Skip to content
Emisioni 20 - Gëzuar Krishtlindjet episode artwork

Dec 24, 2016 3 min

Emisioni 20 - Gëzuar Krishtlindjet

from Urgjenca Gjuhesore Hosted by Gjovalin Shkurtaj

Festa e Krishtlindjeve, apo sikundër quhej në Shqipen e hershme Kshndellat (nga lat.Cristi Natale) është festa me domethënien më të bukur e që e fton njeriun drejt mbarësisë, drejt harmonisë dhe gjetjes së ecurisë, që prin nga përvujtënia dhe mirësia për veten dhe për të afërmit e krejt njerëzimin. Papa Françesku e thotë qartë e thjeshtë këtë domethënie: “Krishtlindjet janë takimi i Zotit me popullin e vet”. Mesnata e Krishtlindjeve, me vajtjen masive në kishë, me ritualet e rastit dhe, mbi të gjitha, me të drejtuarit e mendjes e zemrës nga misteri i lindjes së Krishtit, si simbol i shpresës dhe i mbarësisë e i përparimit, ka qenë dhe mbetet si pika e adhurimit dhe e ngushëllimit shpirtëror jo vetëm për të krishterët, por edhe për mbarë njerëzimin. Krishtlindjet për njeriun e sotëm janë besimi dhe qasja te dhembshuria dhe shpresa. Zoti duke u takuar me njerëzit u kujton atyre dy gjëra. E para është: të kenë shpresë. Ai u prin nga e mbara, u hap dyert e udhës së mirësisë e të ngushëllimit shpirtëror dhe kurrë nuk ua mbyll horizontet. E dyta është: të mos ndruhemi kurrë nga dhembshuria. Kur njerëzimi harron shpresën dhe dhemshurinë, atëherë edhe Kisha bëhet e ftohtë dhe njerëzia shket në udhët e ideologjive të mbrapshta e të kotësive mondane.

Episode details come from the podcast's RSS feed.

Embed this episode

Ready to play

Emisioni 20 - Gëzuar Krishtlindjet

0:00 3:23

No transcript yet.

Requests help us decide what to transcribe next.

Frequently asked questions

How long is this episode of Urgjenca Gjuhesore?

This episode is 3 minutes long.

When was this Urgjenca Gjuhesore episode published?

This episode was published on December 24, 2016.

Can I download this Urgjenca Gjuhesore episode?

Yes. Use the download control on the episode player to save the publisher-provided media file.