PODCAST · health
Shëndeti në Rend të Parë - Telegrafi
by Elfije Boletini-Bejtullahu
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” me autore Elfije Boletini-Bejtullahu çdo të diele sjelle biseda informuese me profesionistë të shëndetësisë, mjekë, studiues dhe specialistë të fushave të ndryshme për t’i ofruar publikut informacion të saktë mbi çështje të rëndësishme që lidhen me shëndetin. Nga këshillat për një jetë të shëndetshme, informata për sëmundje të ndryshme, simptomat, diagnostikimin e trajtimet e fundit mjekësore, me bisedat me profesionistë të fushës përmes secilit episod synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe të ndihmojmë dëgjuesit tanë të dinë më shumë për shëndetin e tyre. Podcasti trajton një gamë të gjerë temash për sëmundje kronike, shëndetin mendor, stilin e jetesës, përfshirë ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, kujdesin ndaj grave dhe fëmijëve, kujdesin për të moshuarit, rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve dhe edukimin shëndetësor, etj. Qëllimi i podcastit “Shëndeti në rend të parë” është të afrojë informacion të besueshëm dhe të dobishëm për publikun e gj
-
71
#71: Shëndeti në rend të parë - Kirurg abdominal, Arbër Morina
Në episodin e 71-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, kirurgu abdominal Arbër Morina ka diskutuar për organet vitale si mëlçia dhe pankreasi, si dhe për një problem shumë të përhapur në Kosovë – gurët në idhëz. Morina shpjegon pse këto probleme shpesh kalojnë pa u vënë re deri në faza të avancuara dhe cilat janë shenjat që nuk duhet të injorohen.Morina flet edhe për rëndësinë e ekzaminimeve bazë si ultrazëri dhe paralajmëron për abuzimin me analiza të panevojshme. Në fund, Morina ndan një rrëfim emocional nga lufta në Kosovë, ku ka shërbyer si mjek në front.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #ArbërMorina
-
70
#70: Shëndeti në rend të parë - Fizioterapisti, Valon Maloku
Në episodin e 70-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i ftuar është fizioterapisti Valon Maloku. Diskutimi fokusohet te efekti nocebo dhe mënyra si pritjet negative mund të ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes së pacientit. Maloku shpjegon dallimin mes trajtimeve që japin vetëm ndjesi të përkohshme dhe atyre që kanë bazë reale shkencore. Ai flet edhe për rolin kyç të edukimit të pacientit dhe rëndësinë e ushtrimeve fizike në shërim afatgjatë.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #ValonMaloku
-
69
#69: Shëndeti në rend të parë - Seksolog, Hajrullah Fejza
Në episodin e 69-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, seksologu Hajrullah Fejza flet hapur për shëndetin seksual dhe tabutë në shoqëri. Diskutohet roli i edukimit seksual, ndikimi i stresit dhe rëndësia e komunikimit në marrëdhënie. Ai rrëzon mite të përhapura dhe shpjegon problemet më të shpeshta që prekin çiftet.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #HajrullahFejza
-
68
#68: Shëndeti në rend të parë - ortoped, Qerim Kida
Në episodin 68 të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, ortopedi Qerim Kida flet për rëndësinë e kujdesit ndaj kockave dhe nyjeve. Ai shpjegon problemet më të shpeshta ortopedike dhe si lidhen ato me stilin modern të jetesës. Diskutohet ndikimi i përdorimit të telefonit, mungesa e aktivitetit fizik dhe postura e gabuar. Po ashtu, trajtohen temat si sporti tek fëmijët, rikuperimi nga lëndimet dhe roli i fizioterapisë.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #QerimKida
-
67
#67: Shëndeti në rend të parë - gastroenterolog, Valon Hamza
Në episodin e 67-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i ftuar është gastroenterologu Valon Hamza, me të cilin diskutojmë për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të kancerit kolorektal. Flasim për simptomat që shpesh neglizhohen, faktorët e rrezikut dhe rolin kyç të kolonoskopisë në parandalim.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #ValonHamza
-
66
#66: Shëndeti në rend të parë - gjinekologe, Flora Belegu-Spahija
