-
398
31 Dhjetor
Gjëja më madhështore në lidhje me provat është që ato të tregojnë se ku janë dobësitë e tua, ku çalove në përgatitjen tënde; dhe të japin kohë që të ndryshosh para se të vijë shfaqja reale para audiencës së vërtetë.
-
397
30 Dhjetor
30 Dhjetor by Dritez
-
396
29 Dhjetor
Oh, çfarë tmerri do të jetë për ata që nuk pendohen dhe nuk mbahen fort te dëshmia e Jezusit! Përshkrimi i zemërimit të Perëndisë nga Gjoni, “apostulli i dashurisë”, është i tmerrshëm.
-
395
28 Dhjetor
Shpresa jonë përfundimtare është soditja e lavdisë së Perëndisë. “Mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë” (Romakëve 5:2). Perëndia do të të “vërë të paqortueshëm dhe me ngazëllim para lavdisë së tij” (Juda 24)
-
394
27 Dhjetor
Vullneti i zbuluar i Perëndisë për ty është që kur të zgjohesh në mëngjes, të mos e shtysh ditën pa një qëllim duke lejuar që rrethanat të vendosin atë që bën, por që të synosh diçka–të fokusohesh në një qëllim të caktuar.
-
393
26 Dhjetor
Satani kishte gisht në mjerimin e Jobit, por ai nuk e kishte fjalën e fundit. Perëndia i dha leje Satanit që ta lëndonte Jobin (Jobi 1:12; 2:6). Por Jobi dhe shkrimtari i këtij libri e trajtojnë Perëndinë si shkakun vendimtar.
-
392
25 Dhjetor
Krishti do të na ndihmojë me të vërtetë në luftën tonë. Ai do të të ndihmojë me të vërtetë! Ai është në anën tënde. Krishti nuk erdhi ta shkatërronte mëkatin, për shkak se mëkati është argëtues, por sepse ai është fatal.
-
391
24 Dhjetor
Shiko kuptimin e kësaj: Jezusi u shfaq në botë për dy arsye. Ai erdhi që ne të mos vazhdojmë të mëkatojmë–pra, Jezusi erdhi të shkatërronte veprat e djallit (1 e Gjonit 3:8); dhe Ai erdhi që të siguronte shlyerjen për mëkatet tona, nëse mëkatojmë.
-
390
23 Dhjetor
Si e marrim praktikisht pajtimin dhe si mburremi në Perëndinë? Përmes Jezu Krishtit. Kjo do të thotë se e bëjmë portretin e Jezusit në Bibël, pra: veprën dhe fjalët e Jezusit të portretizuara në Dhiatën e Re, përmbajtjen thelbësore të mburrjes tonë në Perëndinë.
-
389
22 Dhjetor
Sa të vdekur që jemi! O Perëndi, sa të mpirë dhe të pandjeshëm jemi ndaj lavdisë së kësaj historie! Sa shpesh më është dashur të pendohem dhe të them: “Perëndi, më vjen keq që historitë e krijuara nga njeriu më prekin emocionet, habinë dhe mahnitjen time, admirimin dhe gëzimin, më tepër se historia jote.”
-
388
21 Dhjetor
Misteri i lindjes së Jezusit nuk është thjesht se lindi prej një virgjëreshe. Ajo mrekulli u caktua prej Perëndisë që të dëshmonte për një mrekulli edhe më të madhe–domethënë që fëmija i lindur në Krishtlindje ishte një person që ekzistonte “nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë”.
-
387
20 Dhjetor
Punishtja e satanit nxjerr miliona mëkate çdo ditë. Ai i ngarkon ato në avionë të mëdhenj mallrash, i çon në qiell, i hap para Perëndisë dhe shkrihet së qeshuri.
-
386
19 Dhjetor
Përmes vdekjes së Tij, Jezusi i hoqi tej gjithë mëkatet tona. Një person pa mëkat nuk mund të dënohet nga Satani. Duke qenë se jemi të falur, ne jemi përfundimisht të pashkatërrueshëm.
