Ma Shqip me Flamur Vezaj podcast artwork

PODCAST · news

Ma Shqip me Flamur Vezaj

MaShqip me Flamur Vezaj është një podcast troç dhe pa frikë.Këtu flasim hapur për drejtësinë, krimin e organizuar, politikën, emigracionin dhe historinë shqiptare. Nga Boston për gjithë shqiptarët në SHBA, Shqipëri, Kosovë e kudo në botë, me intervista ekskluzive, analiza të thella dhe histori inspiruese të komunitetit tonë.Abonohu që të mos humbasësh episodet e reja! 🇺🇸🇦🇱🇽🇰 MaShqip with Flamur Vezaj is a bold and fearless podcast.We speak openly about justice, organized crime, politics, migration, and Albanian history.From Boston to all Albanians in the USA, Albania, Kosovo, and worldwide, with exclusive interviews, in-depth analysis, and inspiring community stories.Subscribe so you never miss a new episode!https://mashqip.comhttps://www.yout

  1. 19

    #E23:Enrik Mehmeti flet ndryshe: Kush kontrollon sot botën e krimit në Vlorë?Turizmi dhe skandalet?

    Në episodin e radhës të podcastit “Ma Shqip me Flamur Vezaj”, i ftuar është gazetari i njohur i Vlorës, Enrik Mehmeti, një emër që prej vitesh ndjek nga afër ngjarjet kriminale, politikën lokale (e jo vetem) dhe problematikat e qytetit bregdetar.Në një bisedë të hapur dhe pa filtra, Mehmeti bën një skaner të plotë të Vlorës, duke folur për ngjarjet më të bujshme që ka ndjekur gjatë karrierës së tij, grupet kriminale, zhvillimet e fundit në qytet, si dhe sfidat që përballet gazetaria investigative në terren.Ai ndalet edhe te vështirësitë e profesionit, presionet ndaj gazetarëve, raportet me institucionet, njohjet dhe takimet me personazhe të ndryshëm ndër vite, duke ndarë histori dhe përvoja të panjohura më parë nga puna e tij si gazetar. Në këtë intervistë trajtohen gjithashtu zhvillimet e turizmit në Vlorë, transformimi i qytetit, problemet që vazhdojnë të shqetësojnë banorët dhe sfidat që e presin një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në Shqipëri.Ndiqni intervistën e plotë në “Ma Shqip me Flamur Vezaj” në YouTube dhe në të gjitha rrjetet tona sociale. Mos harroni të abonoheni, komentoni dhe ndani episodin me miqtë tuaj.

  2. 18

    #E22:Kush janë vajzat e showbizit që bëjnë takime “speciale” me të fortët VIP në burgje? Gaxhai, Bajri, Duka, Haxhiosmani, Rraja ejt

    Pas videos-skandal të publikuar nga “Ma Shqip” me Flamur Vezaj, vjen pjesa e dytë me reagimet dhe debatet që shkaktoi publikimi i pamjeve nga brenda burgut të Durrësit.Reagimet e Drejtorisë së Burgjeve, kontrollet e befasishme, sekuestrimi i sendeve të paligjshme në burgje, deri te reagimet politike pas videos që trazoi opinionin publik.Por jo vetëm kaq. Në këtë episod do të flasim edhe për vajzat e showbiz-it dhe rrjeteve sociale që hyjnë në burgje për takime “speciale” me VIP-at e botës së krimit. Çfarë procedure përdoret? Si futen në burgje?Kush i falsifikon dokumentet dhe deklaratat e bashkëjetesës? Dhe cilët janë të fortët që presin në burg vajza të njohura të showbiz-it? Nga Gazmend Braka alias “Gaxhai”, Leonard Duka, Leart Haxhiu, Ramazan Rraja, Artur Haxhiosmani, Safet Bajri, Redjan Rraja, Petrit Lakatos alias Sulejmani e shumë të tjerë.Na ndiqni në një bashkëbisedim me Elton Qynon, me emra, detaje dhe prapaskena që nuk janë bërë publike më parë.

