Zëra podcast artwork

PODCAST · news

Zëra

Podkasti “Zëra” do t’ju njohë me timbrin e personazheve që vijnë prej së largëti. Ata që luftojnë çdo ditë në sheshe, dyer institucionesh dhe gjykatash për një shoqëri më të mirë. Zërat që thërrasin për lumenjtë, natyrën, trashëgiminë, barazinë, e shpesh përballen me përçarjen arrogancën dhe dhunën e atyre që kanë pushtet. Hapësira e këtij podcasti do t’i dedikohet tërësisht qytetarëve që angazhohen në kauza publike, zëri i të cilëve mbytet ose mpaket nga ngjarjet e shumta politike e sociale, që shpesh nuk e kalojnë kryeqytetin.

  1. 35

    "Zëra" Podcast - TikTok dhe a do të ketë vit plazh në Sazan? | S5E5 | Mars

    Episodi i pestë i podcastit “Zëra” trajton zhvillimet kryesore të muajit mars, që pati protesta, debate publike dhe mjaft reagime. Diskutimi fokusohet te "8 Marsi" mënyra si u keqinformua në hapësirën online dhe çmontimi i disa narrativave të përhapura rreth tij. Gjithashtu, u diskutua për Sazanin dhe Zvërnecin, si dhe për mungesën e ujit në fshatrat turistike duke reflektuar mbi pasojat që këto çështje kanë në zhvillimin lokal.Në fund, episodi mbyllet me një vështrim mbi rezistencat e komuniteteve gjatë muajit mars, përfshirë protestat e punonjësve të Wolt, banorët e Fushë-Bulqizës dhe grupin e Rrjollit, duke theksuar rëndësinë e organizimit qytetar dhe solidaritetit në çështjet publike.#Zëra #Podcast #CitizensÇështjet kryesore të diskutuar në podcast:Kushtetuesja: Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok ishte antikushtetueshttps://citizens.al/2026/03/11/kushtetuesja-vendimi-i-qeverise-per-mbylljen-e-tiktok-ishte-antikushtetues/Një ishull tërësisht privat: Përmasat reale të projektit në Sazanhttps://citizens.al/2026/03/03/nje-ishull-teresisht-privat-permasat-reale-te-projektit-ne-sazan/“Offline” në shenjë proteste: Motoristët e Wolt kërkojnë kushte të mira punehttps://citizens.al/2026/03/09/offline-ne-shenje-proteste-motoristet-e-wolt-kerkojne-kushte-te-mira-pune/“Revoltohu motër!” Vajzat dhe gratë marshojnë kundër dhunës dhe patriarkatithttps://citizens.al/2026/03/08/revoltohu-moter-vajzat-dhe-grate-marshojne-kunder-dhunes-dhe-patriarkatit/

  2. 34

    "Zëra" Podcast - Nën emergjenca propagandë dhe kufizim të lirisë së shprehjes | S5E3 | Janari

    🎙️ Episodi i tretë i sezonit tëpestë të podcastit “Zëra” sjell një panoramë kritike të zhvillimeve që shënuanjanarin, një muaj ku emergjencat, konfliktet politike dhe debatet mbi lirinë eshprehjes u ndërthurën. Përmes një bisede redaksionale, Citizens.al ndalet teajo që ndodhi, por edhe te mënyra se si pushteti reagoi: me propagandë, presionndaj zërave kritikë dhe mungesë përgjegjësie.Episodi nis mepërmbytjet dhe zjarret që ekspozuan dobësitë strukturore të shtetit përballëkrizave dhe vijon me tensionet politike, ndryshimet në Kodin Penal, që ngritënshqetësime për lirinë e shprehjes, dekriminalizimin e pjesshëm të shpifjes dheidenë e një “statusi” të gazetarit si instrument kontrolli.Paralelisht,analizohet Shqipëria si kantier ndërtimi: nga kullat pranë kopshteve dheçerdheve, te projektet publike me mungesë transparence.Një episod qëlidh faktet, reagimet dhe komentet publike për të kuptuar se si krizatmenaxhohen, si debati deformohet dhe çfarë thotë kjo për raportin mespushtetit, qytetarëve dhe medias.📌 Çështjet dhe artikujt kryesorë të trajtuar në episod:🔹 Përmbytjet dhe zjarret: emergjenca si pasqyrë ekrizës strukturoreNga Durrësi te Gjirokastra, dështimi i planifikimit urban, mungesa epërgjegjësisë dhe sulmet ndaj gazetarëve kritikë.https://citizens.al/2026/01/14/pas-permbytjeve-kryeministri-rama-fushate-publike-kunder-gazetareve-qe-kritikuan-menaxhimin-e-krizave/ 🔹 Një urë, dhjetëra postime: kur propaganda zë vendin ellogaridhëniesSi u përdor emergjenca për komunikim politik dhe jo për zgjidhje reale.https://citizens.al/2026/01/20/nje-ure-dhjetera-postime-si-u-shnderrua-emergjenca-ne-propagande/🔹 Zjarri në ish-Uzinën Dinamo: 50 biznese tëshkrumbuara, pak përgjigjeNjë tjetër rast që ekspozoi mungesën e mbrojtjes për komunitetet dhe bizneset evogla.https://citizens.al/2026/01/09/zjarri-te-ish-uzina-dinamo-shkrumbon-rreth-50-biznese/🔹 Fishekzjarret: Shqipëria, nyje piroteknikepavarësisht ndalimit ligjorShifra, kontradikta dhe heshtja institucionale përballë një tregu tëpaligjshëm.https://citizens.al/2026/01/13/paradoksi-me-fishekzjarret-shqiperia-nyje-piroteknike-e-rajonit/🔹 Ndryshimet në Kodin Penal dhe dekriminalizimi ipjesshëm i shpifjesDebati mbi lirinë e shprehjes, reagimet e medias dhe rreziku i “statusit” tëgazetarit.https://citizens.al/2026/01/29/dekriminalizimi-i-pjesshem-dhe-rreziku-i-statusit-te-gazetarit/🔹 Zhvillimi urban pa kufij: kulla, Akuadromi dhe “ZyberHallulli”Ndërtimi pranë institucioneve publike, trysnia mbi hapësirat sociale dhemungesa e transparencës.https://citizens.al/2026/01/29/shpallet-fituesi-tre-kulla-deri-35-kate-te-zyber-hallulli/🔹 Një zhvillim pozitiv: tërheqja e “Seka Hydropower”nga padia ndaj Zall-GjoçajtNjë precedent i rëndësishëm kundër padive SLAPP dhe në mbrojtje të aktivizmitqytetar.https://citizens.al/2026/01/28/seka-hydropower-su-paraqit-pushohet-padia-ndaj-banoreve-te-zall-gjocajt/🔹 Komentet e muajit: Çfarë thotë publiku për protestat,kullat dhe politikënNjë pasqyrë e polarizimit, gjuhës së urrejtjes dhe tensionit social nëhapësirën online.

