Mrena Zemrës (URBAN FM)

PODCAST · religion

Mrena Zemrës (URBAN FM)

Një prej mënyrave ma efikase për me zhvillu mentalitetin tonë është përmes pyetjeve. Kualiteti I pyetjeve që ja bojna vetës është pasqyre e kualiteti të mentalitetit qe e kemi.Pyetjet si:Qysh me u përballu me vështirësi?Çka është qëllimi I jetës?Qysh me fitu ma shumë pare n’Kosovë?Qysh me gjetë çfarë profesioni po du me u fokusu?Qysh me shku rregulisht n’fitness? ETJ....Esenca e këtij podcasti është me e zgjedhë një pyetje edhe me i hi thellit bashk me një mysafir edhe me I ndihmu audiencës me ide, me thellu pyetjet, edhe me marre perspektiva tjera. Në një far mënyre është për me i qitë pike – pyetjes.Bashkë me Mentor Didën çdo të hënë nga ora 10:30 deri në 11:30 në 103.5 dhe 105.5 në Urban FMWeb: radiourban.fm

  1. 23

    Ali Fraenkel - #23

    Çfarë mënyre e mirë me përfundu vitin me të dashurën e Mentorit, Ali Fraenkel. Mentori dhe Ali janë bashkë qe 8 vjet, që 2 vjet janë tu jetu në Kosovë. Marrëdhëniet romantike janë thellësi e zemrës kshtu që Ali ka qenë mysafirja ideale e Mentorit në këtë episodë. Qysh e navigon jetën Ali, lidhja e saj e veçantë me njerëzit, marrëdhënia e Mentorit me Alin dhe suporti që ia japin njëri-tjetrit kanë qenë vetëm disa nga temat e diskutuara. https://radiourban.fm/

  2. 22

    Teuta Ibriqaj - #22

    Në këtë episodë e kemi pasë të ftuar Teuta Ibriqaj, artiste që e krijon artin e saj në mënyre shumë interesante. Teuta është duke e përfundu doktoraturën për lidership të organizatave dhe menaxhimit të njerëzve, e qe një kohë të gjatë ka jetuar në mergatë. Rishtazi Tetua u kthye në Kosovë si pjesë e rrugëtimit të saj. Me Teutën kemi folë për fëmijërinë e saj, jetën jashtë Kosovës, artin, edukimin dhe shumë të tjera. Ndiqeni videon për më shumë.Web: radiourban.fm

  3. 21

    Blerina Livoreka - #21

    Përshëndetje shoqni, mirë se keni ardhë kudo që jeni. E dini që gjithmonë ju dërgojmë valë dashnie kudo që jeni. Sot e kemi të ftuar Blerina Livorekën. Blerina është mësuese e meditimit, ndërmarrëse sepse merr shumë iniciativa dhe instruktore e jogas. Sot do të flasim tema të mira e të thella si joga, aktiviteti fizik, balancimi i energjive, roli i gruas dhe babës në shoqëri. Për më shumë ndiqeni podcastin. Web: radiourban.fm

  4. 20

    Fitim Adili - #20

    Mysafiri i ftuar në këtë episodë është Fitimi Adili. Për ju që nuk e njihni Fitimi ka pasë një rrugëtim shumë interesant deri tash. Ka lindë dhe u rritë në Kosovë, mandej ka shku në Gjermani ku ka punu në McDonalds, ka studiu si programer e tash kohëve të fundit është influencer. Një fakt interesant është që Fitimi ka apliku në 1700 vende të punës për një punë. Për të mësuar më shumë për Fitimin dhe veprimtarinë e tij ndiqeni podcastin. Web: radiourban.fm

  5. 19

    Mentor Dida (Q&A) - #19

    Në këtë podcast kemi folë disa tema interesante. Dhe një prej temave që e kemi diskutu ka qenë për liberalizimin e vizave, çka ka me ndodhë kur shkojnë të rinjët prej Kosovës dhe pyetje të tilla. Bëhuni gati dhe ndiqeni videon për më shumë. Web: radiourban.fm