  3. 17

    #E21:Video-skandal në qelinë e burgut të sigurisë së lartë: Lul Berisha me “bandën” në festë me alkool, droge e telefon

    Video-skandali brenda një burgu të sigurisë së lartë, ku Lul Berisha dhe tjere, duken duke përdorur telefona, duke konsumuar alkool dhe ‘mall’, pa asnjë shqetësim nga kontrolli i institucionit.Kush janë tjeter, Astrit Avdulaj, i njohur si “Kapelja”, apo Islam Kasa, i njohur si “Mitralozi”, si dhe persona të afërt me Kel Arapin, të cilët pretendohet se ndodhen në të njëjtën qeli duke festuar e kërcyer. Pamjet tregojnë dështimin e sigurisë dhe disiplinës në burgje.

  4. 16

    #E19:A duhet të largohen Sylvinho dhe Foda?Çfarë gabimesh bënë në play-off?Duka,Tirana dhe lojtarët?

    Në episodin e radhës flasin ish-kapiteni i Kombëtares Ansi Agolli dhe gazetari Sali Juniku nga SHBA për performancën e Shqipërisë dhe Kosovës në play-off, gabimet e trajnerëve Sylvinho dhe Foda, vlerësimin e futbollistëve, nivelin e kampionateve, rolin e Dukës dhe sfidat drejt kualifikimeve të ardhshme.A duhet të largohet Sylvinho dhe Franco Foda pas ndeshjeve të play-off-it?Analiza e humbjeve të Shqipërisë dhe Kosovës: ku u gabua realisht Kosova surprizon me paraqitje të fortë, por humb nga detajet Shqipëria zhgënjen? Kritika për zgjedhjet dhe menaxhimin e ndeshjeveVlerësimi i futbollistëve: Broja, Muriqi, Asllani, Hoxha dhe të tjerë Kampionatet në Shqipëri dhe Kosovë: a po rritet niveli realisht? Roli i Armand Duka dhe menaxhimi i futbollit shqiptarProblemet e klubeve si Tirana dhe çfarë nuk po funksionon ?A është koha për trajner shqiptar në Kombëtare? E ardhmja e kualifikimeve dhe pritshmëritë për Botërorin

  5. 15

    #E18:Leonard Kerquki: “Shtabi i milionerëve”,kërcënimet me vrasje,ndarja me Buzhalën,Kurti, Osmani,Thaci.Flet Kerquki

    Leonard Kerquki vjen me një rrëfim të fortë në Ma Shqip, duke zbuluar se në vitet 2016–2017 u kërcënua me vrasje për shkak të emisionit “Zona Expres”, ndërsa ishte nën mbrojtje të policisë. Ai tregon si ky emision ndikoi në opinionin publik dhe në politikën në Kosovë, duke hapur debat për krimin dhe korrupsionin.Kerquki flet edhe për vrasjet e pazbardhura pas luftës, duke përmendur mundësinë e përfshirjes së shërbimeve sekrete dhe ndikimin e Serbisë. Ai kritikon Gjykatën Speciale dhe e lidh atë me zhvillime politike pas pavarësisë së Kosovës. Në intervistë, ai komenton edhe figurat kryesore të medias dhe politikës, nga ndarja me Berat Buzhalën, te vlerësimet për Surroin, Haxhiun, Sylën dhe Ahmetin.Në fund, Kerquki flet për ndikimin e diasporës, rolin e Kurtit dhe përplasjet politike në Kosovë, duke paralajmëruar zhvillime të reja në skenën politike. #leonardkerquki #kosova #t7 #gazetaexpress #batonhaxhiu #beratbuzhala #politika #vrasjet #zonaexpress

  6. 14

    #E17:Faton Bislimi:LDK me “aksionarë”.Po Kurti,Thaçi e Osmanin?Tregon bisedat me Biden,Dole,McCain,Lantosh