  3. 33

    "Zëra" Podcast - Numëruam hidrocentralet, zbuluam Vilën e Kuqe | S5E2 | Dhjetori

    🎙️ Episodi i dytë i sezonit të pestë të podcastit "Zëra" sjell një përmbledhje kritike të zhvillimeve që shënuan dhjetorin 2025, një muaj i ngarkuar me protesta, hetime për korrupsion dhe vendime që thelluan konfliktin mes pushtetit dhe shoqërisë. Përmes një diskutimi nga redaksia e Citizens.al, episodi ndalet te protestat para Kuvendit dhe Kryeministrisë dhe dosjet e SPAK që tronditën politikën. Paralelisht, analizohet prirja tjetër dominuese të vitit: Shqipëria si kantier ndërtimi dhe shteti si agjent imobiliar.Nga kulla pas Pallatit të Kongreseve, te festivali “Bread & Heart” i shndërruar në fondacion në një vilë qeveritare, episodi zbërthen zonat gri të zhvillimit urban, mungesën e transparencës dhe lidhjet mes pushtetit, arkitektëve dhe projekteve publike. Podcasti, “Zëra” ndalet dhe te beteja për ujin dhe territorin: nga rastet gjyqësore për hidrocentralet, te paditë SLAPP ndaj aktivistëve dhe shifrat që e kanë kthyer Shqipërinë në një nga vendet me densitetin më të lartë të HEC-eve të vegjël në Ballkan.#Zëra #Podcast #Citizens📌 Artikujt kryesorë të diskutuar në podcast:🔹 “Peshku qelbet nga koka”: Protestë para Kuvendit kundër Ballukut dhe RamësProtestat e dhjetorit dhe akuzat për korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë.🔹 Dosjet e SPAK-ut që tronditën politikën në ShqipëriNjë panoramë e hetimeve që shënuan vitin 2025 dhe ndikimi i tyre në skenën politike.Link: https://citizens.al/2025/12/30/dosjet-e-spak-ut-qe-tronditen-politiken-ne-shqiperi/🔹 Përditë para Kryeministrisë, protesta ndryshe e “Shqipëria Bëhet”Një formë e re proteste dhe debati mbi të drejtën për tubim.Link: https://citizens.al/2025/12/12/perdite-para-kryeministrise-protesta-ndryshe-e-shqiperia-behet/🔹 Sekret hetimor apo bllokim politik? Kuvendi shtyn heqjen e imunitetit të BallukutPërplasja mes drejtësisë, parlamentit dhe transparencës publike.Link: https://citizens.al/2025/12/17/sekret-hetimor-apo-bllokim-politik-kuvendi-mohon-dosjen-e-spak-per-ballukun/🔹 “No. Red”: Vila qeveritare, fondacioni dhe 6 milionë eurot në hijeHulumtimi i Citizens.al mbi vilën e kuqe, tenderët sekretë dhe arkitekturën e privilegjuar.Link: https://citizens.al/2025/12/18/vila-no-red-ose-oborri-i-arkitekteve-te-qeverise/Link: https://citizens.al/2025/12/19/vila-5-rikonstruksion-tendere-mbyllur-abuzime/🔹 Hidrocentralet në Shqipëri: beteja ligjore, SLAPP dhe komunitetet lokaleNga Kaçinari në Gjykatën e Lartë, te numërimi i mbi 200 HEC-eve të ndërtuara në 15 vite.Link: https://citizens.al/2025/12/23/gjykata-pushon-padine-slapp-ndaj-banoreve-te-kacinarit/https://citizens.al/2025/12/24/energji-ne-kurriz-te-komuniteteve-mbi-200-hidrocentrale-ne-15-vjet/

  4. 32

    "Zëra" Podcast - Dezinformim, rezistencë dhe llogaridhënieje | S5E1 | Nëntori

    🎙️ Episodi i parë i sezonit të pestë “Zëra” vjen ndryshe, me një narracion nga redaksia e Citizens.al, që përmbledh zhvillimet më të rëndësishme të muajit. Përmes një bisede të lirë me qasje kritike, podcasti sjell çështjet kyçe të raportimeve, qëndrimet dhe reagimet që kanë dominuar debatin publik. Një episod reflektues, analitik dhe i drejtpërdrejtë, që synon të shpjegojë atë që qëndron pas ngjarjeve kryesore dhe si i prekin ato qytetarët.#Zëra #Podcast #Citizens📌 Artikujt kryesorë të diskutuar në podcast:🔹 Dezinformimi mbi “ndryshimin e gjinisë” në ShqipëriAnalizë e fushatës dezinformuese që deformoi faktet rreth identitetit gjinor dhe krijoi panik mbi bazë paragjykimesh.Link: https://citizens.al/2025/11/13/dezinformimi-mbi-ndryshimin-e-gjinise-ne-shqiperi/🔹 Dezinformimi mbi instalacionin artistik te Muzeu KombëtarNjë vepër arti publik u përdor për të ushqyer në mënyrë dashakeqe narrativa të rreme me synim manipulimin e opinionit.Link: https://citizens.al/2025/11/20/dezinformimi-mbi-instalacionin-artistik-te-muzeu-kombetar/🔹 Pse fletëpalosjet për barazinë gjinore nuk duhet të na frikësojnëSqarime mbi një debat të ngarkuar politikisht, ku paniku i fabrikuar mbuloi qëllimin edukues të disa materialeve informuese.Link: https://citizens.al/2025/11/27/pse-fletepalosjet-per-barazine-gjinore-nuk-duhet-te-na-frikesojne/🔹 Minatorët e Spaçit mbyllin grevën, por beteja vazhdonMbyllja e grevës nën presion, por me shumë kërkesa ende të paarritura që prekin sigurinë dhe jetesën e minatorëve.Link: https://citizens.al/2025/11/27/minatoret-e-spacit-mbyllin-greven-por-beteja-per-kerkesat-vazhdon/🔹 Aktivistët e Zall-Gjoçajt në gjyq me “Seka Hydropower”: “Fjala e lirë nuk është krim!”Një çështje që ngre pyetje serioze mbi lirinë e shprehjes, mbrojtjen e natyrës dhe pushtetin e kompanive energjetike.Link: https://citizens.al/2025/11/26/aktivistet-e-zall-gjocajt-ne-gjyq-me-seka-hydropower-fjala-e-lire-nuk-eshte-krim/🔹 Strasburgu shqyrton ankesën e studentëve të mjekësisë për punësimin e detyruarNjë çështja që ka prodhuar protesta, bojkot dhe shqetësime të vazhdueshme për lirinë e zgjedhjes së profesionistëve të rinj.Link: https://citizens.al/2025/11/21/strasburgu-shqyrton-ankesen-e-studenteve-te-mjekesise-per-punesimin-e-detyruar/

