PODCAST · technology
Terminal (URBAN FM)
by URBAN FM
Terminal Podcast eshte prodhim i Radio Urban FM dhe Innovation Centre Kosovo me qellim te promovimit te sektorit te Teknologjisë se Informacionit dhe Komunikimit (TIK), bizneseve startup, ndërmarrësisë, rolit te diasporës, profesionet ne sektorin e TIK, promovimi i tregimeve te suksesshme te kompanive dhe individeve, orientim ne karriere dhe tema sepecifike nga fusha e STEM (Science, Technology, Engineering and Mathematics).Ky podcast transmetohet live çdo të mërkurë nga ora 11:00 deri në 12:00 në Urban FM 103.5 dhe 105.5 FM. Gjithashtu, mund ta gjeni në të gjitha platformat e Urban FM online.
-
38
Dr. Ismail Elezi - #37
© & ℗ URBAN FM. All Rights Reserved
-
37
Visar Dobroshi - #36
Visar Dobroshi vjen në episodin më te ri te Podcast Terminal. Një ndër personazhet më te respektuara të fushes së biznesit dhe konsulencës në Kosovë. Rrugëtimi i tij ështe plot tregime në etapa te ndryshme!
-
36
Linda Shala - #36
Me kenaqësi te madhe ju prezantojme personazhin e rradhës në Podcast Terminal! Na vjen zonja Linda Shala, e cila mbi supet e veta barte dekada pune, angazhim, suksese, deshtime. Nga fillimet e para në biznes, si nj ndërmarrëse prej "zorit", burgosja e babait nga okupatorët, tek industria e modes, zhvillimi i saj si nje ndër ndermarrëset më te suksesshme në Kosove, tek basketbolli, Trepça, Ulqini e Shtoji, Linda na tregon gjithçka! Nje grua qe ka frymezuar, dhe vazhdon te frymezoje nje generate te terë!
-
35
Agron Demi - #35
Agron Demi, udheheqesi i ri i Balkan Green Foundation, vjen ne Podcast Terminal.Në episodin 5 te sezonit te trete, i cili transmetohet sonte (e marte), nga ora 21:00, eksluzivisht ne 103.5 dhe 105.5 FM, z. Demi flet për veprimtarine e tij me Institutin GAP për afer 15 vite, dhe vizionin e tij për një Prishtinë e Kosove të gjelbër, nëpërmjet Balkan Green Foundation.
-
34
Teuta Sahatqija - #34
Ish-Ambasadorja e Kosovës në New York, dhe ndër gratë e para inxhiniere nga Kosova, znj. Teuta Sahatqija, është personazhi i radhës në Podcast Terminal. Znj. Sahatqija ka përvojë në programim që nga viti 1983, ndërsa kontributi i saj në sektorin publik dhe privat është shumë i çmuar. Në Podcast Terminal znj. Sahatqija i "hapë arkivat" dhe ndanë me ne rrëfime interesante dhe shumë frymëzuese, të padëgjuara më parë. Podcast Terminal është një bashkëprodhim i Radio Urban FM dhe Innovation Centre Kosovo. Sezoni 3 i këtij podcasti mbështetet nga Tive Inc, pbc dhe Shkolla Digjitale. 103.5 105.5
-
33
Milaim Rushiti - #33
Mësimdhënësi nga Shtimja i cili e dhuroi tokën e trashëguar nga prindërit, për ndërtimin e Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar të parë të Kosovës, Milaim Rushiti, do të jetë personazh i episodit 33 të Podcast Terminal, nga ICK dhe Radio Urban FM. z. Rushiti, i cili poashtu e udhëheqë Klubin e Astronomisë Astronomy Outreach of Kosovo, së bashku me Pranvera Hysenin e shumë të tjerë, ka vite që mirren aktivitete të shumta në astronomi dhe vrojtim të gjithësisë. Kontributi i tyre në këtë fushë, është i jashtëzakonshëm. Observatorit dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës, u hap në Qershor të këtij viti, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
-
32
Blin Zeqiri - #32
Në episodin i 2 i sezonës së 3 të Podcast Terminal po ju sjellim Blin Zeqirin nga Art House, DocMan, Paketos, i cili së fundmi është zgjedhur edhe President i Bordit të Odës Ekonomike Amerikane, @amchamkosovo. Jeta studentore në Angli, fillimet me Art House, familja, dështimet dhe mësimet jetësore, deri tek sukseset pas një pune të pandërprerë. Sezoni 3 i Podcast-it Terminal mbështetet nga @tiveinc, @pbc_kosove dhe @shkolladigjitaleofficial.