Në episodin e 66-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e ftuar është gjinekologia me mbi 40 vite përvojë, Flora Belegu-Spahija. Diskutojmë për rëndësinë e kontrolleve të rregullta gjinekologjike, Pap testin dhe pse ai është jetik për zbulimin e hershëm të kancerit. Flasim për simptomat që gratë nuk duhet t’i injorojnë, si dhe për frikën dhe turpin që shpesh i pengojnë të kërkojnë ndihmë mjekësore.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #FloraBeleguSpahija
-
65
#65: Shëndeti në rend të parë - dermatologia, Rejhane Bislimi-Berisha
Në episodin e 65-të të “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital, e ftuar është dermatologia Rejhane Bislimi-Berisha. Në këtë bisedë flitet për problemet më të shpeshta të lëkurës, duke përfshirë aknet, faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tyre dhe gabimet që bëjnë shpesh pacientët gjatë trajtimit. Diskutohet edhe për rutinën e duhur të kujdesit për lëkurën, ndikimin e ushqimit dhe rëndësinë e mbrojtjes nga rrezet e diellit. Një pjesë e episodit i kushtohet edhe nishaneve dhe kur ndryshimet në to mund të jenë shenjë rreziku.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #RejhaneBislimiBerisha
-
64
#64: Shëndeti në rend të parë - Kirurg kardiovaskular, Raif Çavolli
Në episodin e 64-të të “Shëndeti në rend të parë”, i ftuar është kirurgu kardiovaskular Raif Çavolli. Ai flet për sëmundjet e zemrës si shkaku kryesor i vdekshmërisë dhe shpjegon shenjat paralajmëruese të infarktit që nuk duhen injoruar. Diskutohet edhe për faktorët e rrezikut si stresi, duhani, diabeti dhe kolesteroli i lartë, si dhe për rastet kur duhet kërkuar urgjentisht ndihmë mjekësore. Një pjesë e episodit i kushtohet aneurizmës dhe zhvillimeve moderne në kirurgjinë kardiovaskulare.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #RaifÇavolli
-
63
#63: Shëndeti në rend të parë - neuropsikiatëri Bujar Berisha dhe defektologu Safet Blakaj
Në episodin e 64-të të “Shëndeti në rend të parë”, të ftuar janë neuropsikiatri Bujar Berisha dhe defektologu Safet Blakaj, të cilët flasin hapur për përdorimin e drogave në Kosovë. Diskutohet rritja e kokainës, rreziqet tek adoleshentët dhe arsyet pse të rinjtë bien pre e varësisë. Ekspertët sqarojnë nëse varësia është sëmundje mendore apo çrregullim sjelljeje, si dhe cilat janë shenjat paralajmëruese që prindërit nuk duhet t’i injorojnë. Një bisedë profesionale dhe e drejtpërdrejtë për parandalimin, trajtimin dhe rikthimin në jetë normale. Mesazhi final është i qartë: sa më herët të kërkohet ndihmë, aq më i madh është shansi për shërim.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #BujarBerisha #SafetBlakaj
-
62
#62: Shëndeti në rend të parë - nutricionist sportiv, Agron Rexhepi
Në episodin e 62-të të podcastit Shëndeti në rend të parë, i përkrahur nga United Hospital, mjeku dhe nutricionisti sportiv Agron Rexhepi ka folur për rolin e ushqimit në shëndetin e përgjithshëm, balancimin e peshës trupore dhe pasojat e kequshqyerjes. Po ashtu ai diskutoi edhe rreth dietave ekstreme, konsumit të mishit, rëndësisë së drithërave integrale dhe hidratimit të duhur.Në pjesë e dytë të emisionit Rexhepi ka folur edhe për agjërimin, dhe të mirat që i ka trupi gjatë këtij procesi. Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #AgronRexhepi
-
61
#61: Shëndeti në rend të parë - Specialiste e Mjekësisë Interne, Fjolla Zhubi-Bakija
Në episodin e 61-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, flasim për një nga temat më të rëndësishme të shëndetit publik: shëndetin e zemrës. E ftuar është Fjolla Zhubi Bakija, specialiste e Mjekësisë Interne dhe Kardiologjisë, e cila ndan informacione të rëndësishme mbi rritjen e rasteve të infarktit në moshë të re. Diskutohet roli i stilit të jetesës, stresit dhe gjumit në sëmundjet kardiovaskulare. Sqarohen simptomat tipike dhe jotipike të infarktit, veçanërisht te gratë dhe personat me diabet.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #FjollaZhubiBakija
-
60
#60: Shëndeti në rend të parë - trajner fitnesi, Arbër Peci
Në episodin e 60-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, trajneri i fitnesit, Arbër Peci ka folur për suplementet ushqimore dhe rolin e tyre real në fitnes dhe shëndet. Ai ndau dallimin mes miteve dhe fakteve rreth proteinës, kreatinës, BCAA-ve dhe pre-workout, për suplementet që janë të nevojshme dhe kur janë të panevojshme. Peci ka folur për rreziqet e keqpërdorimit dhe mbidozimit të tyre.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #ArbërPeci