  6. 18

    Loresa Dragusha - #18

    Loresa Dragusha është lind dhe rritë në Londër. Por është me një mision shumë të bukur në Kosovë. Në fillim ka nisë punën me marketing dhe konsulencë e mandej e ka pa që është diçka mrenda që i ndihmon njerëzve mu çelë, me performu ma mirë edhe me i ndjekë ëndrrat e tyne. Sot Loresa mirret me trajnime për jetë apo life coaching. Për më shumë ju ftojmë me dëgju podcastin. Web: radiourban.fm

  7. 17

    Carl Hammerdoffer - #17

    Carl Hammerdoffer is an incredible social entrepreneur. He is our favorite innovative person to talk to these days because he understands Kosovo. He also has a background where he was the director of Business School for Colorado State University. Carl traveled all over the world in the International Development Space, he was a Peace Corps volunteer, directed the Peace Corps in Bulgaria and for the last 8 years he has been in Kosovo. Web: radiourban.fm

  8. 16

    Arbër Salihu - #16

    Arbër Salihu është muzikant shumë i talentuar me një frymë të veçantë. Ka qenë pjesë e grupit Oborri ndërsa tash njihet me emrin skenik La Fazani. E veçanta e Arbërit është se e ka një çasje shumë interesante ndaj artit po edhe jetës në përgjithësi. Për më mësu më shumë për Arbërin ndiqe videon. Web: radiourban.fm

  9. 15

    Valdete Idrizi - #15

    Mysafire të radhës e kemi Valdete Idrizin. Valdetja është aktiviste, ka bo shumë dhe vazhdon me bo shumë për Mitrovicën dhe Kosovën. Tash është drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Mitrovicë por është edhe thesar i dritës për krejt neve. Me Valdeten kemi diskutu për forcën e optimizmit, mosdorëzimit, qysh me kërku ndihmë pa të ardhë keq, qytetin e Mitrovicës dhe shumë tema tjera të rëndësishme. Për më shumë shikoje podcastin. Web: radiourban.fm

  10. 14

    Mentor Dida - #14

    Këtë episode live e fillum me një reflektim se çka po dojmë prej kësaj jete e mandej vazhdum me pyetje-përgjigje. I kemi prekë temat prej shëndetit mendor, qëllimit në jetë, jetës në Kosovë-Amerikë, deri te mendja, vetëdija e shumë tema tjera. Dëgjojeni emisionin për me hi mrena zemrës edhe prej aty me pri me dashni e lumturi.Web: radiourban.fm

  11. 13

    Ardita Lama - #13

    N’këtë episodë bashkë me psikologen dhe studenten e psikoterapisë Ardita Lamën, kemi diskutu për inteligjencën emocionale dhe sociale, si një temë shumë me rëndësi për vendin tonë dhe krejt botën. Çka është inteligjenca emocionale, qysh me ju qasë emocioneve në mënyrë të shëndoshë dhe çka mujmë me bo për jetën tonë që me i marrë emocionet në mënyrë të shëndoshë? Dëgjojeni videon për ma shumë.Web: radiourban.fm

  12. 12

    Petrit Çarkaxhiu - #12

    Mysafirin e radhës me siguri e njohin të gjithë. Bëhet fjalë për Petrit Çarkaxhiun nga grupi legjendar Jericho. Me Petritin diskutuam për tema të rëndësishme që na prekin ne, siç janë ndikimi i thellë i besimit dhe identitetit fetar shqiptar në lundrimin e plagëve të së shkuarës, muzikën dhe lidhjen e tij të fuqishme me Zotin. Ishte një bisedë jashtëzakonisht interesante prandaj mos e humbisni.Web: radiourban.fm

  13. 11

    Mentor Dida - #11

    Episodën e 11-të e kemi bo ma ndryshe - ku Mentori ka qenë LIVE tu bisedu me audiencën - tu ju përgjigjë pyetjeve live, tu nda storje për jetë, edhe tu i drejtu dëgjuesit në hapësirën Mrena Zemrës. N’këtë episodë Mentori ka prekë pyetje si:1. Pse e kemi fillu podcastin Mrena Zemrës?2. Çili është edukimi që i nevojitet rinisë tonë?3. Qysh është jeta n’Kosovë kur e krahasojmë me ata në Amerikë/Evropë?4. Qysh me u ballafaqu me ankth e sfida n’jetë?5. Qysh me marrë vendime të duhuna? E shumë e shumë tjera! Ndigjoni episodën shumë speciale dhe bonuni gati me hi mrena zemrës.Web: radiourban.fm