-
31
Krenar Komoni - #31
Podcast Terminal rikthehet sonte fuqishëm me sezonin e tretë, eksluzivisht në Radio Urban Fm, si bashkëprodhim me Innovation Centre Kosovo (ICK). Në episodin hapës të sezonit më të ri, kemi kënaqësinë t'ju prezantojmë z. Krenar Komoni, themelues dhe CEO i kompanisë Tive, ndër kompanitë më të suksesshme të shqiptarëve nga diaspora, me një rritje jashtëzakonisht të shpejt.z. Komoni e ka filluar kompaninë më 2015, e cila sot ka vlerë mbi 300 milion euro, dhe punëson mbi 200 persona, 86 nga të cilët në zyren e tyre në Prishtinë.Një rrugëtim jo i lehtë, plot sfida, por edhe suksese. Të gjitha do të shpalosen sonte nga ora 21:00, në 103.5 & 105.5 fm dhe online në radiourban.fmSezoni 3 i #Podcast Terminal mbështetet nga Tive, pbc dhe Shkolla Digjitale
-
30
Gazmend Selmani - #30
Shërbimet elektronike dhe e ardhmja digjitale e Kosovës, episodi me z. Gazment Selmani, themelues i PCB Group. https://www.radiourban.fm
-
29
Yll Dushi - #29
OneFor ofron përvojën krejtësisht digjitale të shërbimeve financiare në OneFor app. Llogaria OneFor ofrohet falas bashkë me IBAN evropian dhe kartelë virtuale Mastercard. Një produkt dhe biznes "Made in Kosova" me kapital vendor dhe nga diaspora. OneFor synon revolucionizimin e industrisë financiare, për një të ardhme digjitale gjithëpërfshirëse! https://radiourban.fm/
-
28
Dea Luma - #28
Dea jeton mes Tokios e Prishtinës, dhe vepron në shkencën e neuroarkitekturës. Së fundmi, Dea ka themeluar "Synthèse Design Lab" dhe është e angazhuar për ta avancuar tutje angazhimin e saj shkencor.https://radiourban.fm/
-
27
Shpend Ahmeti - #27
TMS (Talent Management Services) është kompani e konsulencës e specializuar në Përmirësimin e Proceseve të Biznesit, të dhëna & Analiza, dhe këshilla për Kapitalin Njerëzor. Duke qenë të ekspozuar në projekte me industritë më të mëdha në vend, TMS kanë ndërtuar “Data4x”, për të mundësuar qasje në të dhëna të strukturuara si dhe interpretim e analiza për vendimmarrje të informuar. Data4X përmban të dhëna për ekonominë, trendet në industri, dhe treguesit kryesor mbi performancën e bizneseve.
-
26
Nikki Murseli - #26
Nikki Murseli dhe ekipi i DyVo bëjnë reciklimin e mbetjeve të plastikës, me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe dizajnimit e prodhimit të produkteve për tregun vendor dhe ndërkombëtar. Me mbetjet plastike, DyVo prodhuan edhe medaljet për garën "Prishtina Trail" të mbajtur në Parkun e Gërmisë. Tregimi i tyre është mjaft interesant dhe frymëzues. DyVo janë biznes startup, pjesë e komunitetit të Innovation Centre Kosovo. https://radiourban.fm/
-
25
Karsten Klapp - #25
Karsten Klapp, born in Germany, has decided together with his wife to move to and live in Kosova and open a business. They have started GoBeyond with a vision to create a sustainable product to serve Kosovo and the Western Balkans. GoBeyond has started to build a research center for sustainable production of high-quality insect protein in Kosovo. The GoBeyond team are part of the ICK's community and its business incubator, who've started experimenting on insect protein as a new agricultural branch for the region and tackling the growing protein dilemma: in 2030 already, globally 60.000.000 tons of protein will be missing annually as human food. https://radiourban.fm/
-
24
Benjamin Kolenovic, Ardita Gjergjeku, Alban Kastrati - #24
Në episodin 24 të Podcast Terminal diskutojmë për trendet e marketingut për vitin 2024. Me të ftuarit Alban Kastrati (Republika), Ardita Gjergjeku (Tatamata) dhe Benjamin Kolenovic (Growzillas) sjellim shumë informata për marketingun digjital, atë tradicional, videot, përmbajtjen, veglat dhe Inteligjenca Artificiale, kampanjat e marketingut, orientimi i shpenzimeve, industrinë kreative në Kosovë etj. Flasim edhe për edicionin e ri të Sunny Hill Festival, Dua Lipën dhe imazhin e Kosovës e Prishtinës në botë.