-
385
18 Dhjetor
Në këtë stinë Adventi, mbani mend se Krishtlindja është një model për misionin. Si unë, ashtu edhe ju. Mision do të thotë rrezik dhe rreziku më i madh është të mos i besoni mëshirës së Perëndisë.
-
384
17 Dhjetor
Perëndia është i drejtë, i shenjtë dhe i veçuar nga mëkatarë si ne. Ky është problemi ynë kryesor në kohën e Krishtlindjes–dhe në çdo kohë tjetër. Si mund ta rregullojmë marrëdhënien me një Perëndi të drejtë dhe të shenjtë?
-
383
16 Dhjetor
Krishtlindja shënoi fillimin e tërheqjes më të suksesshme të Perëndisë. Ai ka qenë gjithmonë i kënaqur ta tregojë pushtetin e Tij përmes gjërave që nga jashtë duken si dështime. Perëndia bën tërheqje taktike për të korrur fitore strategjike.
-
382
15 Dhjetor
Jezusi erdhi në Krishtlindje, në mënyrë që të kemi jetën e përjetshme: “Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (Gjoni 10:10).
-
381
14 Dhjetor
Perëndia nuk e vendos dhuratën e Krishtlindjes, shpëtimin dhe transformimin poshtë një peme, nëse mund ta themi kështu, që ta marrësh me fuqitë e tua. Ai e merr dhe e vendos në zemrën dhe mendjen tënde, dhe të jep vulën e sigurisë që je një fëmijë i Perëndisë.
-
380
13 Dhjetor
Jezusi merret drejtpërdrejt me Perëndinë Atë. Ai ka një vend nderi përkrah Perëndisë. Ai është i dashur dhe i respektuar pafundësisht prej Perëndisë. Jezusi është vazhdimisht me Perëndinë.
-
379
12 Dhjetor
Theksi i librit të Hebrenjve është se Jezu Krishti, Biri i Perëndisë, nuk erdhi thjesht që të përputhej me sistemin tokësor të shërbesës priftërore si prifti njerëzor më i mirë dhe përfundimtar. Ai erdhi që ta përmbushte dhe t’i jepte fund atij sistemi, ta drejtonte gjithë vëmendjen tonë te vetja e Tij.
-
378
11 Dhjetor
Arsyeja pse Krishti u bë njeri, ishte që të vdiste. Si Perëndi, thjesht dhe qartë, Ai nuk mund të vdiste dot për mëkatarët, por si njeri mund ta bënte. Synimi i Tij ishte të vdiste, prandaj duhej të lindte si njeri.
-
377
10 Dhjetor
Perëndia nuk shërbehet prej duarve të njerëzve sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë (Veprat 17:25). Dhuratat e dijetarëve nuk iu dhanë Jezusit për ta ndihmuar apo për t’ia plotësuar nevojat. Ishte çnderuese për një monark që vizitorë të huaj t’i sillnin pako me dhurata mbretërore.
-
376
09 Dhjetor
Jezusi i shqetëson njerëzit që nuk duan ta adhurojnë Atë dhe sjell kundërshtim për ata që duan ta adhurojnë. Mund të mos jetë kjo pika kryesore në mendjen e Mateut, por është rrjedhoja e pashmangshme e shpalosjes së historisë.
-
375
08 Dhjetor
Perëndia po i udhëzon të huajt te Krishti, që ata ta adhurojnë Atë. Për këtë, Perëndia ushtron ndikim dhe fuqi globale–ndoshta dhe universale.
-
374
07 Dhjetor
Ndryshe nga Luka, Mateu nuk na tregon për barinjtë që vijnë të vizitojnë Jezusin në grazhd. Fokusi i tij shkon menjëherë te të huajt–johebrenjtë, jojudenjtë–të cilët vijnë nga lindja për të adhuruar Jezusin.
-
373
06 Dhjetor
Për kë ka paqe? Në lavdërimin e engjëjve ka një notë serioze. Paqe mbi dhé njerëzve, mbi të cilët qëndron pëlqimi i Tij. Paqe mes njerëzve me të cilët Ai është i kënaqur. Ama pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Perëndisë (Hebrenjve 11:6). Ja pse Krishtlindja nuk u sjell paqe të gjithëve.