  14. 10

    Rinon Hoxha - #10

    Rinon Hoxha është mjeshtër i ndryshimit, autor i pesë librave, inxhinier dhe muzikant. Në këtë episodë të podcastit “Mrena Zemrës”, bashkë me Rinonin kemi folë për mendjen, për ringjalljen shpirtërore dhe për religjionet. Me Rinonin gjithashtu diskutuam qysh me u çasë në jetë, në një mënyrë që është e shnoshë dhe e mirë për neve. Web: radiourban.fm

  15. 9

    Dite Gashi - #09

    Dite është një sipërmarrës fantastik. Në vitin 2014, ka fillu një kompani për cryptocurrency, ka qenë lead CTO në Betasphere, e prej atëherë ka nisë plotë iniciativa si Decisio. Decisio e përdorë Inteligjencën Artificiale dhe teknologjinë, për me iu ndihmu klientëve me bo zgjidhje të menqura të investimeve. Përpos këtyre, Dite ka bërë edhe një zhvillim shpirtëror me vetveten. Edhe pse sipërmarrës, ka pasë suksese edhe plot sfida që e kanë shty me prek dimensione tjera.

  16. 8

    Sokol Gashi - #08

    Sokoli është është trajner i jogës, ndërsa bën trajnime edhe për biznese edhe individualisht. Është bashkë themelues i “The Pink House Institute” ku ka kriju hapsira te zhvillimit kolektiv edhe individual. Sokoli gjithashtu ka qenë edhe kordinues i mirëqënies në Termokiss. Tema të bisedës tonë me Sokolin ishin vështirësitë në formësimin e personalitetit, traumat, lirimi dhe shërimi i tyre, dhe stigmatizimi në popullin tonë.

  17. 7

    Artan Beqiri - #07

    Në këtë episodë kemi hy mrena zemrës dhe jetës së Artan Beqirit. Artani merret me hipnoterapi, meditim dhe zhvillim personal. Së bashku me Artanin biseduam për hipnoterapinë; çka është hipnoterapia dhe si mund të na ndihmojë si dhe përgjegjësinë për ushtrimin e hipnoterapisë. Pjesë e diskutimit tonë ishte edhe mendja dhe qenia jonë fizike.Web: radiourban.fm

  18. 6

    Yllka Bina Hoxha - #06

    Në këtë emision e kemi Yllka Bina Hoxhën, e cila ashtë tu bo një punë fantastike në edukimin e fëmijeve në Kosovë. Është themeluese e shkollës Montessori, e cila është model i shkollës që e edukon jo vetëm kokën e fëmisë, po edhe zemrën dhe trupin. Është një metodë fantastike e edukimit, dhe bashkë me Yllkën e shtjellum çështjen e inteligjencës emocionale, zhvillimit të fëmijëve dhe kulturën tonë të rritjes së fëmijëve. Gjithashtu i diskutum çka janë disa prej paktikave që mundemi me i bo, për me pasë një zhvillim të shnoshë tek ne edhe nje çasje të shnoshë me fëmijë. Web: radiourban.fm

  19. 5

    Leart Zogjani - #05

    Krejt e dimë që me qenë ndërmarrës e me hap një biznes të suksesshëm nuk është hiq lehtë. Duhet me punu shumë, me u zgju çdo mëngjes edhe me besu në kapacitetin dhe aftësitë tua. N’këtë emision musafir e kemi Leart Zogjani-n, i cili është themelues i kompanisë së brandingut dhe psikologjisë “SKINS Agency”. Learti na tregon se qysh e balancon dinamikën e biznesit, jetës shpirtërore dhe mirëqenies - dhe na jep disa perspektiva të shnosha se qysh me ju qas komercializmit të sotshëm. Ndëgjoje për disa valë dashnie prej zemrave tona n’Urban FM 103.5. Web: radiourban.fm