  5. 31

    🎙️ Sistemi që s’trajton kancerin | "Zëra" Podcast me Osman Stafën S4E7

    Në episodin e shtatë të podkastit “Zëra”, gazetari Osman Stafa rrëfen përvojat e tij me raportimin për pacientët që përballen çdo ditë me mungesën e barnave, pajisjeve dhe shërbimeve në sistemin shëndetësor. Ai flet për kontrastin mes fushatave të “Tetorit Rozë” dhe realitetit të Onkologjikut, ku gratë luftojnë jo vetëm me sëmundjen, por edhe me neglizhencën institucionale. Përmes kësaj bisede, podkasti ngre pyetjen thelbësore: Si mund të ngjallë shpresë një sistem që duket se ka harruar të kujdeset për jetën? #Zëra #Podcast #Citizens

  6. 30

    Qyteti "i të gjithëve" | "Zëra" Podcast me Sindi Doce S4E6

    🎙️ Qyteti i “të gjithëve”| "Zëra" Podcast me Sindi Docen S4E6 Në episodin e gjashtë të sezonit të katërt të podcastit “Zëra”, gazetarja Erisa Kryeziu sjell një diskutim mbi planifikimin urban. E ftuar ishte urbanistja Sindi Doce, e cila u ndal te qasja e zhvillimit përballë nevojave të grupeve të ndryshme sociale si fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar. Në rastin e Tiranës, ajo vlerësoi si nevojë të menjëhershme hapësirat e gjelbra dhe mirëmenaxhimin e qarkullimit të makinave.#Zëra #Podcast #Citizens

  7. 29

    Kush do t'i mbrojë Zonat e Mbrojtura? | "Zëra" Podcast me Taulant Binon S4E5

    🎙️ Në episodin e pestë të sezonit të katërt të podcastit “Zëra”, gazetarja Erisa Kryeziu bisedon me drejtuesin e Shoqatës Ornitologjike Shqiptare (AOS) Taulant Bino, rreth pasojave që pritet të sjellë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila legjitimoi ndryshimet e ligjit në zonat e mbrojtura. Bino e cilësoi mënyrën se si u bënë këto ndryshime si një farsë politike, prej së cilave u hap rruga e urbanizimit dhe shkatërrimit të biodiversitetit në shumë zona të Shqipërisë.#Zëra #Podcast #Citizens

  8. 28

    Si i jep formë AI realitetit? | “Zëra” Podkast me Emirjon Senjën S4E4

    Në serinë e katërt të sezonit të katërt të podksatit ‘Zëra”, gazetarja Erisa Kryeziu ngre një diskutim për inteligjencën artificiale dhe mënyrën se si formësohet përmes saj informacioni që ne marrim çdo ditë. Si mund të mbrohemi nga dezinformimi shpesh i ndihmuar nga AI dhe se si gazetarët dhe punonjësit e medias mund ta përdorin atë pa ndikuar në origjinalitetin dhe etikën e informacionit të përcjellë për publikun. I ftuar në këtë bisedë ishte Emirjon Senja, gazetar dhe studiues i medias. #Zëra #Podcast #Citizens

  9. 27

    Restaurimi i Spaçit dhe kujtesa historike | "Zëra" Podcast me Brisejda Lala dhe Arnen Sula S4E3

    Në episodin e tretë të sezonit të katërt të podkastit “Zëra”, Brisejda Lala, studiuese e historisë dhe Arnen Sula, drejtues i organizatës “Tek Bunkeri” sjellin qasjet e tyre për nevojën e ruajtjes së vendeve të kujtesës në Shqipëri. Ky diskutim merr shkas nga ndërhyrjet restauruese gjatë muajit qershor në ish-burgun e Spaçit, të cilat u pezulluan pas peticionit nga aktivistët e shoqërisë civile. #Spaç #VendeTëKujtesës

  10. 26

    Barazia gjinore në politikë | "Zëra" Podcast me Ines Leskaj S4E2

    Në episodin e dytë të sezonit të katërt të podcastit Zëra, Ines Leskaj, drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN), sjell një panoramë të qartë mbi rolin e vajzave dhe grave në hapësirat publike dhe në politikë. Ajo analizon rëndësinë e kuotave gjinore, sfidat që gratë përballin me stereotipet dhe gjuhën diskriminuese, si dhe mënyrat se si mund të sfidojnë narrativat tradicionale që i kufizojnë. #ZëriGrave2025 #Citizens #Zëra #Podkast

  11. 25

    Ervin Goci në "Zëra" - Sezoni 4, Ep 1

    Në episodin e parë të sezonit të katërt të podcastit “Zërat”, Ervin Goci analizon mënyrën e komunikimit të kryebashkiakut Erion Veliaj para dhe pas arrestimit të tij. Një reflektim i thelluar mbi zhdukjen e institucionit dhe personalizimin ekstrem të pushtetit në rrjetet sociale.