-
59
#59: Shëndeti në rend të parë - psikologe e kriminologjisë, Dita Makasqi
Në episodin e 59-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e ftuar është Dita Makasqi, psikologe e kriminologjisë, e cila shpjegon pse kriminalët nuk lindin të tillë, por formohen nga faktorë socialë, familjarë dhe psikologjikë. Diskutuam për rolin e familjes dhe shkollës në parandalimin e sjelljeve të rrezikshme tek të rinjtë. Ndalesë e veçantë i bëhet ndikimit të rrjeteve sociale në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve. Po ashtu Makasqi foli edhe për shenjat e para të ankthit dhe depresionit që shpesh neglizhohen.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #DitaMakasqi
-
58
#58: Shëndeti në rend të parë - gastroentereologu, Avni Haziri
Në episodin e 58-të të podcastit Shëndeti në rend të parë, i mbështetur nga United Hospital, i ftuar është gastroenterologu Avni Haziri. Diskutojmë për shëndetin e stomakut dhe zorrëve, si dhe simptomat që shpesh neglizhohen nga qytetarët. Dr. Haziri shpjegon pse fryrja e barkut, djegësimi dhe refluksi nuk duhen normalizuar. Flitet për rreziqet e vetë-mjekimit, përdorimin e sodës së bikarbonit dhe marrjen e barnave pa diagnozë. Episodi trajton edhe intolerancat ushqimore ndaj laktozës dhe glutenit, si dhe diagnostikimin e tyre real. Diskutohet ndikimi i antibiotikëve në florën e zorrëve dhe rëndësia e probiotikëve. Në fund, theksohet rëndësia e dietave të personalizuara dhe kontrolleve parandaluese.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #AvniHaziri
-
57
#57: Shëndeti në rend të parë - drejtor në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Naser Syla
Në episodin e 57-të të podcastit Shëndeti në rend të parë, prodhim i Telegrafit dhe i përkrahur nga United Hospital, flasim për realitetin e mjekësisë emergjente në Kosovë. I ftuar është Naser Syla, doktor i mjekësisë emergjente dhe drejtor i Klinikës Emergjente. Në këtë bisedë, ai rrëfen për vendimet që merren në sekonda dhe për barrën emocionale të profesionit. Diskutohet mbi mbingarkesën e emergjencës dhe dallimin mes rasteve urgjente dhe jo-urgjente. Episodi sjell statistika alarmante për aksidentet, sëmundjet kardiovaskulare dhe vetëvrasjet. Vëmendje e veçantë i kushtohet rasteve me fëmijë dhe pakujdesisë fatale.Flitet edhe për mungesën e mjekëve emergjentë dhe sfidat e sistemit shëndetësor. Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #NaserSyla
-
56
#56: Shëndeti në rend të parë - ortopedi Arian Bujupi dhe traumatologu Imran Shaqiri
Në episodin e 56-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, të ftuar janë ortopedi dhe traumatologu Arian Bujupi dhe kirurgu ortoped Imran Shaqiri, ku u diskutua për rëndësinë e preventivës, aktivitetit fizik dhe ushqimit të shëndetshëm në ruajtjen e shëndetit muskuloskeletor. Mjekët shpjegojnë pse pasiviteti dhe stili i jetesës çojnë në probleme kronike që shpesh përfundojnë në kirurgji.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #ArianBujupi #ImranShaqiri
-
55
#55: Shëndeti në rend të parë - alergologu, Ylli Ahmetaj
Në episodin e 55-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, alergologu Ylli Ahmetaj e përshkroi alergjinë si “sëmundjen e shekullit XXI”, duke theksuar rritjen e saj tek fëmijët dhe të rriturit. Ai lidhi përhapjen e alergjive me stilin e jetës moderne, përfshirë ndotjen, ndryshimet klimatike, ushqimet e përpunuara dhe mungesën e ekspozimit ndaj mikrobeve.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #YlliAhmetaj
-
54
#54: Shëndeti në rend të parë - specialistja e radiologjisë, Shkëndije Nuza
Në episodin e 54-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e ftuar këtë javë Shkendije Nuza, specialiste e Radiologjisë, e cila çdo ditë ndihmon pacientët të zbulojnë të vërtetat e fshehura në një radiografi, ultrazërit apo skaneri.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë #ShkendijeNuza
-
53
#53: Shëndeti në rend të parë - onkologia, Dafina Ademi-Islami