    Faton Bislimi rrëfehet për herë të parë pa doreza.Flet për lobimin e shqiptarëve në SHBA dhe sa të dorëzuar janë sot, për takimet me Joe Biden, John McCain, Tom Lantos, Bob Dole dhe shumë kongresmenë amerikanë.Tregon si është të punosh pranë Joseph DioGuardit prej rreth 30 vitesh, ku dëshiron ai të varroset dhe çfarë kërkon nga Kosova.Bislimi paralajmëron mundësinë e një partie të re në Kosovë dhe zbulon prapaskenat brenda drejtuesve të LDK-së. Çfarë po bën qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë në SHBA?Flet për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, ngërçin për presidentin e Kosovës, për gjyqin ndaj drejtuesve të UÇK-së, për çështjen e Preshevës dhe rezolutën në Kongres.Ai ndan gjithashtu shumë detaje nga rrugëtimi i tij në zyrat e Kapitolit në Washington dhe angazhimin për çështjen shqiptare.#fatonbislimi #podcast #Kosova 

  7. 13

    #E16:Kombi apo Feja? Islamofobia në SHBA, a preken vërtet shqiptarët?LGBTQ në xhami? Flet imam Gazmend Aga

    Në episodin e radhës në Ma Shqip, i ftuar është imami Gazmend Aga, i cili flet hapur për sfidat e komunitetit musliman shqiptar në SHBA, rritjen e numrit të besimtarëve, krizat familjare dhe arsyet pse një në katër çifte shkon drejt divorcit.Ai ndalet te roli i rrjeteve sociale, problemet ekonomike, martesa në xhami me fuqi ligjore, raporti mes kombit dhe fesë, toleranca fetare dhe fenomenet që po prekin shoqërinë shqiptare.Në intervistë flitet edhe për Ramazanin, islamofobinë, të rinjtë dhe besimin, si dhe jepet një koment për dosjen Epstein dhe moralin në shoqëri.Ndiqeni të plotë intervistën në Ma Shqip dhe mos harroni të bëni subscribe për më shumë.

  8. 12

    #E15:Avokatja Dea Çoka:Pse shqiptarët i drejtohen gjykatave në SHBA për divorc: Çfarë duhet të dini..

    Në episodin e radhës në MA Shqip, ndiqni avokaten familjare Dea Çoko, e cila flet hapur dhe qartë për arsyet pse shqiptarët në SHBA i drejtohen gjykatave për divorc dhe çështje familjare.Në këtë intervistë do të mësoni:✔️ Cilat janë shkaqet kryesore të divorceve✔️ Çfarë problemesh lindin gjatë procesit ligjor✔️ Çfarë duhet të dini para se t’i drejtoheni gjykatës✔️ Sa kushton një proces divorci në SHBA✔️ Çfarë është urdhri i mbrojtjes dhe kur përdoret✔️ Pse janë të rëndësishme kontratat paramartesore dhe pas martesës✔️ Si trajtohen çështjet e fëmijëve në gjykatë✔️ Gabimet që duhen shmangur Një episod informues për çdo familje shqiptare në Amerikë.Na ndiqni në MA Shqip për më shumë intervista dhe informacione të rëndësishme për komunitetin!

  9. 11

    #E14:Ilir Ikonomi, nga Pekini te Zëri i Amerikës, rrëfen sekretet e Fan Nolit, djalin e Konicës...

    Në këtë episod është i ftuar Ilir Ikonomi, i cili rrëfen për rininë e tij, tre dekada në gazetari, studimet në Pekin, kalimin te Reuters dhe më pas te Zëri i Amerikës.Ai flet për intervistat me personalitete të mëdha ndërkombëtare, për trishtimin nga mbyllja e Zërit të Amerikës dhe për kërkimet e tij shumëvjeçare mbi figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare.Çfarë ka zbuluar Ikonomi për Esat Toptanin, Ahmet Zogun dhe Ismail Qemalin? Cilat janë sekretet e Faik Konicës dhe historia e djalit të tij të lënë jetim?Çfarë zbardhin dy librat “Apostuli” dhe “Rebeli” për jetën e Fan Nolit, dhe çfarë pritet të sjellë vëllimi i tretë dhe i fundit vitin e ardhshëm?Kush e bëri peshkop dhe pse u përplas me Konicën? Si u shkrua historia sipas interesave apo sipas së vërtetës? Na ndiqni...