  12. 24

    Zëra... nga “Call Center-at” - Episodi 12, Sezoni III

    Youtube -  https://youtu.be/GIJS1F5VExI Në këtë bisedë të podkastit “Zëra” do të flasim për sektorin e “Call Center-ave”, ku punojnë mbi 25 mijë persona në Shqipëri. Ilir Xhemalaj është përfaqësuesi i një sindikate të re, e cila lindi si nevojë për të përmirësuar kushtet e punës, duke filluar nga njohja e statusit dhe sëmundjeve profesionale e deri tek kontratat dhe ditët e pushimit zyrtar.

  13. 23

    Zëra... nga skena kulturore - Episodi 11, Sezoni III

    Në këtë episod të “Zëra“ gazetarja Elsa Demo ndan këndvështrimin e saj mbi zhvillimet kulturore përgjatë vitit 2023. Demo hulumton pasojat e kulturës së plogësht të kinemasë së qyteteve shqiptare. Podcasti sjell një analizë kritike të vizionit të qeverisë shqiptare për “Kulturë-Turizmin”, një kombinim që në këndvështrimin e autores e sheh kulturën vetëm si aksesor.

  14. 22

    Zëra... kundër propagandës - Episodi 10, Sezoni III

    25 punonjës të “redaksisë” së Bashkisë së Tiranës përgatisin ccdo ditë lajme dhe kronika që riprodhohen në mënyrë identike nga mediat, me saktësi deri në 99.5%. I ftuar në podcastin #Zëra, Elvin Luku, ndan gjetjet e hulumtimit të qendrës MediaLook, ku ka arritur të masë ndikimin e propagandës së përditshme që ky institucion publik servir në media.

  15. 21

    Zëra… kundër aeroportit - Episodi 9, Sezoni III

    #Zëra #Podcast #AeroportiVloresPavarësisht kundërshtimeve nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me kostot natyrore që shkakton, Aeroporti i Vlorës po ndërtohet me ritme të shpejta dhe brenda 2024 pritet të nis fluturimet. Në një bisedë me drejtuesin e organizatës mjedisore PPNEA, Aleksandër Trajçe dhe me Ornold Bazaj nga “Reality Escaper Albania“ diskutojmë mbi shumëllojshmërinë e shpendëve që rrezikojnë zhdukjen, prekjen e kufijve të zonave të mbrojtura dhe betejën gjyqësore dhe qytetare të aktivistëve dhe organizatave mjedisore për mbrojtjen e peizazhit Vjosë – Nartë.

  16. 20

    Zëra nga eksploruesit e Shebenikut - Episodi 8, Sezoni III

    #Podcast #Zëra #ShebenikEgantiaExplorers Lyto Alliu dhe Gëzim Shuli janë dy të rinj që kanë shënjuar një shteg të ri malor në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Të ftuar në #Zëra ata rrëfejnë nismën e guidave të tyre nën emërtimin “Shebenik Egnatia Explorers” dhe gjithçka ofron zona e Librazhdit dhe Përrenjasit për të interesuarit e peizazheve malore, historisë dhe arkeologjisë. Mes të tjerash, ata ndajnë qasjen e banorëve të zones ndaj tureve turistike dhe nevojën për të zhvilluar një turizëm të qendrueshëm e afatgjatë.

  17. 19

    Zera nga qyteti pa gjelberim - Episodi 7 Sezoni III

    #Podcast #Zera Në një bisedë me Rodion Gjokën nga Instituti “Co-Plan”, flasim për mënyrën se si #ndotja dhe intensiteti i #ndërtimeve po ndikon cilësinë e jetesës në Tiranës. ▪️Sa është sipërfaqja e gjelbër që ka humbur #Tirana? ▪️ Pse janë zhdukur matjet për cilësinë e #ajrit? Sa i ndotur është realisht ajri që thithin banorët e kryeqytetit? ▪️ Cilat janë pasojat e ndotjes akustike jashtë normave të lejuara nga BE? ▪️ Pse Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Ballkan për pasojat e ngrohjes globale? Për këto dhe të tjera përgjigje ndiqni podcastin e plotë.

  18. 18

    Zërat e betejës për barazi gjinore - Episodi 6, Sezoni III

    #Zëra #Feminizmi #VajzatGratë Sevim Arbana është një nga aktivistet e para në Shqipëri, e cila prej vitit 1993 ka nisur të luftojë e lobojë për më shumë të drejta për vajzat dhe gratë në Shqipëri. Në këtë bisedë, e cila rrëshket ndër vite, Sevimi do të na rrëfejë si nisi rrugëtimin në shoqërinë civile; çfarë pozicioni kishte vajza dhe gruaja në shoqërinë e aso kohe; për dhunën me bazë gjinore; femicidin; mbrojtjen ligjore të vajzave dhe grave nga dhunuesit; në ç‘situatë është sot vajza dhe gruaja në shoqërinë shqiptare dhe feminizmin si koncept e ideologji. Gazetare: Erisa Kryeziu Editimi: Herti Maloku Producent: Lorin Kadiu

  19. 17

    "Zëra mbi turizmin" - Episodi 5, Sezoni III

    #Zëra #Podcast #Turizmi Ndërsa vendi po përballet me rritje të vizitorëve të huaj, bashkë me format e reja të turizmit po lindin dhe sfida të reja. Alma Spatahri nga “Albania Rafting Group” ndan historinë e sportit të rafting në Shqipëri, që në vitet 2000 kur ishte thuajse e deri sot kur masivizimi po sjell konsolidimin e sportit, por edhe aksidente që kanë rezultuar fatale. Në pjesën e dytë, Frenkli Prengaj nga “Discover Albania” do të flasë për turizmin e aventurës, dhe sfidat e reja që lindin bashkë me masivizimin e turizmit dhe shtimin e vrullshëm të ndërtimeve në bregdet.

  20. 16

    Zërat e grave në bujqësi...