Në episodin e 53-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, onkologia Dafina Ademi ndan përvojat dhe këshillat e saj për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit. Ajo shpjegon rëndësinë e zbulimit të hershëm, vetëkontrollit dhe edukimit të pacientëve, si dhe thyen disa mite të zakonshme rreth ushqimit dhe trashëgimisë së kancerit.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/#Telegrafi #ShëndetiNëRendTëParë
-
52
#52: Shëndeti në rend të parë - Nerxhivane Derguti-Ratkoceri
Në episodin e 52 të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, specialistja e Biokimisë Klinike, Nerxhivane Gërguri-Retkoceri, ka shpjeguar rolin thelbësor që biokimia klinike ka në zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe në mirëmbajtjen e shëndetit të përgjithshëm. Ajo tregoi se si në organizmin tonë çdo ditë zhvillohen procese të shumta metabolike, të cilat varen nga balanca mes substancave ushqyese dhe funksionimit të organeve. Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
51
#51 : Shëndeti në rend të parë - kardiologu, Daut Gorani
Në episodin e 51-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, Daut Gorani, kardiolog me përvojë të gjatë dhe njohës i sëmundjeve të zemrës ka folur për sfidat e shëndetit kardiovaskular në kohën moderne, ku stresi, ushqimi i parregullt dhe mungesa e gjumit po bëhen armiqtë kryesorë të zemrës.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
50
#50: Shëndeti në rend të parë - onkolog, Ilir Kurtishi
Në episodin e 50-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, onkologu Ilir Kurtishi theksoi se vetëdijesimi dhe diagnostikimi i hershëm janë armët më të forta kundër kancerit të gjirit. Ai tha se përvoja shumëvjeçare ka rritur profesionalizmin dhe kujdesin në trajtimin e këtyre sëmundjeve. Kurtishi rikujtoi rëndësinë e muajit tetor, si periudhë ndërgjegjësimi për diagnostikim të hershëm dhe trajtim efektiv.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
49
#49: Shëndeti në rend të parë - Visar Sadiku dhe Arben Zabeli
Në episodin e 49-të të podcastit "Shëndeti në rend të parë", me psikologun klinik, Visar Sadiku dhe pedagogun special, Arben Zabeli biseduam për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkolla, për sfidat që ata përballen çdo ditë, për përpjekjet e prindërve të tyre dhe për rolin që luajnë institucionet arsimore në jetën e tyre.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
48
#48: Shëndeti në rend të parë - drejtori i emergjencës në United Hospital, Petrit Mulaku
Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, diskutuam me Petrit Mulakun – mjek specialist dhe drejtor i Departamentit të Emergjencës në United Hospital. Gjatë bisedës, ai ndau përvojën nga vijat e para të shërbimit emergjent dhe ofroi këshilla jetike për qytetarët mbi situatat që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
47
#47: Shëndeti në rend të parë - koordinatore për ujëra në IKShPK, Burbuqe Nushi-Latifi
Në episodin e 47-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, Burbuqe Nushi – Latifi, udhëheqëse e Komisionit për Ujëra dhe koordinatore në IKSHPK tregoi sfidat që ka Kosova në menaxhimin e ujërave, si bëhet kontrolli i cilësisë së ujit, dhe cilat janë rreziqet më të mëdha që e kërcënojnë sigurinë e këtij burimi jetik.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
46
#46: Shëndeti në rend të parë - mjeku ligjor, Naim Uka
Në episodin e 46-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i ftuar këtë javë është Naim Uka, profesor i Mjekësisë Ligjore, i cili ka ndarë histori, sfida dhe përgjegjësitë e një mjeku ligjor. Në këtë bisedë zbuluam se çfarë qëndron pas titullit “mjek ligjor”, si duket puna në një autopsi, dhe cilat janë emocionet dhe dilemat që e shoqërojnë çdo ditë këtë profesion të rrallë dhe shumë të rëndësishëm për shoqërinë.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
45
#45: Shëndeti në rend të parë - trajner fitnesi, Arbër Peci
Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, episodi 45-të, biseduam me trajnerin e fitnesit, Arbër Peci, i cili ndau me publikun një perspektivë mbi rolin që luan aktiviteti fizik në përballjen me ankthin dhe depresionin.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