-
23
Linda Baleta - #23
Linda Baleta, e lindur në Tiranë, e cila për 23 vite jeton në Prishtinë, njihet në komunitet si një ndër ekspertet më të çmuara për komunikim, gazetari, aftësi të buta dhe është e angazhuar në shumë programe vendore e ndërkombëtare.Puna e saj e parë ishte radio (Tirana), dhe me shumë zell shpalosë gjithçka nga rrugëtimi i saj në radion tonë (Urban Fm), në episodin 23 të Podcast Terminal.
-
22
Artan Korenica - #22
Web: https://radiourban.fm/
-
21
Visar Geci - #21
Visari është kthyer nga Austria dhe më 2006 ka hapur fitnesin e parë modern në Kosovë (GYM24/7). I angazhuar në shumë projekte të urbanizmit dhe arkitekturës, Visari ka dhënë kontribut të çmuar në fushën e tij. Me Visarin flasim edhe për jetën jashtë Kosovës, çka duhet të kenë paraysh të rinjtë që planifikojnë të udhëtojnë/punojnë pas liberalizimit të vizave.Web: radiourban.fm
-
20
Zana Tabaku - #20
Zana Tabaku është njëra ndër themelueset e para grua të kompanive të sektorit të TIK në Kosovë. Një rrugëtim jo i lehtë, me sfida, por edhe arritje në vend dhe arenën ndërkombëtare. Appdec është ndër kompanitë e para që ka ofruar produkte dhe shërbime softverike. Në episodin 20 të Podcast Terminal Zana e shpalosë rrugëtimin disa vjeqar të saj dhe ekipit që e udhëheqë Web: www.radiourban.fm
-
19
Ridvan Aliu - #19
Me 2013 Ridvani ishte nismetar i "The Hour of Code" ne Kosove, e cila u zbatua ne tri komuna. Kosova ka qene vendi i pare ne rajon, ku femijet kane pas mundesi me shiju ate pervoje.Ridvani ka jetuar ne USA (Florida) 25 vite dhe ka vendose qe perfundimisht te kthehet ne vendlindje. Ne Gjilan ka hapur qender te trajnimeve per programim dhe AI. Po ne Gjilan ka ekipe te zhvilluesve dhe inxhiniereve, te cilet zhvillojne produkte dhe ofrojne sherbime per tregun amerikan.Web: radiourban.fm
-
18
Armend Skeja - #18
Armend Skeja ka fillu me programim në vitin 1986 dhe e ka rrite dhe shite një prej kompanive të para dhe më të mëdha të ICT-së në vend - Pronet. Pionier i zhvillimit softverik, rrjetave dhe digjitalizimit të bizneseve dhe shërbimeve publike. Çka e bon edhe ma interesant tregimin e Armendit, është që ndërkohë ka hy edhe në agrobiznes. Pas një investimi të madh në pemtari, e kanë pa që ju duhet edhe plehu organik. Në vend se me importu, e ka nisë edhe fabrikën e plehur organik (të prodhuar nga glasat e pulave) - sot ndër fabrikat më të mëdha në Europë - Made in Kosova. Ndërkohë me bashkëshorten e kanë hapë restoranin "Thana" - një tjetër super tregim dhe shumë koncept i veçantë. Flasim edhe për bizneset startup, rininë, vizionin e tij për zhvillimin e Kosovës, rolin e shtetit në përkrahjen e bizneseve, e shumë çka tjetër. Web: radiourban.fm
-
17
Ali Alijaj & Brikena Gashi (Vidasus) - #17