    #Zëra #Podcast #GratëRurale Ledina Mici ka ndërtuar një serë në fshatin Kuqan të Elbasanit, ku kultivon një shumëllojshmëri produktesh bujqësore. Ajo është një nga mijëra gratë që, në heshtje, mbajnë gjallë bujqësinë dhe zinxhirin e prodhimit vendas. Në pjesën e dytë të podcastit, Evelina Azizaj nga Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural analizon sfidat me të cilat përballen gratë rurale, nga e drejta e pronës, vështirësitë e tregut e deri tek e ardhmja e bujqësisë në një kohë kur të rinjtë po braktisin masivisht fshatin. YouTube: https://bit.ly/42W358t Google Podcasts: https://bit.ly/3B2Iinl Ky podcast u prodhua nga Citizens Channel Gazetare Erisa Kryeziu Editimi: Herti Maloku Producent: Lorin Kadiu.

  21. 15

    Zëra...nga kandidatët e pavarur me Fatjon Biba dhe Soraldo Nebo

    #Zëra #Podcast Në zgjedhjet vendore të 14 majit, shqiptarët votojnë për 61 kryetarë bashkish dhe 3222 anëtarë të këshillave bashkiakë. Dy prej kandidatëve të këshillave bashkiakë Sarandë dhe Rrogozhinë që po garojnë të pavarur, ndajnë përmes podkastit “Zëra” nismën për t‘u angazhuar për politikat dhe administrimin e qytetit, vështirësitë dhe lehtësitë e të mos qenit në umbrellën e partive ekzistuese dhe problematikat që presin zgjidhje në qytetin e Sarandës dhe Rrogozhinës.

  22. 14

    Zëra, mbi mesazhet e fushatës elektorale - Me Erlis Çelën

    #Zera #Podcast Si po komunikojnë kandidatët për Bashkinë e Tiranës? Në këtë episod të podkastit “Zëra”, pedagogu Erlis Çela analizon teknikat e përdorura, sloganet, gjuhën, muzikën dhe mesazhet vizive të forcave politike që garojnë për bashkinë më të madhe në vend. Na ndiqni në Spotify: https://open.spotify.com/show/2EDePWsQBv7DjuVy6CHpqZ Youtube: https://www.youtube.com/@citizenschannelal752/podcasts Google Podcasts: https://bit.ly/3B2Iinl Ky podcast u prodhua nga Citizens Channel Gazetare Elira Kadriu Editimi: Herti Maloku Producent: Lorin Kadiu. 

  23. 13

    Zëra, mbi situatën e medias në Shqipëri, me Koloreto Cukali

     #Zera #Podcast Sezoni i tretë i Podcastit #Zëra, me një format të ri. Koloreto Cukali, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias, i përgjigjet pyejeve: Pse liderët politik po kthehen në gazetarë? Si po ngushtohet liria për të prodhuar informacion kritik? Pse faqet satirike online po sulmohen personalisht në prag të fushatës elektorale dhe shume përgjigje të tjera. Na ndiqni në Spotify: https://spoti.fi/3N37qBZ Youtube: https://bit.ly/3UKzzQ0 Google Podcasts: https://bit.ly/40dXUPb

  24. 12

    Zëra mbi "flluskën" e ndërtimeve në Tiranë

    Në këtë episode të podcastit zëra do të analizojmë ndikimin e faktorët që kanë nxitur vrullin e ndërtimeve dhe rritjen e çmimeve të pronave në Tiranë. Eksperti Fabian Zhilla do të tregojë pse ky sektor është më i preferuari ndër individët apo grupet që duan të pastrojnë para. Ekonomisti Klajdi Bregu tregon pse nismat për “amnistinë fiskale” dhe “pasaportat e arta” mund të nxisin më tej këtë fenomen. Në pjesën e dytë, Marson Korbi, arkitekt dhe studiues përshkruan si politikat qendrore dhe lokale kanë ndikuar në peizazhin urban të Tiranës.***Ky podcast u prodhua nga Citizens Channel, gazetarja Elira Kadriu, edituar nga Pleurad Xhafa dhe konceptuar nga Lorin Kadiu. 

  25. 11

    Zëra kundër diskriminimit...

    Në këtë episod të podcastit Zëra do të analizojmë si gjuha diskriminuese e përdorur nga një i ftuar në Televizionin Publik Shqiptar nxiti një protestë të komunitetit rom dhe egjiptian. Aktivistët kërkuan t’i jepet fund retorikës diskriminuese të përsëritur nga politikanë, artistë, gazetarë dhe të ftuar të emisioneve televizive. Studiuesi Ervin Kaçiu paraqet një analizë historike të mënyrës si romët dhe egjiptianët janë trajtuar në shoqëri.***Ky podcast u prodhua nga Citizens Channel, gazetarja Elira Kadriu, edituar nga Pleurad Xhafa dhe konceptuar nga Lorin Kadiu. 

  26. 10

    Zëra Kundër Femicidit...

    Në këtë episod të podkastit Zëra do të flasim për femicidin, vrasjen e grave për shkak se janë gra, fenomen i cili i ka marrë jetën rreth 150 grave dhe vajzave në Shqipëri gjatë dekadës së fundit.Do të dëgjojmë nga një grup vajzash, që vendosën të ngrenë zërin kundër vrasjes së grave dhe do të flasim me Marian*, një grua e cila jetoi për 17 vite nën përndjekje dhe dhunë nga bashkëshorti i saj. Në fund do të flasim me aktivisten Irena Shtraza, për të analizuar atë që shoqëria, institucionet kanë bërë për të ndaluar dhunën me bazë gjinore. ***Ky podcast u prodhua nga Citizens Channel, gazetarja Elira Kadriu, edituar nga Pleurad Xhafa dhe konceptuar nga Lorin Kadiu. 

  27. 9

    Zërat e protestuesve në gjykim...

    #Podcast #Zera #ProcedimetPenaleLexo më shumë:  https://bit.ly/3TJQzDD Në këtë podkast do të dëgjoni zërat aktivistëve dhe protestuesve që janë proceduar penalisht në protesta dhe çështjet e tyre vijojnë të jenë në gjykim prej vitesh. Bislim Lakna, Ndue Marku dhe Gjyljana Bakalli do të ndajnë historitë e tyre. Gjithashtu do të dëgjoni dhe ekspertizën ligjore të avokatit Dorian Matlija. Në fund do të dëgjoni dhe historinë e Pavjo Gjinit, i cili ndryshe nga të tjerët ka arritur që pas 9 vitesh betejë ligjore, të fitojë çështjen në Gjykatën e Lartë.

