera e Shenjtë, e bukura dhe skandali i muzikës klasike
-
53
ELEFANTI NË DHOMË #52 Bekim Shehu: Shqipëria në Epokën e Podkasteve
Eksperti i komunikimit Bekim Shehu është udhërrëfyesi elokuent në eksplorimin e territorit abstrakt dhe shumëdimensional të podkasteve dhe të shndërrimit të individit në një agjenci mediatike, ku vullneti personal luhatet mes zgjedhjes së lirë dhe iluzionit të lirisë.Elefanti në Dhomë është një program bashkëkohor, i cili funksionon si një shartim mes podkastit dhe një emisioni televiziv, ku eksplorohet thelbi shpesh i padukshëm i realitetit përmes një drite të re.Nga Ervin QafmollaÇdo të shtunë, ora 22:30Web: https://www.a2cnn.comApp: https://www.a2cnn.com/appFacebook: / a2cnnInstagram: / a2cnnTwitter: / a2_news#ErvinQafmolla #ElefantineDhome #A2CNN #Shqipëri
-
52
ELEFANTI NË DHOMË #51 Vladimir Dushniku: Kryengritja e pensionistëve kundër Edi Ramës
ELEFANTI NË DHOMË #51 Vladimir Dushniku: Kryengritja e pensionistëve kundër Edi Ramës
-
51
ELEFANTI NË DHOMË #50 Ad Disha: Misioni i DJ-it në egërsinë e Shqipërisë
Ad Disha, DJ veteran dhe promotor në skenën e muzikës elektronike, flet në ELEFANTI NË DHOMË #50 për zanafillat e këtij profesioni në Shqipëri, evoluimin e muzikës elektronike dhe sfidat e ditëve tona, kur egërsia hera-herës duket sikur mbizotëron mbi të bukurën.
We're indexing this podcast's transcripts for the first time — this can take a minute or two. We'll show results as soon as they're ready.
No matches for "" in this podcast's transcripts.
No topics indexed yet for this podcast.
Loading reviews...
Loading similar podcasts...