  20. 4

    Don Lush Gjergji - #04

    A keni ndigju për Don Lush Gjergjin? Ai është prift katolik dhe autor i shumëfishtë, me publikime në gjuhën shqipe, italiane dhe kroate. Sot, ai është Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, jeton dhe vepron në Prishtinë. Autoriteti #1 për jetën dhe veprat e Nënës Terezë n’gjithë botën. Autor i 69 librave!!! E krejt këto përshkrime nuk jon boll me nda punën e tij. N’këtë episodë kemi bisedu: Qysh ka fillu rrugëtimi i tij në jetën shpirtërore? Qysh me i nderu rranjët tona si shqiptarë? Cilët janë 5 diktatorët që nuk na lejojnë me jetu një jetë të mirëfilltë? Qysh ka qenë takimi i tij i parë me Nënën Terezë? Qysh me pas sukses n’jetë n’ditë t’sodit? E shumë sene tjera… Ndigjo për disa valë dashnie prej zemrave tona n’Urban FM 103.5. Web: radiourban.fm

  21. 3

    Nora Krasniqi - #03

    Musafirja e këtij episodi është Nora Krasniqi, një super-vajzë e cila po e ndan rrugëtimin e saj se si ka ardhë prej fshatit në Prishtinë, e prej Prishtinës ka shku në Gjermani vetëm për me u kthy përsëri n’Kosovë për me kontribu dashni e fuqizim për të gjithë. Me Norën folëm për qysh me u përballu me sfida, pse po ankohemi qikaq shumë, prej nga vjen përmbushja, edhe qysh me gjetë një superfuqi mrena zemrave tona. Ndigjo për disa valë dashnie prej zemrave tona n’Urban FM 103.5.Web: radiourban.fm

  22. 2

    Jona Berisha - #02

    N’këtë epizodë kena fol se qysh me shëru shpirtin e me jetu një jetë me gëzim e energji t’mirë. Musafire është Jona Berisha e cila është shëruese energjetike si Reiki dhe Simra, mësuese e Yogës, edhe shumë magji tjera. Jona e ndan përvojën e saj dhe perspektivat e shnosha për një jetë shpirtërore, po edhe për magjinë e këtij dimenzioni. Bohuni gati se i kena hi thellit edhe ka pas momente kur kena fol edhe për engjuj edhe ri-inkarnimin. Ndigjo për disa valë dashnie prej zemrave tona n’Urban FM 103.5.Bashkë me Mentor Didën çdo të hënë nga ora 10:30 deri në 11:30 në 103.5 dhe 105.5 në Urban FMWeb: radiourban.fm

  23. 1

    Liridona Osmanaj - #01

    Episodën e Parë të “Mrena Zemrës” po e fillojmë me the one & only Liridona Osmanaj - super njeri me zemër të madhe, Ndryshimtare, Co-Founder e “Hajde Folim”, edhe 100 sene tjera. Me Liridonën e kena eksploru zemrën tu fol për fëmijërinë e Liridonës dhe përvojat e saj në Gjakovë gjatë luftës, e kena eksploru se qysh e ka bo punën me shku në studime n’Amerikë, edhe pse është kthy n’Kosovë e çka e inspiron me kontribu këtu. Ndigjo për disa valë dashnie prej zemrave tona n’Urban FM 103.5.Bashkë me Mentor Didën çdo të hënë nga ora 10:30 deri në 11:30 në 103.5 dhe 105.5 në Urban FMWeb: radiourban.fm

Type above to search every episode's transcript for a word or phrase. Matches are scoped to this podcast.

Searching…

No matches for "" in this podcast's transcripts.

Showing of matches

No topics indexed yet for this podcast.

Loading reviews...

ABOUT THIS SHOW

Një prej mënyrave ma efikase për me zhvillu mentalitetin tonë është përmes pyetjeve. Kualiteti I pyetjeve që ja bojna vetës është pasqyre e kualiteti të mentalitetit qe e kemi.Pyetjet si:Qysh me u përballu me vështirësi?Çka është qëllimi I jetës?Qysh me fitu ma shumë pare n’Kosovë?Qysh me gjetë çfarë profesioni po du me u fokusu?Qysh me shku rregulisht n’fitness? ETJ....Esenca e këtij podcasti është me e zgjedhë një pyetje edhe me i hi thellit bashk me një mysafir edhe me I ndihmu audiencës me ide, me thellu pyetjet, edhe me marre perspektiva tjera. Në një far mënyre është për me i qitë pike – pyetjes.Bashkë me Mentor Didën çdo të hënë nga ora 10:30 deri në 11:30 në 103.5 dhe 105.5 në Urban FMWeb: radiourban.fm

HOSTED BY

URBAN FM

URL copied to clipboard!