"Ai djali nga Nivokazi që fliste nga banaku në München… Para disa vitesh qëllova në München mes miqsh e dashamirësh me rastin e hapjes së një restoranti me pronar shqiptar. Pasi kaluam disa orë në një atmosferë të mrekullueshme, Aliu – më saktë Ax Alijaj – një shqiptar me pamje markante, i cili përgatiste pije me shkathtësinë e një barmeni të famshëm, nisi të tregojë për jetën e tij. Dhe për një ëndërr të madhe. Aliu thoshte se një ditë dëshiron të kthehet në Kosovë, në alpet shqiptare, dhe të mbledhë erëza dhe prej tyre të prodhojë një pije të veçantë, të ngjashme me Jägermeisterin gjerman apo Pelinkovacin kroat. Në atë mbrëmje m’u duk sikur disa nuk e merrnin seriozisht se çfarë thoshte, ne që e dëgjonim me kureshtje ishim gjithsesi pakicë. Ndërkohë kanë ndodhur disa zhvillime. Aliu është kthyer në Nivokaz. Ka hapur distilerinë “Vidasus”. Jägermeisterit kosovar ia ka vënë emrin “Dashni me brina”. Gin-in e prodhuar në Nivokaz e ka futur në treg me emrin e bukur “Dukagin” (pa “j”). Likerin prej lajthie e ka quajtur “Zanë”. Likerin prej arrës konsumuesit e njohin me emrin “Andrra”. Rakinë e mollës e ka pagëzuar shkurt e shqip: “Loçka”. Një ditë dizajnerja e grafikës Brikena Gashi i tregoi Aliut historinë e saj: Babai i Brikenës ka rënë duke luftuar për lirinë e Kosovës, gjyshi i Brikenës ka ndërruar jetë vite më parë. “Çfarë të bëjmë me vreshtat?”, pak a shumë kështu e pyeti Brikena - Aliun. “E bëjmë një brend rakie”, u përgjigj Aliu. Shkoi i vizitoi vreshtat, e pa potencialin dhe produktit të ri ia vuri emrin “Syrrush”. Po të mos merrej me distilim të pijeve, Aliu do të ishte poet i mirë. Kush e ka pasur kënaqësinë ta takojë, është mrekulluar me talentin e tij të kuvendarit, me formulimet e tij të bukura, me rrëfimet që e ringjallin atmosferën e dekadave të kaluara në fshatin Nivokaz. Likeri “Dashni me brina” përmban 101 erëza të alpeve shqiptare. Këto erëza i mbledhin punëtorët e Aliut, mes tyre shumë gra të zellshme të fshatit. Ai djali nga Nivokazi që dikur fliste nga banaku në München është kthyer në Kosovë, ka hapur vende të punës dhe tani me produkte origjinale nga Kosova po depërton në tregun e Zvicrës. Kjo është një nga ato historitë mahnitëse ku ndërlidhet përvoja perëndimore me të mirat e tokës së Kosovës. Produktet e “Vidasus” tani mund të blihen edhe në Zvicër. Një dhuratë origjinale për miq zviceranë apo të tjerë. Në Mesjetë, sipas historianit Oliver Jens Schmitt, Kosova ka eksportuar më shumë raki se drithë. Në vitet 1980-të nga bodrumet e verës në Rahovec eksportohej në Zvicër e Gjermani vera e kuqe “Amselfelder” (Fusha e Mëllenjave). Ali Alijaj po e vazhdon këtë traditë, por në një nivel shumë më të lartë." Web: radiourban.fm
-
16
Krenar Batusha - #16
Krenar Batusha, CEO i kompanisë Pro Real Estate është mysafiri i episodit 16 në Podcast Terminal. Kompania që kanë bërë revolucion në industrinë e patundshmërive, së fundmi kanë lansuar "Trust Circle Foundation", ku çdo muaj punëtorët kontribuojnë me 1% të pagës e kompania me 1% të fitimit, për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët jetim ndër të tjera. Me Krenarin diskutojmë për tregun e ndërtimeve, patundshmërive, kulturën e punës, planet për zgjerim në Zvicër, organizimin fantastik të brendshëm të kompanisë, por edhe sfidat.Nga ora 11:00 live në 103.5 dhe 105.5 fmWeb: radiourban.fm
-
15
Valon Asani - #15
Një tjetër ndërmarrës i kthyer nga diaspora për të ndihmuar zhvillimin e Kosovës, është mysafir në Podcast Terminal - Valon Asani, themeluesi i Dua.com Sot Dua është në rrugëtimin për tu bërë "dating app" global, falë një pune të palodhshme prej një ekipi prej 70 personave në zyren e tyre në Prishtinë. Kompania që së fundmi e ka blerë edhe aplikacionin "Spotted" synon që për pak vite të jetë "unicorn" nga Kosova, me shtrirje në tregun botëror. Web: radiourban.fm