44
#44: Shëndeti në rend të parë - specialisti i psikiatrisë forenzike, Shpend Haxhibeqiri
Në episodin e 44-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i ftuar ishte doktor Shpend Haxhibeqirin – specialist i psikiatrisë forenzike. Haxhibeqiri foli për rolin e psikiatrisë forenzike dhe se si ajo ndryshon nga psikiatria klasike, duke përfshirë mënyrën se si specialistët përfshihen në raste kriminale, vlerësojnë përgjegjësinë penale të autorëve të krimeve dhe analizojnë profilet psikologjike të kriminelëve, përfshirë vrasësit serial.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
43
#43: Shëndeti në rend të parë - mjeku Halil Krasniqi
Në episodin e 43 -të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i ftuar ishte Halil Krasniqi, kirurg vaskular me të cilin do të flasim se çka është kirurgjia vaskulare, sfidat që përballen kirurgët në sallën e operacionit, dhe këshillat më të rëndësishme për parandalimin dhe mirëmbajtjen e shëndetit vaskular - një fushë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës sonë, por shpesh mbetet e panjohur për publikun.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
42
#42: Shëndeti në rend të parë - mjeku familjar, Nexhbedin Sadiki
Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, mjeku i familjes Nexhbedin Sadiki ndau rolin dhe përgjegjësitë thelbësore të profesionit të tij në sistemin shëndetësor. Ai theksoi se mjeku i familjes është ai që ndjek pacientin në çdo hap të jetës, duke trajtuar jo vetëm sëmundjet akute dhe kronike, por edhe duke ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë e të bazuar në besim me pacientin.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
41
#41: Shëndeti në rend të parë - stomatologe, Albanë Krasniqi
Në episodin e 41-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, specialistja e pedodoncisë dhe stomatologjisë preventive, Albanë Krasniqi, flet për rëndësinë e kujdesit dentar që nga fëmijëria. Ajo thekson se vizita e parë tek stomatologu duhet bërë menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të qumështit, jo vetëm kur ka dhimbje. Qëllimi është edukimi i prindërve për higjienën orale të fëmijëve.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
40
#40: Shëndeti në rend të parë - kardiolog invaziv, Edis Demiri
Në episodin e 40 të podcastit "Shëndeti në rend të parë", kardiologu invaziv Edis Demiri foli për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Ai theksoi rëndësinë e njohjes së hershme të simptomave si dhimbja në kraharor, vështirësia në frymëmarrje, lodhja e tepruar dhe ndjesia e rëndesës në trup. Demiri paralajmëroi se këto shenja nuk duhen neglizhuar, edhe kur ngatërrohen me stresin apo ankthin, pasi një kontroll i hershëm mund të shpëtojë jetë.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
39
#39: Shëndeti në rend të parë - Ariana Zhubi Roka
Në këtë episod të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, Ariana Zhubi Roka ka ndarë këshilla të rëndësishme mbi ushqyerjen e fëmijëve gjatë ditëve të nxehta të verës. Ajo theksoi se hidratimi është thelbësor, pasi fëmijët janë shpesh në lëvizje dhe aktivitet fizik, ndaj konsumi i mjaftueshëm i ujit është i domosdoshëm për mirëqenien e tyre.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
38
#38: Shëndeti në rend të parë – psikologu klinik, Visar Sadiku
Në këtë episod të podcastit, psikologu klinik, Visar Sadiku është fokusuar në fëmijërinë e hershme, kryesisht në moshën 1 deri në 3 vjeç, periudhë kyçe për zhvillimin e fëmijës. Sadiku shpjegon se prindërit janë shpesh ata që më së pari vënë re nëse diçka nuk po shkon si duhet në zhvillimin e fëmijës, sidomos kur bëhet fjalë për aftësitë e komunikimit dhe ndërveprimit social. Ai po ashtu foli për anktin tek fëmijët, çrregullimet e ADHD-së si dhe si ndikojnë kukullat La Bubu dhe personazhet online në zhvillimin psikologjik të fëmijëve.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
37
#37: Shëndeti në rend të parë – specialisti ortoped, Cen Bytyqi