-
372
05 Dhjetor
Ndoshta mendon se, nëse Perëndia e sundon botën në atë mënyrë sa të përdorë numërimin e popullsisë të një perandorie për ta çuar Marinë dhe Jozefin në Bethlehem, sigurisht që Ai mund t’u siguronte një dhomë në han.
-
371
04 Dhjetor
Mos mendo që për shkak se përjeton armiqësi në botën e vogël të përvojave të tua, dora e Zotit është shkurtuar. Me gjithë zemrën e Tij, Ai po kërkon shenjtërinë tonë, jo begatinë apo famën tonë.
-
370
03 Dhjetor
Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe i bëri shpengim popullit të vet; dhe na ngriti bri shpëtimi në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet...
-
369
02 Dhjetor
Të vetmit njerëz, shpirti i të cilëve mund ta madhërojë me të vërtetë Perëndinë, janë njerëz si Elizabeta dhe Maria, njerëz të cilët e pranojnë gjendjen e tyre të përulur dhe mahniten që Perëndia i madhërishëm i përfill.
-
368
30 Nentor
Perëndia është i shenjtë, i pastër dhe përsosmërisht i drejtë. Megjithatë, e gjithë historia e Biblës tregon se si një Perëndi kaq i madh dhe i shenjtë mundet dhe në të vërtet i mirëpret në favorin e tij njerëzit e pistë dhe jo të shenjtë si ti dhe unë. Si mund të ndodhë kjo?
-
367
29 Nentor
Ne jetojmë në epokën moderne–në epokën e internetit, të telefonave të zgjuar dhe të transplanteve të zemrës–dhe në thelb, problemi ynë është gjithmonë i njëjti: Ndërgjegjja jonë na dënon dhe na bën të ndihemi të papranueshëm për Perëndinë. Ne jemi shkëputur nga Perëndia dhe ndërgjegjja na dëshmon për këtë.
-
366
28 Nentor
Kur mirënjohja ndaj Perëndisë gufon në zemrën njerëzore, Perëndia madhërohet si burimi i bekimit tonë. Ai pranohet si dhënës dhe bamirës, dhe për pasojë si i lavdishëm.
-
365
27 Nentor
Ekzistojnë dy lloje zmadhimi: ai i mikroskopit dhe tjetri i teleskopit. Mikroskopi i bën gjërat e vogla të duken më të mëdha sesa janë. Teleskopi i bën gjërat e mëdha të duken po aq të mëdha sa janë në realitet.
-
364
26 Nentor
Ky varg thotë se Krishti është në gjendje të shpëtojë plotësisht–përjetësisht–përderisa Ai gjithmonë rron që të ndërmjetësojë për ne. Me fjalë të tjera, Ai nuk do të ishte në gjendje të na shpëtonte përjetë, nëse nuk do të vazhdonte të ndërmjetësonte për ne përjetë.
-
363
25 Nentor
Mirënjohja ndaj Perëndisë është një emocion i gëzueshëm. Ne kemi një ndjesi borxhi të gëzueshëm për hirin e tij. Prandaj, në njëfarë kuptimi, në vetë emocionin e mirënjohjes, ne jemi ende përfitues. Por në vetë natyrën e saj, mirënjohja përlëvdon dhënësin.
-
362
24 Nentor
Ai vdiq që ti të bësh pikërisht atë që bëri Pali te Filipianëve 3:12: “Po e ndjek prapa se mos e kap, sepse edhe unë u kapa nga Jezu Krishti.” Është ungjilli dhe jo marrëzi t’i thuash një mëkatari të bëjë atë që vetëm Krishti mund ta aftësojë ta bëjë; domethënë, të shpresojë në Perëndinë.
-
361
23 Nentor
Ekziston një Person vlera, nderi, dinjiteti, çmueshmëria, madhështia, bukuria dhe reputacioni i të cilit është më i madh se gjitha vlerat e tjera së bashku–dhjetë mijë herë më i madh–dhe ky person është vetë Perëndia. Prandaj, kur Perëndia betohet, Ai betohet mbi veten e Tij.