  10. 10

    #E13:Analiza Flamur Vezaj: 12 minutat e arrestimit të Maduros dhe dosja Epstein,fotot me Trump e Clinton me vajza minorene

    Analiza shteruese e Flamur Vezaj: 12 minutat e arrestimit të Maduros, detajet e operacionit në Venezuelë, kush e spiunoi, a ishte ndërhyrja për naftën, drogën apo ndikimin në Amerikën Latine; debatet ligjore e politike dhe reagimet ndërkombëtare, etj etj #lajmeshqipPo ashtu, dosja e pedofilit Epstein: fotot me Trump, Clinton e të tjerë, u vra apo u vetëvra në qeli, pse u manipulua dosja dhe debatet e forta publike në media...

  11. 9

    #E12:Hatixhe Berani Gerbeshi: Nga kampi i Bllacës në SHBA, refugjate me dy fëmijë, sot avokate e emigrantëve në Kaliforni

    Në episodin e radhës në MA Shqip, rrëfen jetën dhe rrugëtimin e saj Hatixhe Berani Grbeshi. Ajo flet për vështirësitë e luftës në Kosovë, për ditët si refugjate në kampin e Bllacës në Maqedoni, ku mbërriti me dy fëmijë të vegjël, dhe më pas për rrugëtimin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Në këtë intervistë, ajo ndan historinë e jetës në SHBA si nënë e re me dy fëmijë, sfidat e integrimit, studimet në fushën e drejtësisë dhe rrugën e vështirë deri në marrjen e licencës si avokate. Sot, ajo ka zyrën e saj ligjore në shtetin e Kalifornisë, ku mbron të drejtat e refugjatëve dhe personave me aftësi të kufizuara. Hatixhe Berani Grbeshi flet gjithashtu për traumat e luftës, sakrificat familjare, si dhe për çështjet ligjore që mbulon, duke ofruar këshilla për shqiptarët që kërkojnë të përfitojnë pensione federale për shkak të moshës, problemeve shëndetësore apo aftësive të kufizuara të lindura.Një histori frymëzuese, plot sfida dhe suksese, që mund ta ndiqni të plotë në MA Shqip me Flamur Vezaj.

  12. 8

    #E11:Bejleri, ultranacionalistët grekë e politika,flet Artan Hoxha dhe Eugen Beçi: Kush i vrau ushtarët në Peshkëpi?

    Në këtë episod flasim për Masakrën e Peshkëpisë dhe shpalljen non grata të gazetarit Artan Hoxha.A ka gisht Alfred Bejleri në këtë vendim sanksionues ndaj gazetarëve nga ultranacionalistët grekë dhe politika? Dhe shumë detaje të tjera.Ndërkohë, flet për herë të parë edhe ish-prokurori Eugen Beçi, i cili mori të pandehur Alfred Bejlerin dhe persona të tjerë për masakrën dhe vrasjet në Postën Kufitare të Peshkëpisë.Çfarë provash u gjetën, çfarë ndodhi me dosjen e zhdukur dhe detaje të tjera të pathëna.Ndiqeni në Ma Shqip, me Flamur Vezaj.

  13. 7

    #E10:Hans Hysenaj,erdhi 13-vjeç nga Shqipëria, tani prokurori i parë shqiptar në Boston. Si ja doli?

    Në episodin special të 28 Nëntorit, “Ma Shqip” solli një intervistë ekskluzive me prokurorin shqiptar në Boston, Hans Hysenaj – një histori suksesi që nis si emigrant 13-vjeçar dhe përfundon në një nga zyrat më të rëndësishme të akuzës në SHBA.Prokurori flet hapur edhe për Shqipërinë: SPAK-un, korrupsionin, krimin e organizuar dhe sfidat e vendit, duke lënë të hapur mundësinë për t’u angazhuar një ditë edhe në atdhe.Një rrëfim i sinqertë, i fortë, me detaje që nuk janë thënë kurrë më parë. Vetëm në MaShqip.com.#prokurori #everyone #follower #dosja #drejtesia #gjykata #boston

  14. 6

    #E9:Sinaloa dy kazino në Shqipëri, SHBA i bllokon! Artan Hoxha e Elton Qyno: Kush urdhërdhëroi vr*sjen e Danit!”