-
14
Kristian Kabashi (Numarics) - #14
Me prejardhje nga Meja e Gjakovës, i lindur në Gjermani dhe i rritur në Holandë, Zvicër e Amerikë, Kristian Kabashi u kthye në Kosovë në vitin 2021, për të hapur kompaninë fintech Numarics, dhe punësuar të rinj nga vendi ynë dhe për zhvilluar e promovuar Kosovën. Me 200 të punësuar, kompania që kryen shërbime për tregun zviceran dhe gjithë Europën, para pak dite ka marr investim 10 Milion Franga, i pari investim strategjik i UBS në Europë. Kristianin, aka "The Blank Collar" është mysafir në podcasti Terminal në Radio Urban Fm. Shumë tregime frymëzuese, krejt brenda 60 minutave! Ky episod (14) transmetohet të mërkurën nga ora 11:00 në 103.5 dhe online në radiourban.fm
-
13
Ermal Sadiku - #13
Ermal Sadiku është CEO i kompanisë LinkPlus dhe një ndër njohësit dhe kontribuesit më të mëdhenjë të sektorit të TIK në Kosovë. Në episodin 13 të Podcast Terminal, me Ermalin flasim për zhvillimin dhe sfidat e sektorit të TIK, edukimin e të rinjve, IT Barometrin 2022, pritjet për të ardhmen dhe rolin e shtetit/qeverisë. E mërkurë, 16 Gusht, nga ora 11:00 në Radio Urban FM 103.5 & 105.5 Web: radiourban.fm
-
12
Fidan Hallaqi & Edona Haliti - #12
Në episodin 12 të Podcast Terminal flasim për ELECTRIC MOBILITY - ekipi inovativ po revolucionarizon transportin në Kosovë. Me shërbimet inovative, duke përfshirë ETAXI, ETROTY dhe ECHARGE, ky biznes startup po formojnë të ardhmen e mobilitetit. E mërkurë, nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 FM. Web: radiourban.fm
-
11
Besart Kunushevci - #11
Besart Kunushevci është ndërmarrës dhe themelues i "Crossplag" produktit digjital për identifikimin e plagjiaturës. Javën e kaluar, Crossplag u ble nga gjiganti norvegjez i tech - Inspera, një ndër transaksionet më të rëndësishme viteve të fundit, për një produkt të zhvilluar në Kosovë. E mërkurë, nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 FM. Web: radiourban.fm
-
10
Driton Hapçiu - #10
Driton Hapçiu është ndëmarrës me përvojë mbi 30 vite, dhe themelues i shumë kompanive, kryesisht në sektorin e ICT dhe konsulencës, përfshirë Cacttus, Recura dhe Harrisia, si dhe ka qenë i përfshirë në programe të TIK nga donatorë të ndryshëm, përfshirë themelimin e Innovation Centre Kosovo, më 2012. Mbi 30 vite karrierë të Dritonit, i sjellim për 1 orë, në episodin 10 të Podcast në Urban FM. E mërkurë, nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 FM. Web: radiourban.fm
-
9
Darsej Rizaj & Hana Qerimi - #09
Hana dhe Darsej janë bashkëthemelues të Shkollës Digjitale dhe Starlabs. Me qindra fëmijë të trajnuar dhe të rinj të punësuar në sektorin e ICT, të dy vazhdojnë të japin kontribut të çmuar në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e promovimin e Kosovës. Cdo të mërkurë, ora 11:00 live në 103.5 dhe 105.5 FM. Web: radiourban.fm
-
8
Hedon Blakaj - #08