-
360
22 Nentor
Shtegu drejt pjekurisë dhe ushqimit të fortë biblik nuk kërkon më së pari që të bëhesh një person inteligjent, por që të bëhesh një person i bindur.
-
359
21 Nentor
Çelësi për të çliruar një zemër falënderimi dhe për ta mposhtur hidhërimin, të shëmtuarën, mungesën e respektit dhe dhunën është një besim i fortë në Perëndinë, Krijuesin, Mbështetësin, Siguruesin dhe Shpresëdhënësin.
-
358
20 Nentor
Nuk do të ketë më mëkat në ne. Do të kemi mbaruar punë me luftën e brendshme, si dhe me zhgënjimet shpirtcopëtuese të ofendimit të Zotit, që na deshi dhe e dha veten e Tij për ne.
-
357
19 Nentor
Secili prej nesh ka nevojë për ndihmë. Ne nuk jemi Perëndi. Ne kemi nevoja, kemi dobësi, pështjellim, kemi kufizime të shumëllojshme. Ne kemi nevojë për ndihmë.
-
356
18 Nentor
Fjala e Perëndisë është shpresa jonë e vetme. Lajmi i mirë i premtimeve të Perëndisë dhe paralajmërimet e gjykimit të Tij janë mjaft të mprehta, mjaft të gjalla dhe mjaft vepruese sa për të depërtuar deri në thellësitë e zemrës dhe për të më treguar se gënjeshtrat e mëkatit janë me të vërtetë gënjeshtra.
-
355
17 Nentor
Domethënia e krishterimit është që ndryshimi është i mundur. Po flas për një ndryshim të thellë dhe rrënjësor. Është e mundur të bëhesh zemërbutë kur dikur ishe i pandjeshëm dhe i ngurtë.
-
354
16 Nentor
Merr Biblën, kërkoji ndihmë Frymës së Shenjtë, ruaji premtimet në zemrën tënde dhe lufto luftën e drejtë të besimit–për të jetuar me besim në hirin e ardhshëm.
-
353
15 Nentor
Kur jam i shqetësuar se jam tepër i dobët për ta bërë punën time, e luftoj mosbesimin me premtimin e Krishtit, që thotë: “Hiri im të mjafton, sepse fuqia ime përsoset në dobësi” (2 e Korintasve 12:9).
-
352
14 Nentor
Kur ne mahnitemi me mrekullitë e syrit njerëzor dhe me strukturën e jashtëzakonshme të veshit, nuk duhet të mrekullohemi me procesin e rastësisë, por me mendjen, me krijimtarinë dhe fuqinë e Perëndisë.
-
351
13 Nentor
Edhe pse populli i Izraelit i pa ujërat e Detit të Kuq të ndaheshin dhe eci përmes detit në tokë të thatë, në çastin kur i kapi etja, zemrat e tyre u ngurtësuan kundër Perëndisë dhe nuk patën besim se Ai do të kujdesej për ta. Populli murmuriti kundër Perëndisë dhe thanë se jeta në Egjipt ishte më e mirë.
-
350
12 Nentor
Pas çdo sëmundjeje dhe paaftësie qëndron vullneti vendimtar i Perëndisë. Jo se Satani nuk është i përfshirë–ka të ngjarë që ai është gjithmonë i përfshirë me qëllime shkatërrimtare, në një mënyrë apo në një tjetër (Veprat 10:38). Por fuqia e tij nuk është vendimtare. Ai nuk mund të veprojë dot pa lejen e Perëndisë.
-
349
11 Nentor
Njerëzit që mburren dhe shpresojnë në Jezu Krishtin, janë shtëpia e Perëndisë. Kjo do të thotë se Jezusi është Krijuesi ynë, Zotëruesi, Sunduesi dhe Siguruesi ynë pikërisht sot, jo vetëm në kohën e Moisiut ose në kohën e Tij mbi tokë.
We're indexing this podcast's transcripts for the first time — this can take a minute or two. We'll show results as soon as they're ready.
No matches for "" in this podcast's transcripts.
No topics indexed yet for this podcast.
Loading reviews...
ABOUT THIS SHOW
Podcast by Dritëz
HOSTED BY
IGNIS Ministry
CATEGORIES
Loading similar podcasts...