    Në këtë episod flasim për sanksionet e SHBA ndaj familjes Hysa dhe lidhjet me rrjetin Sinaloa, dy kazinotë në Shqipëri dhe pastrimin e parave. Artan Hoxha dhe Elton Qyno analizojnë gjithashtu ekzekutimin e Gilmando Danit dhe kush dyshohet se dha urdhrin.Na ndiqni në YouTube “MA Shqip me Flamur Vezaj” dhe në rrjetet sociale.

  15. 5

    #E8: Fatmir Spahiu:Takimi me Albin Kurtin dhe pse pranova ofertën për ministër? Nuk ka komb kosovar!

    Një intervistë ndryshe me Fatmir Spahiun (Bufin), aktorin dhe intelektualin e njohur të skenës shqiptare.Ai flet pa doreza për gjithçka: pse pranoi postin e ministrit të Kulturës, takimin me Albin Kurtin, dhe rrëfen hapur për shoqërinë, fenomenet, “kombin” kosovar, shëndetësinë, mediat, filmin, shoqërinë civile, Akademinë e Arteve, aktorët, komeditë dhe korrupsionin.Spahiu ndalet edhe te procesi në Hagë, jeta e tij në Beograd, Kosova para dhe pas luftës, si dhe kujton me respekt familjen Jashari, Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin, Anton Çetën, Fehmi Aganin, Zikrija Canën dhe Faruk Begollin.Ai flet gjithashtu për kombëtaren e futbollit dhe sjell shumë detaje të pathëna nga jeta e tij artistike dhe njerëzore.Një rrëfim i plotë i një artisti që ka arritur ta çojë kinemanë shqiptare deri në Netflix, një bisedë e sinqertë që nuk duhet humbur! ####MaShqip me Flamur Vezaj është një podcast troç dhe pa frikë.Këtu flasim hapur për drejtësinë, krimin e organizuar, politikën, emigracionin dhe historinë shqiptare. Nga Boston për gjithë shqiptarët në SHBA, Shqipëri, Kosovë e kudo në botë, me intervista ekskluzive, analiza të thella dhe histori inspiruese të komunitetit tonë.Abonohu që të mos humbasësh episodet e reja! ##MaShqip with Flamur Vezaj is a bold and fearless podcast.We speak openly about justice, organized crime, politics, migration, and Albanian history.From Boston to all Albanians in the USA, Albania, Kosovo, and worldwide, with exclusive interviews, in-depth analysis, and inspiring community stories.Subscribe so you never miss a new episode!

  16. 4

    #E7: Ish-gjyqtari Klodian Rado: Vrasja e gjyqtarit është skandal! Si mund të emigrosh në Kanada?

    Rrëfehet ish-gjyqtari Klodian Rado, sot ligjor në Kanada. Ai flet për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, mungesën e sigurisë në gjykata, dështimet e reformës në drejtësi, vetingun me probleme, punën e SPAK-ut, si dhe mosveprimet e KLGJ e KLP.Rado zbulon pse u largua nga drejtësia shqiptare dhe si sot ndihmon shqiptarët të emigrojnë ligjërisht drejt Kanadasë.MaShqip me Flamur Vezaj është një podcast troç dhe pa frikë.Këtu flasim hapur për drejtësinë, krimin e organizuar, politikën, emigracionin dhe historinë shqiptare. Nga Boston për gjithë shqiptarët në SHBA, Shqipëri, Kosovë e kudo në botë, me intervista ekskluzive, analiza të thella dhe histori inspiruese të komunitetit tonë.Abonohu që të mos humbasësh episodet e reja!##MaShqip with Flamur Vezaj is a bold and fearless podcast. We speak openly about justice, organized crime, politics, migration, and Albanian history.From Boston to all Albanians in the USA, Albania, Kosovo, and worldwide, with exclusive interviews, in-depth analysis, and inspiring community stories.Subscribe so you never miss a new episode!