Hedon Blakaj, ligjerues në Universitetin prestigjoz finlandez - Aalto, është mysafir në episodin 8 të Podcast Terminal. Me Hedonin flasim për marketingun, kulturën e clubbing dhe ndërlidhjen me branding, jetën mes Prishtinës dhe Helsinikit. Cdo të mërkurë, ora 11:00 live në 103.5 dhe 105.5 FM. Web: radiourban.fm
-
7
Mimoza Kusari-Lila - #07
Mimoza Kusari Lila në Radio Urban Fm - Podcast Terminal. Shumë tema, përveq politikës. Shkollimi, koha në Odën Ekonomike Amerikane dhe Universitetin Amerikan, jeta mes punës dhe vrapimit, nismat si kryetare e Gjakovës dhe Ministre e Tregtisë. Çdo të mërkurë nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 fm live në Urban FM. Follow URBAN FM: www.radiourban.fm
-
6
Aida Sopi - #06
Aida Sopi nga Tive në episodin 6 të Podcast Terminal, për marketingun performues, përvojën e saj si grua në TIK dhe kulturën e punës në Amerikë dhe Kosovë. Çdo të mërkurë nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 fm live në Urban FM. Follow URBAN FM: www.radiourban.fm
-
5
Arbër Bakija (BBros) - #05
Në episodin 5 të Podcast Terminal, të ftuar e kemi Arbër Bakija nga kompania BBros.Flasim për zhvillimin e sektorit të TIK në Kosovë, sfidat për financim, zhvillim të produkteve/shërbimeve dhe stafit. A do të preke këtë sektor liberalizimi i vizave për Kosovën?Çdo të mërkurë nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 fm live në Urban FM. Follow URBAN FM: www.radiourban.fm
-
4
Granit Kadolli - #04
Një temë e nxehtë në episodin 4 të Podcast Terminal - një bashkëbisedim për kriptovalutat, me Granit Kadollin. Çdo të mërkurë nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 fm live në Urban FM. Follow URBAN FM: www.radiourban.fm
-
3
Gent Shala - #03
Në episodin 3 të Podcast Terminal, të ftuar e kemi Gent Shalën. Flasim për Burimet Njerëzore, shkathtësitë e "buta", orientimin në karrierë për të rinjtë, përgatitjen e CV-së, gjetjen, mësimin dhe ngritjen në vendin e punës. Çdo të mërkurë nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 fm live në Urban FM.
-
2
Bind Reka & Benjamin Kolenovic (Growzillas) - #02
Në episodin e 2 të Terminal Podcast të ftuar Bind Reka dhe Benjamin Kolenovic nga Growzillas ku do të flasim për #DigitalMarketing.Çdo të mërkurë nga ora 11:00 në 103.5 dhe 105.5 fm live në Urban FM.Follow URBAN FM:Web: www.radiourban.fm
-
1
Betim Drenica (Quantix LLC) - #01
Në episodin 1 të Podcast Terminal i ftuar Betim Drenica nga Quantix. Flasim për Inteligjincën Artificiale, Machine Learning, ChatGPT dhe produktin më të ri të zhvilluar në Kosovë - shqip.ai
No matches for "" in this podcast's transcripts.
No topics indexed yet for this podcast.
Loading reviews...
ABOUT THIS SHOW
Terminal Podcast eshte prodhim i Radio Urban FM dhe Innovation Centre Kosovo me qellim te promovimit te sektorit te Teknologjisë se Informacionit dhe Komunikimit (TIK), bizneseve startup, ndërmarrësisë, rolit te diasporës, profesionet ne sektorin e TIK, promovimi i tregimeve te suksesshme te kompanive dhe individeve, orientim ne karriere dhe tema sepecifike nga fusha e STEM (Science, Technology, Engineering and Mathematics).Ky podcast transmetohet live çdo të mërkurë nga ora 11:00 deri në 12:00 në Urban FM 103.5 dhe 105.5 FM. Gjithashtu, mund ta gjeni në të gjitha platformat e Urban FM online.
HOSTED BY
URBAN FM
CATEGORIES
Loading similar podcasts...