Në këtë episod të podcastit, ortopedi Cen Bytyqi diskutoi gjerësisht mbi sëmundjet dhe traumatologjinë e sistemit osteomuskular – duke përfshirë kockat, nyjet, ligamentet dhe muskujt – si dhe ndikimin e jetesës moderne në shëndetin ortopedik. Sipas Bytyqit, traumatologjia është një fushë gjithnjë më e ngarkuar për shkak të rritjes së aksidenteve trafiku dhe dinamikës së përditshme të jetës. Rreth 15 milionë njerëz lëndohen çdo vit në aksidente trafiku, ku rreth gjysmë milionë vdesin, shpesh si pasojë e politraumës – dëmtime në më shumë se një sistem të trupit. 80% e lëndimeve të sistemit osteomuskular vijnë nga trafiku, ndjekur nga sportet, puna dhe rrëzimet.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
36
#36: Shëndeti në rend të parë – neurologu Blerim Myftiu
Në episodin e 36-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, neurologu Dr. Blerim Myftiu diskuton rëndësinë e trajtimit në kohë të problemeve neurologjike, të cilat shpesh neglizhohen deri sa ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës. Ndër shqetësimet më të shpeshta përmenden migrena, kokëdhimbjet tensionale, marramendja, mpirja e gjymtyrëve, lodhja kronike dhe çrregullimet e gjumit – simptoma që shpesh ngatërrohen me stresin apo lodhjen, por që mund të kenë shkak neurologjik. Ai apelon për ndërgjegjësim më të madh dhe vizita të hershme tek specialisti, për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
35
#35: Shëndeti në rend të parë – pediatër-hematologe Flora Selimi ka folur për sëmundjet e gjakut te fëmijët
Në episodin e 35-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, pediatrja hematologe Flora Selimi trajton sëmundjet e gjakut tek fëmijët, me fokus te anemia, leukemia dhe talasemia. Ajo thekson rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, dallimet në trajtim mes fëmijëve dhe të rriturve, si dhe rëndësinë e vëzhgimit të shenjave të hershme të anemisë. Po ashtu, diskutohet ndikimi i ushqyerjes në parandalimin e mungesës së hekurit dhe roli i prindërve në sigurimin e një diete të balancuar. Një pjesë e veçantë i kushtohet talasemisë, ku dr. Selimi flet për mundësinë e parandalimit të saj përmes testeve gjenetike para lindjes.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
34
#34: Shëndeti në rend të parë – oftamologu Burim Zhuri flet për dëmtimet në sy, kur preferohet bërja e laserit, perdja e syrit dhe tensioni
Oftamologu, kirurgu vitreoretinal, Burim Zhuri në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin e syve. Ai ka shpjeguar për problemet me të pamurit, largpamësinë, shkurtpamësinë, tensionin e syve, perden e syve, ndikimin e diabetit në shëndetin e syve, etj. Doktor Zhuri po ashtu ka alarmuar lidhur me ndikimin e telefonave në shëndetin e syve te fëmijët.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
33
#33: Shëndeti në rend të parë - neuropsikiatri Sami Rexhepi flet për shëndetin mendor dhe rëndësinë që duhet t'ia kushtojmë
Në episodin e 33-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, neuropsikiatri Sami Rexhepi ka folur për rëndësinë që duhet t’ia kushtojmë shëndetit mendor. Doktor Rexhepi ka folur për ndikimin e luftës në shëndetin mendor, pandemisë COVID, ndikimin e lojërave të dhunshme tek fëmijët, etj. Ai ka folur për depresionin, çrregullimet bipolare e skizofreninë.Mbështetur nga:- United Hospital Prishtinë- United Hospital Prishtinë është një spital modern dhe i specializuar që ofron shërbime të avancuara mjekësore me teknologji të fundit dhe staf profesional.Për më shumë: https://www.instagram.com/united_hospital_prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.Për më shumë: https://ebukura.com/
-
32
#32: Shëndeti në rend të parë - Doktoresha Sanije Uka Tërnava dhe menaxherja në QKTGJK, Albana Gashi Mavraj flasin për rëndësinë e të dhuruarit gjak
Në episodin e radhës të podcastit “Shëndeti në rend të parë” është diskutuar për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe procesin që zhvillohet nga dhurimi i gjakut nga personat vullnet mirë deri te marrja e gjakut nga pacientët. Doktoresha Sanije Uka Tërnava dhe Albana Gashi Mavraj, menaxhere e promovimit të dhurimit të gjakut në Qendrën kanë folur për javën e dhurimit të gjakut dhe rëndësinë që kjo kampanjë, kush mund të dhurojë gjak, si duhet të përgatiten, cili rajon dhuron më shumë, etj.Mbështetur nga:- United Hospital- United Hospital është një spital modern privat në Prishtinë që ofron shërbime të specializuara mjekësore me standarde europiane.- Për më shumë: https://www.facebook.com/united.hospital.prishtine/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.- Për më shumë: https://ebukura.com/