  28. 8

    Zërat e betejës me kancerin e gjirit...

    #Podcast #Zera #KanceriGjirit  Në këtë podkast do të dëgjoni zërat e grave që luftojnë me kancerin egjirit. Ina Kasimati rrëfen vështirësitë që e shtynë të largohet për t’u kuruar jashtë Shqipërisë, ndërsa një tjetër grua, Lirie Xhardja, ndan sfidat financiare dhe psikologjike që shoqërojnë trajtimin. Shefja e Shërbimit Onkologjik në QSUT, Silvana Çeliku, konfirmon se rastet e prekura këtë vit janë rritur me 20%.***Ky podcast u prodhua nga Citizens Channel, gazetarja Elira Kadriu, edituar nga Pleurad Xhafa dhe konceptuar nga Lorin Kadiu. 

  29. 7

    “Zëra nga parada e krenarisë”

    Ky podcast sjell zërat e aktivistëve LGBTI+ pjesëmarrës në Europaradën e Beogradit. Ky event është ndër më të rëndësishmit për komunitetin LGBTI+ në Evropë dhe botë. Por, protestat e shumta nga e djathta ekstreme dhe grupimet fetare në Serbi bënë që të krijohej një klimë tensioni gjatë gjithë javës së zhvillimit të krenarisë. E gjithë retorika homfobike çoi në dhunimin e disa prej aktivistëve, përfshirë këtu dhe ata shqiptarë.Lexo më shumë:  https://bit.ly/3SVGinY ***Ky podcast u prodhua nga Citizens Channel, gazetarja Entenela Ndrevataj, edituar nga Pleurad Xhafa dhe konceptuar nga Lorin Kadiu. 

  30. 6

    "Zëra mbi hartën e re gjyqësore"

    Prej shkurtit të vitit të ardhshëm Shqipëria do të ketë një hartë të re të gjykatave. Ky vendim i Qeverisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) do të mbyllë 18 gjykata në vend, duke e centralizuar apelin vetëm në Tiranë.Dhomat e Avokatisë e kanë kundërshtuar nismën, duke organizuar një bojkot tre javor të seancave gjyqësore, që kulmoi me një protestë përpara KLGJ pak javë më parë. Megjithatë qeveria nuk u tërhoq nga ky vendim, duke argumentuar se shpërndarja e re do të rrisë efikasitetin e sistemit të drejtësisë.Në këtë podcast, avokati Adriatik Lapaj argumenton si mbyllja e gjykatave do të vështirësojë aksesin në drejtësi dhe do të rrisë kostot për qytetarët që jetojnë në periferi të vendit.Elona Shaqiraj, avokate në qytetin e Vlorës jep këndvështrimin e saj mbi ushtrimin e profesionit në këtë qytet ku do të mbyllen gjykata e Apelit dhe ajo Administrative.Erida Skendaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit tregon si grupet e interesit u përjashtuan nga etapat e konsultimeve, ndërsa vendimi u mor në mungesë transparence.***Ky podcast u prodhua nga Citizens Channel, gazetarja Elira Kadriu, edituar nga Pleurad Xhafa dhe konceptuar nga Lorin Kadiu. 

  31. 5

    Zëra nga Vjosa...

    #ZeraNgaVjosa #Podcast Podkasti “Zëra nga Vjosa” i dedikohet rezistencës për mbrojtjen e lumit të fundit të egër në Evropë.  Përmes zërave të aktivistëve, ambientalistëve dhe ekspertëve, do të analizojmë marrëveshjen që qeveria shqiptare nënshkroi më 13 qershor për nisjen e punës mbi shpalljen e Vjosës Park Kombëtar. Do të shkojmë në koncertin “Vjosa Forever”, ku do të flasim me banorët e zonës dhe artistët që performuan në Tepelenë, në një thirrje për të mbrojtur natyrën. Dëgjo në BuzzSprout: https://bit.ly/3Phvr5U Dëgjo në Spotify: https://spoti.fi/3bXgI1C Lexo më shumë: https://bit.ly/3z0lTa7***Ky podcast u prodhua nga Citizens Channel, gazetarja Elira Kadriu, edituar nga Pleurad Xhafa dhe konceptuar nga Lorin Kadiu. 

  32. 4

    Zëra nga Parku i Butrintit...

    Në këtë podcast do të dëgjoni zërat e ekspertëve të pavarur mbi çështjen shumë debatuar të menaxhimit të Parkut të Butrintit. Ekspertët Auron Tare, Kreshnik Merxhani, Olsi Lafe dhe Neritan Ceka do të sqarojnë argumentet pro dhe kundër marrëveshjes së miratuar në Parlament, që e kalon Butrintin nën menaxhimin e një fondacioni të krijuar në partneritet mes Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit dhe qeverisë shqiptare. Ndiq podcastin: https://bit.ly/3MQK8wa***Ky podcast u prodhua nga Citizens Channel, gazetarja Elira Kadriu, edituar nga Pleurad Xhafa dhe konceptuar nga Lorin Kadiu. 

  33. 3

    Zëra nga qelitë e protestës...

    Në tetë ditë proteste për uljen e çmimeve në Tiranë janë arrestuar 50 persona. Në këtë podcast do të dëgjoni zërat e Gentjanit, Megit, Arbenit, Gjyljanës të cilët kanë kaluar 72 orë në qeli për shkak se zgjodhën të protestojnë në shesh.Redon Meksi avokati i cili ka ofruar ndihmë ligjore falas protestueseve ndan me ne arsyetimin se pse ndalimet dhe arrestimet nga policia janë të paligjshme.Ndërsa protestat janë paralajmëruar të vijojnë, aktivistët tregojnë se do t’i rikthehen shesheve, pavarësisht ndalimit, arrestimeve dhe procedimeve penale. 

  34. 2

    "Zëra nga lufta në Ukrainë"

    Në këtë podcast, Citizens Channel interviston Tkachenko Vitali, Olena Podobied, Andrii Popov, tre qytetarë ukrainas, që ndajnë  përjetimet e tyre në javën e parë të luftës. Ato rrëfejnë momentet e para të agresionit rus, vetëmbrojtjen me kokteil molotov dhe vendosmërinë për të mos lënë vendin e tyre.  /Në këtë podkast do dëgjoni edhe historinë e Julias, një e re ruse e cila u arrestua pasi protestoi në sheshin qendror të Shën Peterburgut kundër pushtimit rus. Vetëm për një javë në Rusi janë arrestuar më shumë se 5 mijë persona që kanë protestuar kundër luftës.