  17. 3

    #E6-Rrëfehet Arjan Ndoja: Pse iu bë atentat, a ka lidhje me botën e krimit, sulmet e Ramës e Braces!

    Ekskluzive: Rrëfehet Arjan Ndoja, atentati në Durrës, përplasjet me Ramën e Braçen, marrëdhënia me Sali Berishën, politika, zgjedhjet, akuzat për “kriminelët”, videoja dhe shumë detaje të tjera.Na ndiqni...

  18. 2

    #E5–SPAK heq nga mbrojtja Fitim Dumanin:“Rikthehesh nëse flet Dashnori”! Familja Nuredinit merr azil

    Në këtë episod të pestë dhe final, mbyllet seria e tretë e rrëfimit tronditës të Fitim Dumanit. Ai flet për: Sigurinë e familjes, thotë se kriminelët kanë gjetur vendndodhjen e prindërve të tij dhe se agjentët e mbrojtjes nuk qëndrojnë te shtëpia dhe as nuk janë të armatosur.Agjentë të dehur e të patrajnuar, sipas tij, personeli që duhet ta mbrojë nuk garanton asnjë siguri. Momente skandaloze, policia, sipas rrëfimit, i ka dhënë armë Nuredin Dumanit gjatë lëvizjeve për në spital ose në vendngjarje. Familja pa garanci, fëmijët nuk lejohen të dalin as në plazh; vetëm prindërit, bashkëshortja e Fitimit dhe dy fëmijët e tij janë nën mbrojtje. Familja e Nuredin Dumanit ka marrë azil jashtë Shqipërisë, ndërsa Dashnor Dumani nuk është i mbrojtur. Heqja nga programi, SPAK i ka hequr Fitim Dumanit statusin e mbrojtjes dhe, sipas tij, ka vendosur kusht: rikthim vetëm nëse Dashnor Dumani pranon të bashkëpunojë. Premtime boshe, ai akuzon kreun e SPAK se nuk e mbron dhe jep vetëm premtime pa mbulim.Na ndiqni në YouTube “Ma Shqip me Flamur Vezaj” për episodin e plotë dhe për rrëfimin e fundit të Fitim Dumanit.

  19. 1

    #E4: Fitim Dumani: Kush e shpëtoi Taulant Ballën? Lidhja e Metes me 'Pojen". Shullazi 700 mijë euro Dumanit

    Pjesa e dytë e intervistës ekskluzive me Fitim Dumanin në Ma Shqip sjell rrëfime që ai i bën për herë të parë:Kush, sipas tij, e tërhoqi urdhër-arrestin për Taulant Ballën dhe pse ky i fundit mbron Suel Çelën. Lidhja mes ish-presidentit Ilir Meta dhe Xhevdet Troplinit (Poja), si dhe akuzat për djalin e këtij të fundit, Fatmir Troplini (Miri i Pojës), për disa vrasje të bujshme ne Durres.Emiljano Shullazi dhe Gent Sharra kanë ofruar 700 mijë euro për të ndalur kamerat e burgut dhe për të tërhequr dëshminë për Suel Çelën.Historia e fushatës për LSI, dosja e blerjes së votave dhe si, sipas tij, u pushua.Akuza për presion nga SPAK dhe prokurori Altin Dumani, si dhe për prokurorin e Elbasanit Kreshnik Ajazi, që sipas tij ka “drogauar” një të arrestuar brenda komisariatit.Ndiqni “Ma Shqip” në YouTube dhe bëni Subscribe dhe koment#dumani #fitimdumani #nuredindumani #altinDumani #vrasje #taulantballa

  20. 0

    #E3-Ekskluzive:Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit rrëfen vr*sjet me pagesë të vëllait! Kush e vrau Talo Çelën?