-
31
#31: Shëndeti në rend të parë - Kardiologu Jahir Shala flet për shëndetin e zemrës dhe sëmundjet më të shpeshta
Kardiologu Jahir Shala në këtë podcast ka folur për disa sëmundje të zemrës, si sulmin në zemër, aritmitë, hipertensionin, etj. Ai po ashtu ka treguar se cilat janë disa nga shenjat më të zakonshme që tregojnë probleme me zemrën dhe që shumica e njerëzve i injorojnë, cilët janë faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, etj.Mbështetur nga:- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.- Për më shumë: https://ebukura.com/
-
30
#30: Shëndeti në rend të parë - Gjinekologia Merita Demiri flet për shëndetin riprodhues të gruas, ciklin menstrual, menopauzen dhe planifikimin familjar
Në episodin e 30-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë” është folur për shëndetin riprodhues të gruas. Doktoresha Merita Demiri ka folur për rëndësinë e kontrolleve të rregullta gjinekologjike, ciklin menstrual, gjakderdhjet në menopauzë. Ajo po ashtu ka folur për mbarëvajtjen e shtatzënisë, rëndësinë e mbështetjes emocionale për lehonat etj.Mbështetur nga:- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.- Për më shumë: https://www.ebukura.com
-
29
#29: Shëndeti në rend të parë - Fizioterapeuti Feim Gashi flet për shëndetin fizik dhe ndikimin e fizioterapisë
Në episodin e 29-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, fizioterapeuti Feim Gashi ka folur për dhimbjet e shpinës dhe dhimbjet muskulore për shkak të qëndrimit ulur për periudha të gjata kohore dhe mënyrës së jetesës. Gashi po ashtu ka treguar se cilat janë simptomat që tregojnë se një person duhet të kërkoj ndihmë te një fizioterapeut. Ai ka folur për pasojat e qëndrimit të gjatë ulur, herninë diskale, problemet ne nerv shiatik, etj.Mbështetur nga:- Muqa Solar- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.- Për më shumë: https://www.muqacompany.com/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.- Për më shumë: https://www.ebukura.com
-
28
#28: Shëndeti në rend të parë - Nutricistja dhe dieotologia Albulena Shabani Ilazi flet për rëndësinë e të ushqyerit të shëndetshëm
Në episodin e kësaj jave të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, nutricistja Albulena Shabani Ilazi ka folur për rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm, mirëmbajtjen e peshës, rëndësinë e vitaminave dhe mineraleve në organizëm.Mbështetur nga:- Muqa Solar- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.- Për më shumë: https://www.muqacompany.com/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.- Për më shumë: https://www.ebukura.com
-
27
#27: Shëndeti në rend të parë - Hematologu Fitim Gashi flet për sëmundjet e gjakut
Hematologu Fitim Gashi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për sëmundjet hematologjike (gjakut). Gashi në këtë episod ka folur për përbërjen e gjakut, analizat që na tregojnë gjendjen e përgjithshme, sëmundjet më shpeshta, aneminë, ndikimin e ushqimit, etj. Ai po ashtu ka treguar për simptomat e anemisë si dhe ka dhënë një recetë për të gjithë ata që vuajnë nga pagjakësia.Mbështetur nga:- Muqa Solar- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.- Për më shumë: https://www.muqacompany.com/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.- Për më shumë: https://www.ebukura.com
-
26
#26: Shëndeti në rend të parë - Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës flet për të drejtat e pacientëve
Përfaqësuesi i Shoqatës së Pacientëve në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për të drejtat e pacientëve, bazën ligjore, ankesat më të shpeshta, e çështje tjera. Kodra ka folur për rolin e Shoqatës, mënyrën e funksionimit, sfidat në sistemin shëndetësor, etj. Ai po ashtu tregoi edhe ankesat më të shpeshta që marrin nga pacientët, sigurimet shëndetësore dhe sistemin informativ shëndetësor.Mbështetur nga:- Muqa Solar- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.- Për më shumë: https://www.muqacompany.com/- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.- Për më shumë: https://www.ebukura.com