  35. 1

    "Zërat e heshtur të seksizmit"

    Ky podcast përcjell zërat e vajzave që kanë marrë guximin të denoncojnë ngacmimin seksual në vendin e punës. Rrëfimet e tyre tregojnë për një shoqëri që e ka brendësuar seksizmin, duke e bërë të vështirë që viktimat të ngrenë zërin dhe të dënojnë hapur këtë fenomen. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi tregon se numri i denoncimeve është shumë i ulët, ndërsa Sindikalistja Arjola Alika sjell në vëmendje për të gjitha vajzat që përballen me diskriminim në vendin e punës, Kodin e Punës dhe Konventën për "Eliminimin e Dhunës dhe Ngacmimeve në Botën e Punës", e cila kaloi me 111 vota pro në Parlament më 3 shkurt të këtij viti.

  36. 0

    Zëra nga "5 Maji"....

    Ky podkast përcjell zërat e banorëve të lagjes "5 Maji", që presin nga dita në ditë shembjen e shtëpive. Bekimi dhe Gjini, dy banorë të zonës që kanë refuzuar të firmosin marrëveshjen që hap rrugë shembjes së banesave, rrëfejnë për Citiznes Channel kalvarin e gjatë të protestave dhe kërkesave për transparencë. Avokatja Dorina Asllanaj analizon parregullsitë ligjore që ka marrëveshja ofruar banorëve. Arkitektja Dorina Pllumbi shpjegon diferencën mes projektit në letër e asaj që po ndodh në terren, duke u ndalur tek fenomeni i xhentrifikimt. Nebih Bushaj, përfaqësues i grupit “E drejta mbi qytetin”, tregon si është njohur me këtë plan prej kohësh, ndërsa ndalet tek pasojat sociale dhe historitë që ka përjetuar gjatë vizitave të shpeshta në terren. Zbatimi i projektit “Tirana Riverside”, i paracaktuar që në kohët e hartimit të Planit Urbanistik TR2030, u shpejtua me një sërë vendimesh, nisur me Aktin Normativ pas tërmetit të vitit 2019, VKM-në që i jep Bashkisë Tiranë kompetenca zbatimi dhe Planit të Detyruar Vendor, miratuar nga KKT. 

  37. -1

    Zëra nga ish-Rafineria e Ballshit...

    “Zëra nga ish-rafineria e Ballshit” vjen fill pas demontimit të rafinerisë dhe sjell rrëfime e përjetimet e naftëtarëve. Për dekada, ata ndërtuan jetën e tyre në Ballsh falë punës në rafineri për të dëshmuar në fund shkatërrimin përfundimtar të saj për shkak të keqmenaxhimit.Remziu, Moza, Merjemja dhe Hyseni janë katër ish-naftëtarët që janë bërë pjesë e podkastit duke sjellë për dëgjuesit tanë kujtime dhe përjetime nga vënia në punë e rafinerisë; privatizimi i parë i saj; problemet me pagat e prapambetura si pasojë e keq menaxhimit dhe privatizimit nga kompani të ndryshme; fitimi i me gjyq i 13 pagave të prapambetura dhe mos marrja e tyre; kalvari i vazhdueshëm i protestave në Ballsh dhe në Tiranë, të kulmuara me grevën e urisë 17- ditore nga burrat naftëtarë, pasuar nga greva 26 ditore e grave naftëtare; ndjekur më pas nga mos transparenca për procesin e demontimit të uzinës. Eksperti i ekonomisë Zef Preci, sqaron se si duhet ti qasej shteti shqiptar naftëtarëve dhe nevojën për ndërtimin e një plani strategjik për vijimësinë e aspektit ekonomik në këtë zonë. Ky podcast u prodhua nga Citizens Channel, gazetarja Erisa Kryeziu, edituar nga Xhemali Moku dhe konceptuar nga Lorin Kadiu. 

  38. -2

    "Zëra nga Diversiteti"

    “Zëra nga diversiteti” është poskasti i radhës nga Citizens Channel, i cili do të na sjellë nga afër rrëfime të anëtarëve të komunitetit LGBTI+. Përditshmëria e tyre është e mbushur shpesh me episode dhune, homofobie apo transfobie nga shoqëria. Megjithatë, kjo gjë nuk i ka ndaluar ata të flasin hapur për të drejtat e këtij komuniteti.  Davidi na tregon se prej një viti që ka dalë hapur si djalë transgjinor në Shqipëri, ka rilindur. “Kur thirrja për liri është aq e fortë, ti nuk mendon më asgjë tjetër”, - shprehet ai, duke iu referuar reagimeve agresive që mori mbrapsht. Amari, nga ana tjetër, sfidon çdo konstrukt social. Ai vesh fustane, funde, përdor makijazh dhe e shikon botën ideale pa role gjinore. Një shoqëri e drejtë për të, është një shoqëri e lirë. Dhe së fundmi, psikologia klinike Lediona Braho na flet për seksualitetin në terma shkencore, homofobinë dhe barrierat psikologjike të ndërtuara, të cilat pamundësojnë bashkekzistencën mes anëtarëve të shoqërisë. 

  39. -3

    Zëra kundër "Ministrisë së Propagandës"

    Në serinë e tretë të podcastit “Zëra” nga Citizens Channel do të flasim për vendimin e mbledhjes së parë të qeverisë “Rama 3”, atë të krijimit të Agjencisë për Media dhe Informim. Gazetarët Gjergj Erebara dhe Rezarta Çaushaj e paralelizojnë këtë agjenci të re qeveritare me një "Ministri të Propagandës".Jursiti Dorian Matlija na tregon cila është struktura e Agjencisë dhe si i imponohet ajo mekanizmave ekzistuese që duhet të zbatojnë ligjin për të drejtën e informimit.  Do të dëgjojmë mendimet e gazetarëve Erblin Vukaj, Aurora Shpataj dhe Sidorela Bakollari për të mësuar si ndikon ky mekanizëm i ri ne punën e gazetareve të rinj të televizionit dhe medias online.Koloreto Çukali, drejtues i Këshillit të Medias shpjegon se si  gazetarët rrezikojnë të humbin pavarësinë dhe rolin e tyre si ndërmjetës në marrëdhënien pushtet-qytetarë.