    Në episodin e tretë të MaShqip me Flamur Vezaj, sjellim një intervistë ekskluzive me Fitim Dumanin, vëllain e vogël të Nuredin Dumanit, vrasësit me pagesë që ka pranuar mbi 13 vrasje.Fitimi, i sapo dalë nga burgu për prostitucion e grabitje, rrëfen:Atentatet dhe vrasjet me pagesë të kryera nga vëllai i tij.Si nisi karriera e Nuredinit nga ndërtimi dhe tregtia e fruta-perimeve, tek grabitjet me armë e deri tek ekzekutimet për llogari të grupeve kriminale.Tradhtinë nga Suel Çela dhe pritën që çoi në arrestim.Përplasjen dhe prishjen e lidhjes me Talo Çelën, që i ktheu në armiq.Kush vrau Talo Çelën sipas Fitim Dumanit: vëllezërit Çopja.Vrasjen e gruas në Durrës dhe konfliktet me grupet rivale.Kritikat ndaj SPAK dhe statusit të dëshmitarit të Erjon Alibeajt.Paralajmërimin se Nuredini ka rrëfyer edhe shumë ngjarje të tjera dhe se priten arrestime të bujshme në shtator.Ekskluzive: rrëfimi tronditës i Fitim Dumanit për karrierën kriminale të vëllait të tij.Ndiqni intervistën të plotë në MaShqip YouTube Subscribe, komente dhe like kanalit 👍

Type above to search every episode's transcript for a word or phrase. Matches are scoped to this podcast.

Searching…

We're indexing this podcast's transcripts for the first time — this can take a minute or two. We'll show results as soon as they're ready.

No matches for "" in this podcast's transcripts.

Showing of matches

No topics indexed yet for this podcast.

Loading reviews...

ABOUT THIS SHOW

MaShqip me Flamur Vezaj është një podcast troç dhe pa frikë.Këtu flasim hapur për drejtësinë, krimin e organizuar, politikën, emigracionin dhe historinë shqiptare. Nga Boston për gjithë shqiptarët në SHBA, Shqipëri, Kosovë e kudo në botë, me intervista ekskluzive, analiza të thella dhe histori inspiruese të komunitetit tonë.Abonohu që të mos humbasësh episodet e reja! 🇺🇸🇦🇱🇽🇰 MaShqip with Flamur Vezaj is a bold and fearless podcast.We speak openly about justice, organized crime, politics, migration, and Albanian history.From Boston to all Albanians in the USA, Albania, Kosovo, and worldwide, with exclusive interviews, in-depth analysis, and inspiring community stories.Subscribe so you never miss a new episode!https://mashqip.comhttps://www.yout

HOSTED BY

Flamur Vezaj

Frequently Asked Questions

How many episodes does Ma Shqip me Flamur Vezaj have?

Ma Shqip me Flamur Vezaj currently has 20 episodes available on PodParley. New episodes are automatically indexed when they're published to the podcast feed.

What is Ma Shqip me Flamur Vezaj about?

MaShqip me Flamur Vezaj është një podcast troç dhe pa frikë.Këtu flasim hapur për drejtësinë, krimin e organizuar, politikën, emigracionin dhe historinë shqiptare. Nga Boston për gjithë shqiptarët në SHBA, Shqipëri, Kosovë e kudo në botë, me intervista ekskluzive, analiza të thella dhe histori...

How often does Ma Shqip me Flamur Vezaj release new episodes?

Ma Shqip me Flamur Vezaj has 20 episodes. Check the episode list to see recent publication dates and frequency.

Where can I listen to Ma Shqip me Flamur Vezaj?

You can listen to Ma Shqip me Flamur Vezaj on PodParley by clicking any episode. We provide an embedded audio player for direct listening, and you can also subscribe via your preferred podcast app using the RSS feed.

Who hosts Ma Shqip me Flamur Vezaj?

Ma Shqip me Flamur Vezaj is created and hosted by Flamur Vezaj.
URL copied to clipboard!