-
25
#25 Shëndeti në rend të parë – e ftuar është pediatrja-reumatologe Arbnora Batalli
Pediatrja reumatologe, Arbnora Batalli në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për sëmundjet reumatizmale te fëmijët dhe simptomat që ato japin. Ajo ka folur për rëndësinë e kontrolleve të hershme dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve te fëmijët. Batalli po ashtu ka treguar habinë që paraqesin prindërit kur e kuptojnë se edhe fëmijët mund të kenë sëmundje reumatike.Mbështetur nga:- Muqa Solar- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.- Për më shumë: https://www.muqacompany.com- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.- Për më shumë: www.ebukura.com
-
24
#24 Shëndeti në rend të parë – e ftuar është psikologia klinike Jeta Deva e cilat flet për autizmin
Psikologia Jeta Deva në episodin e 24-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë” ka folur për autizmin. Ajo ka treguar në detaje simptomat e autizimit, diagnostikimin e trajtimin. Deva më tej ka bërë të ditur sfidat me të cilat hasin fëmijët me spektër autikë dhe familjet e tyre.Mbështetur nga:- Muqa Solar- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.- Për më shumë: https://www.muqacompany.com- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.- Për më shumë: www.ebukura.com
-
23
#23 Shëndeti në rend të parë – e ftuar është dermatologia/estetistja Dafina Krasniqi.
Dermatologia Dafina Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për mirëmbajtjen e lëkurës. Ajo ka folur për rëndësinë e larjes së duhur të fytyrës, maskat natyrale, aknet, llojet e lëkurës e trajtimet. Ajo po ashtu ka treguar për botoksin që po përdoret kohët e fundit.Mbështetur nga:- Muqa Solar- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.- Për më shumë: https://www.muqacompany.com- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.- Për më shumë: www.ebukura.com
-
22
#22 Shëndeti në rend të parë – e ftuar është neonatologia Teuta Hasbahta
Neonatologia Teuta Hasbahta ka folur për shëndetin e foshnjave një muajshe. Ajo në këtë podcast ka folur për shëndetin e të porsalindurve, rëndësinë e ushqyerjes me gji, ngërçet e barkut te të porsalindurit, verdhëzën e çështje tjera.Mbështetur nga:- Muqa Solar- Muqa Solar është një kompani kosovare që merret me instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare për prodhimin e energjisë nga dielli.- Për më shumë: https://www.muqacompany.com- E Bukura e Dheut- E Bukura e Dheut është një kompani kosovare e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore bio dhe të shëndetshme.- Për më shumë: www.ebukura.com
We're indexing this podcast's transcripts for the first time — this can take a minute or two. We'll show results as soon as they're ready.
No matches for "" in this podcast's transcripts.
No topics indexed yet for this podcast.
Loading reviews...
ABOUT THIS SHOW
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” me autore Elfije Boletini-Bejtullahu çdo të diele sjelle biseda informuese me profesionistë të shëndetësisë, mjekë, studiues dhe specialistë të fushave të ndryshme për t’i ofruar publikut informacion të saktë mbi çështje të rëndësishme që lidhen me shëndetin. Nga këshillat për një jetë të shëndetshme, informata për sëmundje të ndryshme, simptomat, diagnostikimin e trajtimet e fundit mjekësore, me bisedat me profesionistë të fushës përmes secilit episod synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe të ndihmojmë dëgjuesit tanë të dinë më shumë për shëndetin e tyre. Podcasti trajton një gamë të gjerë temash për sëmundje kronike, shëndetin mendor, stilin e jetesës, përfshirë ushqyerjen dhe aktivitetin fizik, kujdesin ndaj grave dhe fëmijëve, kujdesin për të moshuarit, rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve dhe edukimin shëndetësor, etj. Qëllimi i podcastit “Shëndeti në rend të parë” është të afrojë informacion të besueshëm dhe të dobishëm për publikun e gj
HOSTED BY
Elfije Boletini-Bejtullahu
Loading similar podcasts...