  40. -4

    “Zëra nga trashëgimia”

    “Zëra nga trashëgimia” i dedikohet shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në Tiranë dhe zërave që po përpiqen të dokumentojnë, rijetëzojnë dhe ruajnë historinë e kryeqytetit. Në një bisedë me fotografin Aurel Duka, i përgjigjemi pyetjes: Sa pallate po ndërtohen në Tiranë?   Arkitektja Doriana Musai analizon se si vrulli i ndërtimeve po zhduk vilat e vjetra të kryeqytetit, duke shpjeguar hap pas hapi vendimmarrjen mënyrën si një vilë kthehet në kullë shumëkatëshe. Më tej kemi biseduar me Xhimi Begejan dhe djalin e tij Mateo, pasardhës të një prej familjeve më të rëndësishme të qytetit, që po përpiqen të kthejnë zonën e Selvisë në një model zhvillimi të qëndrueshëm. Në mbyllje, kolegia e Citizens Channel Entenela Ndrevataj, rrëfen përjetimet e saj gjatë vëzhgimit Citizens Urban Stories, ku trokit derë më derë në mbi 60 vila të vjetra të qytetit, për të dëgjuar historitë e pronarëve dhe dokumentuar gjendjen e harresën e banesave me status monument kulture. “Zëra nga trashëgimia” u prodhua nga Citizens Channel, gazetarja Elira Kadriu, edituar nga Xhemali Moku dhe konceptuar nga Lorin Kadiu.  Lexo më shumë në: https://bit.ly/3yo8Lbh 

  41. -5

    Zëra...një podcast nga Citizens Channel

    Ky sezon i parë podcastesh do t’ju njohë me zërat e personazheve që vijnë prej së largëti. Zërat e atyre që luftojnë çdo ditë në sheshe, dyer institucionesh dhe gjykatash për një shoqëri më të mirë. Zërat që thërrasin për lumenjtë, natyrën, trashëgiminë, barazinë, e shpesh përballen me përçarjen arrogancën dhe dhunën e atyre që kanë pushtet. Hapësira e këtij podcasti do t’i dedikohet tërësisht qytetarëve që angazhohen në kauza publike, zëri i të cilëve mbytet ose mpaket nga ngjarjet e shumta politike e sociale, që shpesh nuk e kalojnë kryeqytetin.

  42. -6

    "Zëra nga lumenjtë"

    “Zëra nga lumenjtë” starton sezonin e podcastit "Zëra" nga Citizens Channel. Ky episod i dedikohet rezistencës së komuniteteve si ai Zall-Gjoçaj kundër 719 digave që po ngrihen mbi lumenjtë e Shqipërisë, shpesh brenda zonave të mbrojtura, shoqëruar me dokumentacion e konsultime të dyshimta. Më tej, Besjana Gurin dhe Ulrich Eichelmannflasim me ekspertë dhe aktivistë në mbrojtje të mjedisit, të cilët ndajnë informacione të rëndësishme rreth lejeve mjedisore të dhëna për ndërtimin e HEC-eve si dhe dëmet që shkaktojnë ato te banorët që jetojnë përgjatë lumenjve.

  43. -7

    Zëra...

    Ky sezon i parë podcastesh do t’ju njohë me zërat e personazheve që vijnë prej së largëti. Zërat e atyre që luftojnë çdo ditë në sheshe, dyer institucionesh dhe gjykatash për një shoqëri më të mirë. Zërat që thërrasin për lumenjtë, natyrën, trashëgiminë, barazinë, e shpesh përballen me përçarjen arrogancën dhe dhunën e atyre që kanë pushtet. Hapësira e këtij podcasti do t’i dedikohet tërësisht qytetarëve që angazhohen në kauza publike, zëri i të cilëve mbytet ose mpaket nga ngjarjet e shumta politike e sociale, që shpesh nuk e kalojnë kryeqytetin.

Type above to search every episode's transcript for a word or phrase. Matches are scoped to this podcast.

Searching…

We're indexing this podcast's transcripts for the first time — this can take a minute or two. We'll show results as soon as they're ready.

No matches for "" in this podcast's transcripts.

Showing of matches

No topics indexed yet for this podcast.

Loading reviews...

ABOUT THIS SHOW

Podkasti “Zëra” do t’ju njohë me timbrin e personazheve që vijnë prej së largëti. Ata që luftojnë çdo ditë në sheshe, dyer institucionesh dhe gjykatash për një shoqëri më të mirë. Zërat që thërrasin për lumenjtë, natyrën, trashëgiminë, barazinë, e shpesh përballen me përçarjen arrogancën dhe dhunën e atyre që kanë pushtet. Hapësira e këtij podcasti do t’i dedikohet tërësisht qytetarëve që angazhohen në kauza publike, zëri i të cilëve mbytet ose mpaket nga ngjarjet e shumta politike e sociale, që shpesh nuk e kalojnë kryeqytetin.

HOSTED BY

Citizens Channel

CATEGORIES

Frequently Asked Questions

How many episodes does Zëra have?

Zëra currently has 43 episodes available on PodParley. New episodes are automatically indexed when they're published to the podcast feed.

What is Zëra about?

Podkasti “Zëra” do t’ju njohë me timbrin e personazheve që vijnë prej së largëti. Ata që luftojnë çdo ditë në sheshe, dyer institucionesh dhe gjykatash për një shoqëri më të mirë. Zërat që thërrasin për lumenjtë, natyrën, trashëgiminë, barazinë, e shpesh përballen me përçarjen arrogancën dhe dhunën...

How often does Zëra release new episodes?

Zëra is no longer actively publishing new episodes, but the existing catalog remains available.

Where can I listen to Zëra?

You can listen to Zëra on PodParley by clicking any episode. We provide an embedded audio player for direct listening.

Who hosts Zëra?

Zëra is created and hosted by Citizens Channel.
URL copied to clipboard!